LIVE UPDATES
Bota

Raporti i OKB: Pandemia e ktheu botën pesë vite pas, rritet varfëria dhe ulet standarti i jetesës

Për herë të parë që nga fillimi i tij më shumë se 30 vjet më parë, indeksi i zhvillimit njerëzor, i cili merr parasysh jetëgjatësinë, arsimin dhe standardet e jetesës, ra për dy vjet radhazi në 2020 dhe 2021, thuhet në raportin e OKB-së për Zhvillim (UNDP).

8 Shtator 2022, 10:00 Nga d.a.
Raporti i OKB: Pandemia e ktheu botën pesë vite pas, rritet
OKB

SHBA- E përballur me një seri krizash të paprecedentë, veçanërisht atë të pandemisë Covid-19, bota është kthyer pesë vjet mbrapa në drejtim të zhvillimit njerëzor, duke shkaktuar "mosbesim" dhe "zemërim" në mbarë botën, paralajmëroi OKB në një raport që botoi sot.

Për herë të parë që nga fillimi i tij më shumë se 30 vjet më parë, indeksi i zhvillimit njerëzor, i cili merr parasysh jetëgjatësinë, arsimin dhe standardet e jetesës, ra për dy vjet radhazi në 2020 dhe 2021, thuhet në raportin e OKB-së për Zhvillim (UNDP).

"Kjo do të thotë që ne vdesim më herët, jemi më pak të arsimuar dhe të ardhurat tona ulen. Me këto tre parametra mund të krijohet një pamje se pse njerëzit fillojnë të ndihen të dëshpëruar, të inatosur, të shqetësuar për të ardhmen," shpjegoi shefi i UNDP-së, Achim Steiner.

Ndërsa ky tregues kishte ardhur vazhdimisht në rritje prej dekadash, në vitin 2021 ai zbriti në nivelin e vitit 2016, duke “fshirë” vite progresi. Shkaku kryesor është Covidi, por edhe fatkeqësitë klimatike që po shtohen dhe krizat që pasojnë njëra-tjetrën pa u lënë njerëzve hapësirë ​​për t'u rikuperuar.

Ne kemi përjetuar fatkeqësi në të kaluarën, ka pasur konflikte në të kaluarën, por akumulimi i gjithçkaje me të cilën po përballemi tani është një pengesë e madhe për zhvillimin e njerëzimit ”, theksoi Steiner.

Kjo pengesë ka të bëjë me më shumë se 90% të vendeve, megjithëse ka ndryshime. Në pozitë më të mirë janë Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, ndërsa në vendet e fundit të listës janë Sudani i Jugut, Çadi dhe Nigeri. Dhe ndërsa disa vende kanë filluar të rikuperohen nga efektet e pandemisë, shumë të tjera në Amerikën Latine, Afrikën Sub-Sahariane, Azinë Jugore apo Karaibe nuk patën kohë të rikuperoheshin përpara se të goditeshin nga një krizë e re: lufta në Ukrainë.

"Pikëpamja e zymtë"

Steiner tha se me këtë luftë që ka implikime të mëdha për energjinë dhe sigurinë ushqimore, "perspektiva për vitin 2022 është padyshim e zymtë". Rënia e indeksit të zhvillimit njerëzor është kryesisht për shkak të uljes së jetëgjatësisë me më shumë se një vit e gjysmë nga 2019 në 2021 (nga 71.4 vjet në 2021 kundrejt 73 në 2019).

"Pavarësisht rimëkëmbjes së konsiderueshme të ekonomisë në vitin 2021, jetëgjatësia është ende në rënie. Në SHBA ka një ulje të jetëgjatësisë për dy vjet, në vendet e tjera ulja është edhe më e madhe" vuri në dukje autori i raportit Pedro Conceiçao gjatë një konference për shtyp, duke e quajtur trendin "një tronditje të paprecedentë".

Raporti paraqet një botë dhe qytetarë të “shqetësuar” nga krizat e akumuluara dhe “pasiguria” që ato shkaktojnë. 

"Njerëzit kanë humbur besimin e tyre. Nuk mund të vazhdojmë me rregullat e lojës së shekullit të kaluar, të cilat bazoheshin në zhvillimin ekonomik. Ndryshimi që na nevojitet kërkon tregues të rinj: përdorim i reduktuar i karbonit, më pak pabarazi, më shumë qëndrueshmëri..." vuri në dukje Steiner, nga frika se e gjithë kjo situatë do t'i çojë disa në ekstrem dhe dhunë.

Raporti sugjeron që komuniteti global duhet të fokusohet në tre akse: investimet, veçanërisht në burimet e rinovueshme të energjisë dhe në përgatitjen për pandemitë e ardhshme, garanci për të absorbuar goditjet dhe inovacione për të forcuar kapacitetet për t'u përballur me krizat e ardhshme. UNDP kërkon gjithashtu që trendi aktual i reduktimit të ndihmës për zhvillim për vendet më të cenueshme të mos vazhdojë.

undp raporti i okb achim steiner

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet