LIVE UPDATES
Politike

Qeveria kërkon të blejë punët e artistëve, ofron fond 200 mln lekë, afati i aplikimit 7 gusht

Rama theksoi se ky projekt parashikon, që artistët të cilët do përfitojnë fond nga qeveria, të krijojnë vepra arti në 18 hapësira publike të përcaktuara nga Ministria dhe ARRSH.

24 Qershor 2022, 13:40 Nga j.c
Qeveria kërkon të blejë punët e artistëve, ofron fond
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një konkurs të ri që është hapur nga Ministria e Kulturës. Konkursi ka për qëllim realizimin e veprave të artit në hapësirat publike, siç janë rrethrrotullimet dhe mbikalimet. Rama theksoi se ky projekt parashikon, që artistët të cilët do përfitojnë fond nga qeveria, të krijojnë vepra arti në 18 hapësira publike të përcaktuara nga Ministria dhe ARRSH.

Rama tha se për çdo projekt, kur është e nevojshme, do të ngrihet një grup pune, që përveç artistit do të marrë pjesë edhe inxhinierët por edhe ekspertë të fushës.

"Është e qartë se cila është ideja, ka nevojë për më shumë informacion. Do të mund ta gjeni në faqen e Ministrisë së Kulturës. Qëllimi është që të ndërhyjmë në hapësirat publike duke krijuar një impakt. Objektivi është që të jetë një program i përvitshëm i qeverisë, të shtrihet jo vetëm në hapësirat publike. Program që do kërkojë edhe testin e eksperiencës për të parë sesi do ecë, çfarë të përmirësohet, sugjerimet apo kritikat e komuniteti, artistëve. Për ti garantuar qëndrueshmëri programit do jetë mirë ti japim një formë të posaçme institucionale. Programi ka edhe qëllimin, stimulimit të skenës artiske, mbështetjen e aktorëve"-tha Rama.

Fondi për këtë projekt është 200 milionë lekë, ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti shpjegoi të gjitha fazat sesi do të funksionojë. Margariti bëri me dije për këtë vit janë përcaktuar 18 lokacione. Aplikimi do të bëhet online në faqen e Ministrisë së Kulturës, deri më datë 7 gusht, më pas juria do të vlerësojë aplikimet deri më 28 gusht dhe fituesit do të shpallen më 2 shtator.

"Nismë shumëplanëshe që e kemi diskutuar me kryeministrin. Ide e tij për të sjell rikualifikim jo vetëm artistik por edhe urban të hapësirave publike. 200 milionë lekë, fond gjenroz, që i është besuar ministrisë së Kulturës. Vjen edhe një bashkëpunim i disa institucioneve për ti dhënë vlerë edhe identitetit lokal, por për të sjellë frymën edukimit, përmes artit. Të bëjë bashkë jo vetëm artistët, arkitektë., planifikues urban, inxhinierë ndriçues.

Në bashkëpunim me ARRSH për të identifikuar pika që mund të zhvillohen, duam ta vazhdojmë çdo vit. Kemi identifikuar 18 lokacione në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm mbikalimi rrethrrotullimi, kemi edhe një qendër spitalore. Ky program në vitet në vazhdim të shtrihet edhe brenda institucioneve publike. Thirrja çelet në website-in e ministrisë së kulturës, e shpallim sot dhe çdo aplikant mund të paraqitet deri me tre vepra, mund të zgjedhë tre lokacione. Faza parë zgjat 45 ditë, deri më 7 gusht. Bëhet vlerësimi i ideve më pas mblidhet juria dhe përcakton një shortlist. Faza e dytë deri më 28 gusht. Më 2 shtator kemi shpalljen e fituesve,"-tha ajo. 

Rama paralajmëroi që në të ardhmen do t'i kushtëzojnë institucioneve publike një pjesë shumë të vogël të buxhetit, me të cilën do të blejnë vepra arti dhe kështu do të mbështesin artistët.

edi rama

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë