LIVE UPDATES
Bota

Ratifikimi i kërkesës së Suedisë për t'u futur në NATO, qeveria hungareze refuzon të takohet me senatorët amerikanë

Qeveria e Hungarisë po përballet me trysni në rritje për të vepruar, pasi e ka shtyrë miratimin për rreth 18 muaj. Për pranimin e një vendi të ri në aleancën ushtarake perëndimore nevojitet miratim unanim.

18 Shkurt 2024, 22:33 Nga r.ll
Ratifikimi i kërkesës së Suedisë për t'u futur
Senatori Thom Tillis

BUDAPEST– Një delegacion dypartiak senatorësh amerikanë bëri një vizitë zyrtare të dielën në kryeqytetin e Hungarisë dhe i bëri thirrje qeverisë nacionaliste të miratojë menjëherë kërkesën e Suedisë për anëtarësimin në NATO. Hungaria është vendi i vetëm ndër 31 vendet anëtare të NATO-s që nuk ka ratifikuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim. Qeveria e Hungarisë po përballet me trysni në rritje për të vepruar, pasi e ka shtyrë miratimin për rreth 18 muaj. Për pranimin e një vendi të ri në aleancën ushtarake perëndimore nevojitet miratim unanim.

Senatorët amerikanë njoftuan se do të paraqesin një rezolutë të përbashkët në Kongres ku do të kritikohen hapat pas të demokracisë në Hungari dhe do t’i bëhet thirrje qeverisë së kryeministrit Viktor Orban të mos bllokojë më integrimin euro-atlantik të Suedisë.

“Me ratifikimin, Hungaria dhe kryeministri juaj do t’i bënin një shërbim të madh vendeve liridashëse në mbarë botën”, tha senatori republikan Thom Tillis, gjatë një konference për shtypin në ambasadën amerikane në Budapest.

Rezoluta, e njoftuar fillimisht të dielën nga agjencia e lajmeve Associated Press, është hartuar nga senatori Tillis dhe senatorja demokrate Jeanne Shaheen. Së bashku me ta në delegacionin në Budapest ishte edhe senatori demokrat Chris Murphy. Më herët këtë muaj, senatori demokrat Ben Cardin, kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, përmendi mundësinë e vendosjes së sanksioneve Hungarisë për shkak të sjelljes së saj dhe e quajti zotin Orban “anëtarin më pak të qëndrueshëm të NATO-s”.

Në projekt-rezolutë, senatorët vënë në dukje “rolin e rëndësishëm që mund të ketë Hungaria për sigurinë evropiane dhe trans-atlantike”, por përmendin se nuk ajo iu përmbajt zotimit për të mos mbetur vendi i fundit në NATO që do të miratonte anëtarësimin e Suedisë. Rezoluta thotë se Hungaria “nuk iu bashkua vendeve të tjera anëtare të NATO-s për të miratuar pranimin e Suedisë në NATO, duke mos përmbushur kështu një zotim se nuk do të ishte e fundit që do ta miratonte këtë anëtarësim dhe duke rrezikuar kështu sigurinë trans-atlantike në një moment kyç për paqen dhe stabilitetin në Evropë”.

Zoti Orban, një nacionalist i vendosur që ka udhëhequr Hungarinë që nga viti 2010, ka thënë se është në favor të anëtarësimit të Suedisë në NATO, por se ligjvënësit e partisë së tij vazhdojnë të mos jenë të bindur për shkak të “gënjeshtrave flagrante” të politikanëve suedezë për gjendjen e demokracisë në Hungari.

Megjithatë, në një fjalim të rëndësishëm në Budapest të shtunën, zoti Orban sinjalizoi se parlamenti hungarez mund të ndryshojë mendim së shpejti.

“Është lajm i mirë që mosmarrëveshja jonë me Suedinë po i afrohet një konkluzioni”, tha ai. “Po lëvizim drejt ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO në fillim të sesionit parlamentar të pranverës”.

Të dielën, senatorja Shaheen tha se ishte “zhgënjyese” që asnjë prej anëtarëve të qeverisë hungarezë nuk kishin pranuar ftesën për t’u takuar me delegacionin amerikan, por tha se ka shpresë dhe optimizëm se anëtarësimi i Suedisë do të shqyrtohej më 26 shkurt kur legjislatura hungareze të rifillojë punën. Senatori Murphy tha se refuzimi i qeverisë së zotit Orban për takim ishte “i çuditshëm dhe shqetësues”, por se barra i mbetet udhëheqësit hungarez që ta nxisë parlamentin të votojë për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë.

“Kemi njohuri të mjaftueshme për politikën e këtushme për ta ditur se nëse kryeministri Orban dëshiron që kjo të ndodhë, atëherë parlamenti do të veprojë”, tha ai.

Projekt-rezoluta e senatorëve kritikon marrëdhëniet gjithnjë e më të ngrohta të zotit Orban me Rusinë dhe Kinën, dhe vë në dukje se ndërsa Hungaria ka hapur dyert për refugjatët ukrainas që i largohen sulmit të Rusisë, ajo gjithashtu “u ka rezistuar dhe i ka dobësuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse”. Zoti Orban, i cili konsiderohet gjerësisht si aleati më i ngushtë i Kremlinit në Bashkimin Evropian, është kritikuar prej kohësh për moszbatim të standarteve të unionit për demokracinë dhe funksionimin e shtetit ligjor. Bashkimi Evropian ka pezulluar miliarda dollarë fonde për Budapestin për shkak të shkeljes së rregullave të unionit.

Qeveria e Hungarisë ka marrë gjithashtu një përqasje gjithnjë e më konfliktuale ndaj administratës së Presidentit Joe Biden, duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara për përpjekje për të influencuar jetën publike hungareze. Peter Szijjarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë, tha të premten se mirëpret vizitën e senatorëve, por se “nuk ia vlejnë përpjekjet për të ushtruar trysni ndaj nesh, pasi ne jemi një vend sovran”.

“Gëzohemi që vijnë këtu pasi munden ta shohin vetë se gjithçka kanë lexuar për Hungarinë në mediat liberale amerikane janë një gënjeshtër flagrante”, tha zoti Szijjarto.

Marrë nga VOA.

suedi nato hungari

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë