24 Nëntor 2024, 12:47
Nga r.ll
foto ilustruese
URUGUAJ- Qytetarët e Uruguait iu drejtohen sot kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vendin e tyre, në të cilin kandidati i qendrës së majtë Zamandu Orsi shkon ballë për ballë me kandidatin Alvaro Delgado të partisë në pushtet.
Edhe pse Orsi ka një epërsi të lehtë në sondazhet e fundit, shumica e shohin këtë garë si një barazim, pasi rol vendimtar në daljen e fituesit pritet të luajë se cili prej të dyve tërheq më shumë votues sesa kandidatët që u eliminuan në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Rreth 2.7 milionë votues janë thirrur në qendrat e votimit në këtë vend të vogël të Amerikës Latine, ku votimi është i detyrueshëm. Presidenti popullor në largim i vendit, Louis Lacaille-Pou, nuk mund të kandidonte, pasi nuk lejohej nga Kushtetuta.
Megjithëse Amerika Latine karakterizohet nga polarizim i fortë, dhuna politike dhe tendenca autoritare, Uruguai konsiderohet një vend demokratik model.
Në Uruguai nuk priten ndryshime rrënjësore
Nëse fiton, Orsi i qendrës së majtë synon të luftojë varfërinë dhe të marrë masa vendimtare kundër korrupsionit. Kundërshtari i tij konservator, Delgado, ka njoftuar se ai planifikon të vazhdojë politikat aktuale të qeverisë dhe të shkurtojë burokracinë.
Sipas sondazheve, çështjet kryesore që shqetësojnë qytetarët e Uruguait janë siguria, situata ekonomike dhe punësimi.
Që nga kthimi në demokraci 40 vjet më parë, qeveritë e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë janë alternuar në pushtet në vend. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të sotme, nuk priten ndryshime rrënjësore.
zgjedhjet ne uruguai
Bota
24 Nëntor 2024, 12:12
ZH.LL
Rutte dhe Erdogan
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të udhëtojë në Ankara të hënën p&eu...
Bota
24 Nëntor 2024, 12:01
ZH.LL
autobusi në gremine
PERU- Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në rajonin e San Martin në veri të Perus&...
Bota
24 Nëntor 2024, 10:44
ZH.LL
refugjatet ne Gjermani
GJERMANI- Mijëra njerëz, të tillë si ata me kërkesa të refuzuara për azil ose me mundësi t&e...
Bota
24 Nëntor 2024, 10:40
r.ll
foto ilustruese
PAKISTAN- Në tri ditë të luftimeve të ashpra mes banorëve të sekteve të ndryshme në veriperënd...
Bota
24 Nëntor 2024, 10:33
ZH.LL
mot me debore
BRITANI- Moti i keq me reshje dëbore dhe me stuhi të forta ka përfshirë Europën veriperëdimore, ka shkaktuar ka...
Bota
24 Nëntor 2024, 10:38
r.ll
pamje nga samiti
BAKU- Shtetet e pasura që kanë marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën ...
Bota
24 Nëntor 2024, 09:34
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Panairin ndërkom...
Bota
24 Nëntor 2024, 09:23
r.ll
foto ilustruese
RUMANI- Rumunët janë duke votuar të dielën në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat m...
Bota
24 Nëntor 2024, 09:09
r.ll
avi kogan
IZRAEL- Është gjetur trupi i pajetë një personi me shtetësi izraelito-moldave, i cili u zhduk në Abu Dhabi, tha Izr...
Bota
24 Nëntor 2024, 08:41
r.ll
foto ilustruese
BAKU- Liderët botërorë ranë dakord për një marrëveshje të re klimatike në COP29 në Baku t...