LIVE UPDATES
Bota

Vladimir Putin betohet për herë të 5-të si President i Rusisë, ceremonia bojkotohet nga Perëndimi

Ceremonia e inaugurimit në Pallatin e Madh të Kremlinit në Moskë u bojkotua nga shumica e vendeve perëndimore, kryesisht për shkak të luftës së tij në Ukrainë.  Të pranishëm ishin zyrtarë të lartë rusë dhe personalitete të tjera, por munguan përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja dhe shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

7 Maj 2024, 13:30 Nga N.F
Vladimir Putin betohet për herë të 5-të si President i
Putin

RUSI- Vladimir Putin u betua të martën si president i Rusisë - për herë të pestë. Ceremonia e inaugurimit në Pallatin e Madh të Kremlinit në Moskë u bojkotua nga shumica e vendeve perëndimore, kryesisht për shkak të luftës së tij në Ukrainë.  Të pranishëm ishin zyrtarë të lartë rusë dhe personalitete të tjera, por munguan përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja dhe shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Putin, 71 vjeç, ka qeverisur herë si president e herë si kryeministër i Rusisë që nga viti 2000. Nëse e çon deri në fund mandatin e ri 6-vjeçar, ai do ta tejkalojë udhëheqjen gati 30-vjeçare të diktatorit sovjetik, Josef Stalin, për t’u bërë udhëheqësi më jetëgjatë rus në më shumë se dy shekuj.

Putin garoi në zgjedhjet presidenciale të marsit - kur i fitoi mbi 87 për qind të votave - pasi miratoi një sërë reformash kushtetuese në vitin 2020, të cilat i dhanë mundësinë të garonte edhe për dy mandate të tjera gjashtëvjeçare.

Kjo nënkupton se ai mund të mbetet në pushtet deri në vitin 2036. Zgjedhjet ruse kontrollohen nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta, por Qeveria i sheh të nevojshme për të përcjellë një ndjenjë legjitimiteti.

“Ne sigurisht që nuk i konsideruam ato zgjedhje as të lira dhe as të drejta, por ai është president i Rusisë dhe ai do të vazhdojë në këtë cilësi”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përpara inaugurimit.

Zgjedhjet ishin të parat prej se Putin filloi pushtimin e Ukrainës fqinje në shkurt të vitit 2022. Dy kandidatë që ishin kundër kësaj lufte, nuk u lejuan të konkurronin kundër tij për, siç u tha, çështje teknike.

Ndërkohë, armiku i tij më i madh politik, Aleksei Navalny, vdiq derisa ishte në një burg në Siberi, një muaj përpara se të mbaheshin zgjedhjet.

“Lufta, vrasjet politike, varfërimi i rusëve... Nuk ka prosperitet për Rusinë, nuk ka paqe dhe liri për qytetarët tanë”, shkroi e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, në një postim në rrjetet sociale, më 7 maj.

“Vendi ynë po udhëhiqet nga një gënjeshtar, një hajdut dhe një vrasës. Por, kësaj padyshim që do t’i vijë fundi”, shtoi ajo.

Pushtimi rus i Ukrainës bëri që marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit të bien në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës u angazhuan në mbështetje të saj me armatim e logjistikë, ndërsa Rusinë e ndëshkuan me një sërë sanksionesh. Duke folur pasi bëri betimin, Putin tha se nuk do ta përjashtonte dialogun me Perëndimin, por, sipas tij, ai do të duhej të zhvillohej në “kushte të barabarta”.

“Ne jemi një popull i bashkuar dhe i shkëlqyeshëm. Së bashku do t’i kapërcejmë të gjitha pengesat, do t’i realizojmë të gjitha planet tona dhe do të fitojmë”, tha Putin.

“Ne besojmë se izolimi i Rusisë, e veçanërisht i liderit të saj kriminal, duhet të vazhdojë”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, teksa shpjegoi vendimin e vendit të tij për të bojkotuar ceremoninë.

Marrë nga REL

putin ceremoni betimi

Sondazh

Poll
Bota 7 Maj 2024, 07:25 N.F

Arrestohet ushtaraku amerikan në Rusi

Foto ilustruese RUSI- Një ushtar amerikan është arrestuar në Rusi dhe akuzohet për vjedhje, thanë dy zyrtarë amerikan&eu...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje