LIVE UPDATES
Bota

Pse zgjedhja e pasardhësit të Khameneit është aq e ndërlikuar?

Të dielën, një ditë pas sulmit ajror izraelit që shkatërroi ndërtesën ku gjendeshin Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë, nga gërmadhat vazhdonte të dilte tymi.

1 Mars 2026, 18:07 Nga D.S
Pse zgjedhja e pasardhësit të Khameneit është aq e
Ali Khamenei

Vdekja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, shkaktoi tronditje në të gjithë Lindjen e Mesme. Tani, pyetja është: kush do ta zëvendësojë atë?

Të dielën, një ditë pas sulmit ajror izraelit që shkatërroi ndërtesën ku gjendeshin Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë, nga gërmadhat vazhdonte të dilte tymi.

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, udhëheqësi suprem i Iranit ka luajtur rol vendimtar në udhëheqjen e vendit, duke shërbyer gjithashtu edhe si lider shteti.

Boshllëku në krye tani rrezikon ta destabilizojë gjithë regjimin.

Udhëheqësit iranianë po përpiqen të sigurojnë që strukturat e pushtetit që qeverisin vendin, të mbeten funksionale, dhe ky proces përfshin edhe gjetjen sa më shpejt të një pasardhësi për Khamenein.

Ai do të bëhej udhëheqësi i tretë suprem i Iranit dhe do ta merrte drejtimin në kohën kur zyrtarë amerikanë kërkojnë hapur rrëzimin e Qeverisë teokratike, që ka sunduar këtë vend që nga viti 1979.

Zyrtarisht, organi përgjegjës për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e postit të liderit suprem është Asambleja e Ekspertëve, e cila ka 88 anëtarë meshkuj dhe përbëhet kryesisht nga teologë të vijës së ashpër.

Një paralelizëm të qartë diku tjetër në botë nuk ka.

Megjithatë, një entitet i ngjashëm mund të jetë Kolegji i Kardinalëve i Kishës Katolike Romake: të dyja janë organe elitare klerike, të përfshira në zgjedhjen e një lideri suprem. Por, kanë dallime të thella në bazën ligjore, mënyrën e përzgjedhjes së anëtarësisë, lidhjen me shtetin dhe kontekstin fetar.

Përbërja dhe funksionimi i Asamblesë u vunë nën vëzhgim nga viti 2014, kur Khamenei iu nënshtrua një operacioni për prostatë.

Pas ndërhyrjes, flitej se ai kishte probleme të mëdha shëndetësore, dhe ish-presidenti Ali Rafsanjani foli publikisht për çështjen se kush do të mund të vinte pas tij.

Rafsanjani, i cili shihej si rival i Khameneit, më vonë u margjinalizua nga klerikët e vijës së ashpër, të cilët nuk e pëlqenin mbështetjen e tij për demonstratat e ashtuquajtura Revolucioni i Gjelbër, që shpërthyen në vitin 2009.

Ai u largua nga posti i kryetarit të Asamblesë dhe vdiq në janar të vitit 2017.

Këto përplasje edhe ofruan një pasqyrë të manovrave politike që karakterizojnë organet qeverisëse të Iranit.

Sipas disa raportimeve, një komitet 3-anëtarësh brenda Asamblesë, prej vitesh, mban një listë me pasardhës të mundshëm, e cila thuhet se nuk është parë as nga anëtarët e tjerë.

Ish-presidenti Ebrahim Raisi shihej si pasardhës i Khameneit dhe besohej se po përgatitej për ta pasuar atë. Por, ai vdiq papritur në maj të vitit 2024, kur helikopteri në të cilin udhëtonte, u rrëzua.

Kjo krijoi një pengesë të madhe në procesin për gjetjen e pasardhësit të Khameneit.

Por, në realitet, situata është më e komplikuar.

Kjo, pjesërisht për shkak të kërcënimit ekzistencial që përjetojnë autoritetet, si pasojë e sulmeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas Kushtetutës së Iranit, kur posti i udhëheqësit suprem lirohet, një këshill i përkohshëm udhëheqës - një lloj këshilli i luftës - e merr vendimmarrjen derisa të emërohet një lider suprem i ri.

Në këtë këshill të përkohshëm, udhëheqës janë presidenti Masud Pezeshkian - i cili nuk është klerik - si dhe kreu i sistemit gjyqësor të Iranit, Gholamhossein Mohseni Ejei.

Të dielën, një organ tjetër vendimmarrës, i njohur si Këshilli i Përshtatshmërisë, njoftoi se Alireza Arafi do të jetë anëtari i tretë i këshillit të përkohshëm udhëheqës.

Arafi, një klerik i afërt me Khamenein, shërben si një nga dy zëvendëskryetarët e Asamblesë së Ekspertëve.

Në vitin 2020, Arafi u emërua nga Khamenei udhëheqës i të gjitha seminareve të vendit - një veprim ky që sugjeronte se ai i plotësonte kriteret fetare për t’u bërë udhëheqës i ardhshëm suprem.

Arafi shërben edhe në një organ tjetër vendimmarrës - Këshillin e Gardianëve - i cili përcakton nëse ligjet janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës Islamike dhe gjithashtu verifikon kandidatët zgjedhorë.

Në vitin 2018, Khamenei emëroi një aleat konservator, Sadeq Larijani, për të shërbyer në Këshillin e Përshtatshmërisë.

Në të njëjtën kohë, Larijanit iu dha edhe një vend në Këshillin e Gardianëve.

Këto lëvizje u panë si përpjekje e Khameneit për t’i margjinalizuar të moderuarit dhe për t’i forcuar zyrtarët më konservatorë.

Pastaj, është edhe Mojtaba Khamenei - njëri nga gjashtë fëmijët e udhëheqësit të ndjerë.

Gjatë protestave kundër establishmentit më 2009, kishte thashetheme se Khamenei i ri është pretendent i fortë për të pasuar të atin.

Djali i Khameneit besohet se ka ndikim të konsiderueshëm prapa skenave dhe lidhje të ngushta me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e cila luan rol dominues në çështjet ushtarake, politike dhe ekonomike.

Por, pas vdekjes së Raisit, kur çështja e trashëgimisë së Khameneit ishte në vëmendjen e publikut, një anëtar i shquar i Asamblesë së Ekspertëve tha se Khamenei ishte kundër sundimit të trashëguar. Dhe, kjo dukej se përjashtonte Khamenein e ri.

Një tjetër kartë e egër ëshë IRGC-ja, e cila do të dëshirojë t’i mbrojë interesat e saj të gjera.

IRGC-ja ishte mbështetëse besnike e Khameneit.

Megjithatë, përveç Khameneit, sulmet ajrore izraelite dhe amerikane duket se kanë vrarë edhe shumë - ndoshta dhjetëra - zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë pjesëtarë të lartë të IRGC-së./REL

khamenei iran shba

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit