LIVE UPDATES
Bota

Pse po ngutet Vuçiçi me zgjedhjet e parakohshme në Serbi?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke shënuar kështu fillimin e fushatës zgjedhore që do të zgjasë deri më 14 dhjetor, kur fillon heshtja zgjedhore.

3 Nëntor 2023, 09:20 Nga A.B

Pse po ngutet Vuçiçi me zgjedhjet e parakohshme në Serbi?

Më 17 dhjetor janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të Beogradit dhe ato lokale në Serbi. Pse po ngutet Vuçiçi?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke shënuar kështu fillimin e fushatës zgjedhore që do të zgjasë deri më 14 dhjetor, kur fillon heshtja zgjedhore.

Kjo lëvizje nuk është befasi e madhe, sepse presidenti i Serbisë ka lënë të nënkuptohet menjëherë pas zgjedhjeve të fundit se qeveria e tanishme do të ketë një mandat të shkurtuar. Nëse presionit të brendshëm të opozitës, pas tragjedive të majit dhe vrasjeve të nxënësve dhe të rinjve, që ka shkaktuar një mori pakënaqësie e protestash, i shtohet presioni i shtuar nga Perëndimi për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së Kosovës, atëherë mund të thuhet se autoritetet në Serbi kanë arsye për nxitim dhe shpalljen e zgjedhjeve.

Shtohet presioni i brendshëm dhe i jashtëm

Zgjedhjet padyshim që autoritetet i shohin si një nga mënyrat për të rimarrë kontrollin mbi situatën, thekson për DW, Dushan Spasojeviç nga Fakulteti i Shkencave Politike.

“Kemi pasur shumë probleme dhe kriza. Për këtë arsye mendoj se ata vendosën të shkojnë në një fushatë që përveç përfitimeve në kohë, mund t’u sjellë edhe përfitime të tjera, veçanërisht në lidhje me negociatat për Kosovën, të cilat janë përshpejtuar disi. Sigurisht që është më e leverdishme për ta që zgjedhjet të mbahen tani dhe pastaj të kenë një qeveri teknike ose negociata për një qeveri që mund të zgjasë disa muaj”, thotë Spasojeviç.

Gazetari Gjorgje Vlajiç gjithashtu vëren se diku u bashkuan presioni i brendshëm dhe ai i jashtëm, dhe se “pavarësisht nga sondazhet e fundit ku shihet një rënie e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vuçiq edhe këtë herë llogarit me fitoren në zgjedhje, si ato në nivelin republikan, ashtu edhe në nivelin lokal në Beograd dhe qytete të tjera”.

Një nisje më e mirë e bllokut proevropian

Në prag të zgjedhjeve, një grup partish opozitare arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe paralajmëruan dalje të përbashkët në zgjedhje me listën “Serbia kundër dhunës”. Fjala është për partitë opozitare që prej muajsh organizojnë protesta me këtë emër. Ato duan të shkojnë së bashku në zgjedhje, që ka qenë edhe kërkesa e shumicës së demonstruesve.

Është një hap i madh, thekson Spasojeviç. Ata bënë atë që duhej të bënin me këtë lëvizje. Kjo është e rëndësishme, sepse sondazhet tregojnë se shumica e votuesve dëshiron këtë lloj performance. Tani u takon atyre që fushatën ta bëjnë sa më bindëse, të tregojnë se veprojnë me një zë dhe kjo në një farë mënyre i vendos ata në një pozitë më të mirë fillestare në krahasim me partitë e tjera opozitare”, thotë Spasojeviç.

Marrëveshja politike në anën tjetër të spektrit politik është shumë më e vështirë. Ditët e fundit, një grup partish të djathta u përpoqën të bënin një marrëveshje të ngjashme dhe të formonin një subjekt elektoral. Por siç duket, kjo nuk do të ndodhë. Takimet e ndërprera, kundërshtimet ndaj bashkëpunimit me parti të caktuara, e tashmë edhe njoftimet për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhje, kanë bërë të dështojnë përpjekjet për bashkim të skenës së djathtë politike. Sa ndikon kjo përçarje në mundësinë e bashkëpunimit me bllokun pro-evropian pas zgjedhjeve?

Është e qartë se ka një seri të tërë konfliktesh taktike, vëren Dushan Spasojeviq. “Para së gjithash, është një konflikt, se cilat janë çështjet më të rëndësishme: demokratizimi apo mbrojtja e integritetit territorial. Por, mendoj se kjo ende nuk na tregon asgjë për mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve dhe koalicioneve paszgjedhore. Ata do të presin rezultatet e zgjedhjeve, e nëse opozita pro-evropiane arrin një rezultat të mirë, që është dëshmi e disa ndryshimeve në shoqëri, atëherë edhe ata do të jenë nën presion të madh”, thotë Spasojeviç.

Gjorgje Vlajiç beson se “kjo ka të bëjë kryesisht me ambiciet e lidershipit dhe dëshirën që secili të jetë në krye”. Për mua kjo nuk është asgjë e pazakontë, sepse e djathta u nda më seriozisht rreth çështjes së patriotizmit sesa opozita prodemokratike në çështjet që kanë sfond proevropian”, thotë bashkëbiseduesi i DW.

Edhe pse nuk ishte ndonjë surprizë e madhe, njoftimi i liderit të Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel, se ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e Beogradit dhe në zgjedhjet lokale në koalicion me partinë SNS-në të Vuçiçit në pushtet, ndërsa do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet republikane, shihet si një kuriozitet politik në Serbi. Aleksandar Vuçiç po shërbehet me shpjegime retorike për gjoja distancimin nga radikalët e Sheshelit, ku dikur ishte edhe vetë, duke thënë se “nuk do të formojë qeveri me ta”. Por në të njëjtën kohë nuk e mohoi bashkëpunimin me radikalët dhe Sheshelin në nivelin lokal.

Është e qartë se Shesheli ka kohë që bashkëpunon në mënyrë aktive me SNS-në dhe se atij po i jepet hapësirë ​e madhe në media për sulme ndaj opozitës, thekson Dushan Spasojeviç. “Ky koalicion tregon se qeveria është shumë e shqetësuar për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve në Beograd. Prandaj, ata ndoshta do të përpiqen të përfshijnë në koalicion të gjithë ata që mund të marrin sado pak vota, në përpjekje për të parandaluar humbjen në kryeqytetin e Serbisë”, thotë Spasojeviç.

Radikalët vështirë se mund ta kalojnë pragun zgjedhor, thekson Gjorgje Vlajiç. “Ndërsa duke u bashkuar me SNS-në ata tani po përpiqen të sigurojnë mbijetesë politike. Këtu kemi të bëjmë me një kornizë të njëjtë vlerash, sepse SNS është parti e radikalëve të maskuar. Nuk duhet harruar se Shesheli është babai politik i Aleksandar Vuçiçit dhe kjo sigurisht nuk është befasi”, thekson gazetari.

Arsenali i njohur i manipulimeve të SNS

Sipas bashkëbiseduesve tanë, fushata e ardhshme do të jetë shumë e ashpër dhe e pistë. Dushan Spasojeviç shton se “fushata do të jetë shumë e pabarabartë”. Pra, gjithçka që kemi parë deri tani, plus fakti që opozita ka mundësi të marrë pushtetin në disa zona, do ta detyrojë qeverinë të përdorë të gjitha mundësitë dhe të gjitha truket e mundshme. Kjo do të thotë se Vuçiçin me siguri do ta shohim çdo ditë në televizionin kombëtar. E gjitha kjo është vetëm politikë dhe fatkeqësisht nuk do të ndryshojë asgjë”, është skeptik Spasojeviç.

Ndërsa Vlajić beson se SNS “do të bëjë gjithçka që mundet për të fituar në çdo vend, duke përfshirë fushatën e ndyrë zgjedhore, manipulimet e votave, manipulimet në numërimin e votave dhe frikësimin e votuesve. Do të përdorë pra arsenalin tashmë të njohur të presioneve dhe disfavoreve që SNS e përdor gjithmonë për të fituar zgjedhjet”, përfundon Gjorgje Vlajiç./DW

vucic

Sondazh

Poll
Bota 3 Nëntor 2023, 08:05 a.l

Izraeli: Kemi rrethuar qytetin e Gazës

Izrael IZRAEL-  Forcat izraelite njoftuan të enjten se kanë rrethuar Gazën, qyteti kryesor i Rripit të Gazës, në pë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj