LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e Kosovës miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në mision jashtë vendit

Në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike më 29 nëntor, Qeveria tha se ky vendim do t’i dërgohet për miratim Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që pjesëtarët e FSK-së të marrin pjesë në këtë mision.

29 Nëntor 2022, 22:10 Nga I.A
Qeveria e Kosovës miraton vendimin për dërgimin e FSK-së
Ushtaret e Kosoves

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision paqeruajtës në Ishujt Falklands. Në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike më 29 nëntor, Qeveria tha se ky vendim do t’i dërgohet për miratim Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që pjesëtarët e FSK-së të marrin pjesë në këtë mision.

Nëse deputetët miratojnë këtë vendim, atëherë ky do të ishte misioni i dytë jashtë vendit i pjesëtarëve të FSK-së.

“Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjasë deri në tre vjet, me mundësi vazhdimi”, u tha në njoftimin e ekzekutivit.

Misioni i FSK-së do të mbulohet financiarisht nga buxheti i Kosovës, ndërkaq pjesëtarët e saj do të jenë nën komandën e forcave të armatosura të shtetit pritës. Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar në shtator të vitit 2022 nënshkruan marrëveshjen për bashkë-zbarkime të forcave të tyre në misione ushtarake jashtë këtyre dy shteteve.

Atëbotë, zyrtarët e Kosovës thanë se nënshkrimi i marrëveshjes “rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona”.

Kosova ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për angazhim të përbashkët të forcave ushtarake në misione të ndryshme.

Përmes këtij bashkëpunimi, me trupat amerikane, më 2021 një kontingjent i FSK-së u dërgua në Kuvajt - në misionin e parë jashtë vendit.

FSK-ja numëron afër 2.500 trupa të rregullt dhe 800 rezervistë. Numri i forcave të saj të rregullta pritet të dyfishohet kur të mbarojë procesi i transformimit. Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur procesin e transformimit të plotë në ushtri më 2018. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Marrë nga REL

ishujt falklands qeveria e kosoves fsk

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 28 mars

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim