Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
I pyetur se a i beson politikanit dhe biznesmenit Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për këtë sulm, Kurti ka thënë se nuk beson.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sjellë sërish në vëmendje sulmin e 24 shtatorit, ku ka theksuar edhe njëherë detajet e këtij sulmi dhe personat e përfshirë. Në një intervistë për median franceze, 'Liberation', Kurti tha se sulmi ishte një akt agresioni i planifikuar me harta nga Serbia. I pyetur se a i beson politikanit dhe biznesmenit Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për këtë sulm, Kurti ka thënë se nuk beson.
“Po patjetër. Ky është një akt agresioni nga Serbia, që shkeli sovranitetin dhe sigurinë tonë kombëtare. Vlera e armëve dhe pajisjeve të kapura është më shumë se 5 milionë euro. Terroristët kishin harta dhe plane për të sulmuar në 37 pika.Sigurisht që jo. Milan Radoiçiç ishte udhëheqësi i grupit”, është shprehur Kurti.
Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë
Më 24 shtator, një grup i armatosur sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, grupi i sulmuesve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë. Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues. Kosova ka fajësuar për këtë sulm – që e cilëson terrorist – Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë. Kosova ka publikuar dëshmi për përfshirjen e Radoiçiqit në ngjarjet në veri, përfshirë edhe pamje të incizuara me dron ku ai shihet i veshur me uniformë dhe i armatosur në manastirin e Banjskës më 24 shtator. Pas sulmit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila kërkon një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar rolin e Serbisë në sulmin në Banjskë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, teksa u kanë bërë thirrje palëve që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli. Në BE po ashtu disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku evropian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.
Jeanne Shaheen SHBA- Senatorja e Shteteve të Bashkuara, Jeanne Shaheen, tha të premten se shpreson se Serbia do të bashkëpunojë p&...
Google SHBA- 'Google' është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqip...
Aksident në Gjermani GJERMANI- Një aksident tragjik është raportuar gjatë natës në Gjermani. Sipas mediave të huaj...
Foto ilustruese IZRAEL- Qeveria izraelite njoftoi qytetarët e saj të evakuohen nga Gaza, ndërsa Hamasi ka kërkuar të kund&eum...
Operacion i Gaza IZRAEL- Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, e njohur me inicialet e saj UNRWA, po zhvendos qendr&...
Roberto Saviano dhe Giorgia Meloni ITALI-Roberto Saviano shkrimtari i njohur që shkruan kundra mafias u dënua me një mijë euro gjo...
Lufta GREQI- Këshilli i qeverisë greke për Sigurinë Shtetërore është mbledhur nën kryesimin e kryeminist...
Antony Blinken JORDANI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Jordani ku do të takohet me mbretin Abdullah dh...
John Kirby SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se Irani nuk do të ketë qasje së shpejti tek 6 miliardë dollarë n&...
Foto nga arrestimi KROACI-Pas një raporti të policisë, Zyra Kroate për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiz...