LIVE UPDATES
Bota

"Qiej të trazuar"/ Konfliktet ushtarake po ndryshojnë aviacionin botëror, disa linja të njohura ajrore po zhduken

Përhapja e luftërave, armiqësive rajonale dhe përshkallëzimeve ushtarake vitet e fundit i ka bërë qiejt e botës më të rrezikshëm dhe më të paparashikueshëm se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë.

3 Gusht 2025, 09:56 Nga r.ll
"Qiej të trazuar"/ Konfliktet ushtarake po ndryshojnë
foto ilustruese

RUSI- Lart në qiell, linjat e njohura të udhëtimeve botërore ajrore po zhduken. Aty, ku dikur pilotët fluturonin në rrugë të drejtpërdrejta transkontinentale, tani ata po navigojnë në një qiell që duket si xham i thyer – miliona fluturime që po realizohen përmes korridoreve të mbipopulluara. Në të njëjtën kohë, hapësira të mëdha ajrore, çuditërisht, mbeten bosh ose gumëzhijnë nga raketat dhe dronët.

Ky ndryshim nuk është i rastësishëm. Përhapja e luftërave, armiqësive rajonale dhe përshkallëzimeve ushtarake vitet e fundit i ka bërë qiejt e botës më të rrezikshëm dhe më të paparashikueshëm se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë. Nga Rusia te Lindja e Mesme e deri në Afrikë, “zonat e ndalim-fluturimit” janë rritur, duke e futur aviacionin ndërkombëtar në krizë dhe duke e riformësuar ekonominë, sigurinë dhe fluturimet.

Kaosi ajror i Rusisë: Normalja e re

Në fillim të korrikut të vitit 2025, kaosi përfshiu aeroportet në mbarë Rusinë. Vetëm gjatë fundjavës së 5 dhe 6 korrikut, mbi 2.000 fluturime u anuluan ose u shtyn pas një sërë sulmesh me dronë të kryer nga Ukraina, që shkaktuan mbylljen e një pjese të madhe të hapësirës ajrore ruse.

Në aeroportin Sheremtjevo të Moskës, pasagjerja Tatyana e përshkroi situatën si “një katastrofë”. Vendet e pritjes ishin të mbingarkuara, me njerëz të shtrirë në dysheme dhe shërbimet bazë, sikurse uji i pijes ishin të harxhuara. “Nuk kishte ku të uleshe dhe njerëzit po flinin nëpër pllaka”, tha ajo.

Në Shën Petersburg, taksistët kërkonin deri në 80.000 rubla (1.025 dollarë) për udhëtimet drejt Moskës, pasi biletat e trenit u shitën të gjitha pas mbylljeve në Aeroportin Pulkovo. Vetëm më 6 korrik, më shumë se 15.000 pasagjerë mbetën të bllokuar në Sheremetjevo, ndërsa aeroportet më të vogla në Kaluga, Tambov dhe Pskov pezulluan të gjitha operacionet.

Zyrtarët rusë të mbrojtjes pretenduan se kishin rrëzuar deri në 120 dronë atë natë, disa prej të cilëve u rrëzuan vetëm disa kilometra larg Moskës. Autoritetet përmendën “ndërhyrje të jashtme” si arsye për mbylljet e përsëritura të hapësirës ajrore, që tani janë bërë gjë e zakonshme. Në Rusi aeroportet janë mbyllur mbi 600 herë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Të bllokuar në qiell

Por, nëse bllokimi në një aeroport është i tmerrshëm, imagjinoni nëse mbesni të bllokuar në qiell. Në qershor të këtij viti, pasi Irani lëshoi raketa drejt bazës amerikane Al Udeida në Katar, shtetet përreth menjëherë mbyllën hapësirat e tyre ajrore. Një aeroplan i kompanisë Qantas, nga Perthi në Paris qëndroi 15 orë në ajër duke bërë ecejake përpara se të kthehej në Australi. Një tjetër u detyrua që të devijonte fluturimin për në Singapor.

Tensionet Indi-Pakistan në maj të vitit 2025 çuan në mbylljen e korridoreve kyç ajrore, duke detyruar që fluturimet mes Evropës dhe Azisë Juglindore të përshkonin rrugë më të gjata dhe më të shtrenjta. Kohëzgjatja e fluturimeve u shtua deri në dhjetë orë, ndërsa ndalesat e paparashikuara për furnizim me karburant në aeroporte të panjohura u bënë rutinë.

Të dhënat nga Flightradar24 tregojnë se pilotët tani përballen me “korridore super të ngarkuara” – rrugë të ngushta të mbushura me aeroplan dhe me zona, në të dyja anët, ku ka ndalesë fluturimi. Fluturimet në një trafik të tillë të rënduar rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, ndërkohë që kontrollorët e trafikut ajror bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta menaxhuar situatën.

Mbi Detin e Kuq, Libinë, Sudanin, Sirinë dhe në disa pjesë të Afrikës Sub-Sahariane, fluturimet po devijohen gjithnjë e më shumë për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Kontrolli ajror në zonat e konfliktit shpesh është i çrregullt ose nuk ekziston fare, dhe pilotët detyrohen të koordinojnë devijimet në ajër duke përdorur kanale të vjetruara ose rrugë alternative komunikimi.

Pasojat mjedisore dhe ekonomike

Të gjitha këto devijime të fluturimeve kanë një kosto të madhe për mjedisin. Sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti Reading në Mbretërinë e Bashkuar dhe Institut Pierre-Simon Laplace në Francë, shmangia e hapësirës ajrore ruse ka shkaktuar një rritje prej 8.2 milionë tonësh në emetimet e dyoksidit të karbonit brenda një viti. Fluturimet që janë prekur nga ky devijim kanë djegur mesatarisht 13 për qind më shumë karburant, dhe rritja më e madhe është regjistruar në rrugët ajrore ndërmjet Evropës dhe Azisë si dhe Amerikës së Veriut dhe Azisë.

Një hulumtim tjetër, i kryer më 2024 nga Viktoriia Ivannikova, studiuese e njohur në fushën e aviacionit në Universitetin City të Dublinit, gjeti se fluturimet e devijuara nga Evropa drejt Azisë tani i kushtojnë linjave ajrore deri në 39 për qind më shumë për karburant dhe lëshojnë deri në 40 për qind më shumë dyoksid karboni – shifra të mëdha për një industri që tashmë po përballet me presion të madh për dekarbonizim.

Fituesit dhe humbësit në luftërat e qiellit

Transportuesit ajrorë kinezë kanë përfituar nga mundësia për të përdorur hapësirën ajrore ruse. Rrugët e tyre nga Evropa drejt Azisë janë më të shpejta dhe më të lira, duke rritur konkurrencën për kompanitë perëndimore që nuk kanë qasje në të njëjtat korridore.

British Airways, për shembull, u detyrua të anulonte linjën Londër-Pekin dhe njërën nga fluturimet ditore Londër-Hong Kong gjatë verës së vitit 2024 për shkak të humbjeve të mëdha financiare.

Finnair, kompania kryesore e Helsinkit, e ka humbur avantazhin e saj në lidhjen midis Evropës dhe Azisë. Një fluturim për në Shangai, që dikur zgjaste 9 orë me kompaninë ajrore kineze Juneyao, tani zgjat 12 orë ose më shumë me Finnair.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, kompanitë ajrore po ndiejnë presionin. Kompania United Airlines, për shembull, e ka zhvendosur itinerarin Delhi–Njuark nga një fluturim i drejtpërdrejtë 13-orësh në një udhëtim 15-orësh përmes Evropës dhe Lindjes së Mesme, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore ruse. Kjo përshtatshmëri, megjithëse është përgjigje ndaj vështirësive, është një dëshmi e qëndrueshmërisë së industrisë së aviacionit.

Kompania Air India fillimisht e kapitalizoi këtë situatë, por më pas e humbi avantazhin pas kufizimeve në hapësirën ajrore nga Pakistani, pas sulmit terrorist në prill të këtij viti në Kashmirin e kontestuar.

Raketat në qiell

Në rajonet pranë zonave të luftës, qiejt më nuk janë vetëm domenë për aeroplanët komercialë. Aktiviteti ushtarak tani është edhe në rrugët civile. Në shkurt, Kina zhvilloi stërvitje detare ushtarake pa paralajmërim në Detin Tasman. Aeroplanët komercialë u detyruan të ndryshonin rrugën gjatë fluturimit pasi një pilot i Virgin Australia mori gabimisht një paralajmërim në një frekuencë radioje të papërdorur.

Në dhjetor të vitit 2024, një sistem rus i mbrojtjes ajrore aksidentalisht rrëzoi një fluturim të AZAL nga Azerbajxhani pranë Aktaut në Kazakistan. Tridhjetë e tetë nga 67 personat në bord humbën jetën. Në një rast tjetër, një aeroplan mallrash nga Kirgizia u rrëzua në Sudan nga luftëtarë rebelë që e ngatërruan me një aeroplan ushtarak.

Këto nuk janë incidente të izoluara. Fluturimi PS752 i Ukraine International Airlines u rrëzua nga Irani në vitin 2020, ndërsa Fluturimi MH17 i Malaysia Airlines u shkatërrua nga një raketë, e furnizuar nga Rusia, mbi Ukrainë në vitin 2014. Të dyja tragjeditë shërbyen si paralajmërime të ashpra: aeroplanët komercialë janë gjithnjë e më shumë në rrezik të bëhen dëme kolaterale.

Sistemi botëror i udhëtimit ajror, që dikur ishte një mrekulli e shpejtësisë, sigurisë dhe lidhshmërisë, tani ngjan me një rrjet të ndërlikuar interesash gjeopolitike. Çdo konflikt i ri riformëson hartën. Çdo mbyllje, çdo ndryshim rruge dhe çdo ndalim i hapësirës ajrore shton vonesa, emetime dhe kosto./REL

konfliktet ushtarake boterore aviacioni boteror

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit