28 Korrik 2022, 14:06
Nga d.a.
Foto Ilustruese
SHBA- Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë gjetur një lloj të rrallë, por të rrezikshëm të një bakteri në tokën dhe disa mostra uji të Misisipit.
Bakteri i quajtur Burkholderia pseudomallei, mund të shkaktojë sëmurje të jashtëzakonshme te disa njerëz, nëse bien në kontakt me të. Megjithatë, te shumica e njerëzve, që janë të shëndetshëm, bakteri nuk shkakton sëmundjen serioze të quajtur, meliodoza, që duhet të trajtohet me antibiotikë.
Mjekët tani janë të alarmuar për mundësinë e infektimit të dikujt. Sëmundja është e rrezikshme për njerëzit që kanë sëmundje tjera sikurse, diabeti dhe sëmundja kronike e veshkave.
Qendrat amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), janë duke këshilluar banorët më të rrezikuar që të shmangin kontaktin me tokën me ujërat e papastër, sidomos pas shirave të rrëmbyeshëm.
“Duke marrë parasysh numrin e vogël të rasteve me sëmundjen meliodoza në historinë e Shteteve të Bashkuara, CDC beson se rreziku i kësaj sëmundjeje për popullsinë e përgjithshme, vazhdon të jetë shumë i vogël”, ka thënë agjencia.
Ende nuk dihet për sa kohë ka qenë ky bakter në ambient dhe ku tjetër mund të identifikohet në SHBA. Në nivel botëror, shumica e rasteve të infektimit me këtë bakter janë në disa pjesë të Azisë Jugore dhe Juglindore si dhe në veri të Australisë.
Meliodoza mund të përcillet me simptoma si temperaturë, dhimbje nyjesh, dhimbje koke, probleme me mushkëri dhe infeksion në gjak./REL/
bakter ne shba studimi i cdc
Bota
28 Korrik 2022, 13:45
d.a.
Leiland-James Corkhill
BRITANI- Një nënë ka folur për mundimin e saj pasi djali i saj i vogël u vra nga gruaja që po për...
Bota
28 Korrik 2022, 13:42
s.s
Shpërthim karburanti në Brazil
BRAZIL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një burrë, 67-vjeç ...
Bota
28 Korrik 2022, 13:50
d.a.
Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se është i shqetësuar në prag të nisjes së z...
Bota
28 Korrik 2022, 13:35
d.a.
Maria Zakharova
RUSI- Rusia ka thënë të enjten se janë duke u zhvilluar bisedime për këmbim të mundshëm të t&e...
Bota
28 Korrik 2022, 13:20
d.a.
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar gjatë seancës së sotme Marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC, e cil...
Bota
28 Korrik 2022, 13:00
d.a.
Foto ilustruese
SPANJË- Ministria e Barazisë e Spanjës ka nisur një fushatë verore për të inkurajuar gratë e s...
Bota
28 Korrik 2022, 12:54
d.a.
Stephen Lovegrove
BRITANI- Perëndimi rrezikon të përfshihet në luftë bërthamore, sepse nuk është duke biseduar mjaf...
Bota
28 Korrik 2022, 12:43
d.a.
Meta
SHBA- Kompania Meta që zotëron Facebook dhe Instagram u godit nga një rënie në shitjet e reklamave në tre muajt e f...
Bota
28 Korrik 2022, 12:19
d.a.
Zjarri ne maqedoni
MAQEDONIA E VERIUT- Shiu me intensitet të lartë që ka rënë mbrëmë dhe deri rreth orës tre të...
Bota
28 Korrik 2022, 12:06
d.a.
Kandila deti
MESDHE- Tufa të shumta të kandilave të detit përgjatë bregut të Izraelit kanë dëbuar 'banuesit' e...