13 Mars 2023, 18:06
Nga I.A
Astrit Dehari
KOSOVË- Ministria e Drejtësisë ka informuar sot se është shkarkuar kryeinspektori Ylber Topalli, lidhur me rastin e Astrit Deharit. Siç ka shkruar ministria, sipas Komisionit Disiplinor, Topalli ka bërë një sërë shkeljesh ligjore. MD ka shtuar se Topalli ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin Dehari.
“Pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore”, thuhet në njoftim.
Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjell në Ministrinë Drejtesisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bartë detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Deharit.
Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë. Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat.
ylber topalli astrit dehari
Bota
13 Mars 2023, 17:53
I.A
permbytje ne Brazil
BRAZIL- Tetë persona, duke përfshirë katër fëmijë, kanë vdekur në një rrëshqitje...
Bota
13 Mars 2023, 17:34
I.A
Avion ushtarak
SUEDI- Vendet evropiane rritën ndjeshëm importet e tyre të armëve nga 2018 në 2022 krahasuar me pesë vitet e m...
Bota
13 Mars 2023, 17:21
I.A
Policia amerikane
SHBA- Një vajzë 3-vjeçare gjeti një armë të mbushur në një shtëpi në Teksas dhe q&eum...
Bota
13 Mars 2023, 17:12
A.B
Anija
KOLUMBI- Një nëndetëse 49 metra e gjatë që përmbante një kokainë prej 72 milionë paundësh dhe ...
Bota
13 Mars 2023, 17:05
I.A
Vladimir Putin dhe Ramzan Kadyrov
RUSI- Udhëheqësi çeçen pro-Kremlinit Ramzan Kadyrov ka përsëritur se luftëtarë...
Bota
13 Mars 2023, 16:50
k.m.
Kenzaburo Oe
JAPONI- Kenzaburo Oe, fitues i çmimit Nobel në letërsi, ka ndërruar jetë sot në moshën 88-vjeçare....
Bota
13 Mars 2023, 16:19
I.A
Alaske
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar një projekt të madh të shpimit të naftës dhe gazit në Alaskë q&eu...
Bota
13 Mars 2023, 15:19
a.l
Foto ilustruese
RUSI- Një gjykatë në Moskë ka shpallur falimentimin e operacioneve të Radios Evropa e Lirë në ...
Bota
13 Mars 2023, 15:14
a.l
Tensione mes Kinës dhe Tajvanit
KINË- Një ushtar tajvanez, i cili u zhduk javën e kaluar nga një ishull pranë brigjeve kineze...
Bota
13 Mars 2023, 15:06
a.l
Fox News
SHBA- Gjykata e Nju Jorkut ka hapur padinë prej 2.7 miliardë dollarësh kundër kanalit të lajmeve nga kompania zgjedh...