LIVE UPDATES
Bota

Putin "ia kalon" Hrushovit dhe Brezhnevit, në 5 vite mandat presidencial ka ndjekur penalisht 50 mijë persona

Numër i cili kalon edhe atë të Bashkimit Sovjetik nën pushtetin Nikita Hrushovin dhe Leonid Brezhnjevin.

22 Shkurt 2024, 22:46 Nga N.F
Putin "ia kalon" Hrushovit dhe Brezhnevit, në 5 vite mandat
Putin

RUSI- Një hulumtim i faqes ruse të gazetarisë investigative Proekt ka zbuluar se në vetëm pesë vjet të mandatit aktual të presidentit rus Vladimir Putin nga viti 2018 deri në vitin 2023 rreth 50,000 njerëz janë ndjekur penalisht për deklaratat e tyre. Numër i cili kalon edhe atë të Bashkimit Sovjetik nën pushtetin Nikita Hrushovin dhe Leonid Brezhnjevin.


“Rusët shpesh kritikohen se nuk i rezistojnë regjimit. Por në fakt, numri i të dënuarve për arsye politike vetëm gjatë mandatit të fundit të Vladimir Putin i ka kaluar normat e BRSS në kohën e Nikita Hrushovit dhe Leonid Brezhnjevit”, shkruan faqja e internetit proekt.

Ky numër i referohet personave që kanë vuajtur ndjekje penale dhe administrative, në bazë të neneve të kodit penal dhe administrativ, pa llogaritur ata që janë ndjekur penalisht sipas neneve për rezistencë ndaj policisë apo për shkelje të kufizimeve të vendosura në lidhje me Covid-19.

Sipas llogaritjeve të projektit, 5613 persona u ndoqën penalisht nga viti 2018 deri në shkurt 2024 me akuza për aktivitet ekstremist, justifikim të terrorizmit dhe të ashtuquajturat lajme të rreme dhe shpifje të ushtrisë ruse. 

“Megjithatë, nëse këtij numri i shtohen edhe ata që refuzuan të luftojnë në Ukrainë, si dhe të akuzuarit për tradhti, spiunazh etj., atëherë ky numër do të arrijë në 11,442”, shkruan faqja.

Rreth 100,000 njerëz u ndoqën penalisht për kundërvajtje administrative, veçanërisht për pjesëmarrje në demonstrata që nuk ishin të autorizuara nga autoritetet. Sajti thekson gjithashtu se gjatë periudhave të Hrushovit dhe Brezhnjevit në gjysmën e dytë të viteve 1950 dhe në fillim të viteve 1980, më pak njerëz u dënuan nën artikujt e propagandës anti-sovjetike dhe shpërndarjes së informacionit që dëmton sistemin sovjetik sesa ata që u dënuan në gjashtë vitet e fundit të Putinit. 

Në rastin e sundimit të Hrushovit, gazetarët që bënin kërkimin zgjodhën periudhën gjashtëvjeçare nga viti 1956 deri në vitin 1961, gjatë së cilës u ndoqën penalisht 4883 persona. Për periudhën e Brezhnjevit u zgjodh periudha 1968-1973, gjatë së cilës sipas proektit u proceduan penalisht 1057 persona.

Në kërkimin e saj, faqja e internetit proekt thekson se gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik, shumica e tyre monitoroheshin në mënyrë parandaluese dhe numri i njerëzve të tillë mund të krahasohet me numrin e personave që gjobiten për pjesëmarrje në mitingje sot. 

“Disidentët, ashtu si në BRSS, përjashtohen nga universitetet, pushohen nga puna, detyrohen të largohen nga vendi, dhe ata që nuk duan të largohen detyrohen të kërkojnë falje publike dhe të betohen për besnikëri ndaj autoriteteve. Megjithatë, është e pamundur të llogaritet se sa njerëz kanë kaluar nëpër këtë lloj represioni në praktikë”, thotë proekt.

 

putin bashkimi sovjetik nikita hrushova

Sondazh

Poll
Bota 22 Shkurt 2024, 21:35 h.k

Tsipras kërkon të rimarrë partinë

Foto ilustruese GREQI-E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet