LIVE UPDATES
Bota

Pse kaq pak gjermanë jetojnë në shtëpi apo banesa të blera?

Rumania, Sllovakia, Kroacia, Hungaria dhe Mali i Zi kanë përqindjen më të lartë sa i përket pronësisë së pasurive të paluajtshme. Në këto vende më shumë se 90 për qind e popullsisë jeton në shtëpinë ose apartamentin e vet. Por pse dallimet janë kaq të mëdha?

27 Shkurt 2024, 08:30 Nga h.k
Pse kaq pak gjermanë jetojnë në shtëpi apo banesa të
Foto ilustruese

GJERMANI-Më shumë se 83 milionë vetë jetojnë në Gjermaninë një sipërfaqe prej 357.580 kilometra katrorë. Prej tyre, më pak se gjysma jetojnë në shtëpitë dhe banesat e tyre. Sipas të dhënave të zyrës evropiane të statistikave Eurostat, në vitin 2022, 47 për qind e familjeve gjermane jetonin në banesat e tyre, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 53 për qind janë qiramarrës, gjë që e vendos Gjermaninë në fundin e vendeve në Evropë, nëse përjashtohet Zvicra. Rumania, Sllovakia, Kroacia, Hungaria dhe Mali i Zi kanë përqindjen më të lartë sa i përket pronësisë së pasurive të paluajtshme. Në këto vende më shumë se 90 për qind e popullsisë jeton në shtëpinë ose apartamentin e vet. Por pse dallimet janë kaq të mëdha?

"Kazerma rezidenciale"

Gjermania ka një përqindje kaq të vogël të pronësisë në krahasim me Evropën Jugore dhe Lindore, kryesisht për arsye historike. Ato datojnë në shekullin e 19-të, koha pas Luftës Franko-Prusiane dhe themelimit të Perandorisë Gjermane në 1871. Në atë kohë, Gjermania u zhvillua nga një vend bujqësor i vonë feudal në një komb industrial. E kjo do të thotë se njerëzit lëviznin nga fshatrat në qytete për të gjetur punë atje. Prandaj, shumë apartamente të lira duhej të ndërtoheshin shpejt.

Midis 1880 dhe 1900, qendra të mëdha industriale u ngritën në të gjithë Gjermaninë. Prej kësaj kohe e ka origjinën edhe termi "kazerma rezidenciale”, që është një përshkrim për standardin jashtëzakonisht spartan dhe ushtarak të jetesës që mbizotëronte atje. Termi gjithashtu tregonte mjerimin e strehimit në Perandorinë Gjermane, ku masat e mëdha në qytete si Berlini ose në rajonin e Ruhrit jetonin në kushte katastrofike.

Pas Luftës së Dytë Botërore, presioni në tregun e banesave u rrit më tej për shkak të shkatërrimit. Infrastruktura, shtëpi dhe banesa të shumta u shkatërruan. Në të njëjtën kohë, ne duhet të shtojmë edhe miliona të mërguar nga pjesët lindore të Gjermanisë, që atëherë i përkisnin Polonisë. Pothuajse 21 milionë njerëz po kërkonin një shtëpi të re menjëherë pas përfundimit të luftës, mungonin rreth 5.5 milionë apartamente.

Miliona pa vendbanime pas Luftës

Qeveria e re u përpoq të krijonte shpejt një hapësirë ​​të re jetese me ndihmën e një sërë masash dhe njëkohësisht u përpoq të parandalonte rritjen tepër të madhe të qirave për shkak të mungesës së hapësirave të banimit.

Për këtë arsye ndërtimi i banesave u shpall prioritet absolut. "Ndërtimi i banesave është kushti më i rëndësishëm që populli gjerman të drejtohet drejt rimëkëmbjes politike, ekonomike, por edhe etike dhe kulturore”, tha në shkurt 1950 kancelari i atëhershëm Konrad Adenauer, duke folur për krizën e strehimit.

"Një e katërta e banesave u shkatërrua në luftë," thotë Konstantin Kolodilin nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW). Në disa qytete, shkalla e dëmtimit ishte dukshëm më e lartë. Strehimi është shpallur prioritet kombëtar.

Bumi i banesave në vitet pesëdhjetë

Në vitin 1950 u miratua i ashtuquajturi Ligji i parë për Strehimin. Si rezultat i këtyre masave, më shumë se pesë milionë apartamente të reja u ndërtuan në vitet e pasluftës. Mungesa e banesave ishte e madhe edhe në Gjermaninë Lindore. Në të njëjtën kohë me Ligjin e parë për ndërtimin e banesave në Perëndim, u miratua edhe i ashtuquajturi Akti i Rindërtimit për të nxitur ndërtimin e banesave. Në mesin e viteve 1950, ky ligj inkurajoi ndërtimin e blloqeve të apartamenteve të stilit sovjetik, tipike për Evropën Lindore.

"Në vitet 1950-1960 ndërtoheshin kryesisht apartamente me qira në pronësi të kooperativave të ndërtimit. Si rezultat, kishte një përqindje të lartë të qiramarrësve”, shpjegon profesori Günter Fornholz, i specializuar në historinë e ndërtimit. Që atëherë, norma e qiramarrësit ka ndryshuar pak. Disa ndërtesa u bënë pronë e kompanive të pasurive të paluajtshme, por qiramarrësit mbetën në apartamente.

Treg i larmishëm i pronave me qira

Michael Voigtlender i Institutit Ekonomik Gjerman (IW) tregon një arsye tjetër pse më pak se gjysma e të gjitha familjeve gjermane jetojnë në shtëpitë e tyre dhe pse shumë prej tyre janë në banesa sociale të financuara nga shteti. "Në Gjermani, blerja e pasurive të paluajtshme nuk është inkurajuar kurrë fuqishëm," thotë ai.

Tregu gjerman i banesave ka edhe specifika që nuk bazohen vetëm në histori. Oferta e pronave të paluajtshme me qira është shumë e larmishme, thotë Voigtlender. "Në vende të tjera, në fakt është e vështirë të marrësh me qira shtëpi familjare apo apartamente të cilësisë së lartë dhe të madhësive së nevojshme.” Përveç kësaj, në Gjermani, popullsia nuk jeton ekskluzivisht në qytete të mëdha, si për shembull, në Francë. Popullsia në Gjermani është e shpërndarë relativisht mirë në territorin e vendit.

Kostot e larta të blerjes dhe ndërtimit

Dhe Fornholz beson se kushtet e mira mbizotërojnë në tregun e qirave të apartamenteve. Mbrojtja e qiramarrësve në Gjermani është relativisht e lartë. Në të njëjtën kohë, kushtet për të arritur vetë në pronë nuk janë shumë të lehta. Për shkak të rregullave të ndryshme strikte të ndërtimit, kostot e ndërtimit të apartamenteve janë relativisht të larta, e kjo vlen edhe për kostot shtesë kur blini pasuri të paluajtshme, siç është taksa e shitjes së pasurive të paluajtshme, e cila tani në Gjermani arrin deri në 6.5 për qind.

Për krahasim, taksa e pasurive të paluajtshme në SHBA është vetëm 0.3 për qind. Përveç kësaj, noterët publikë dhe agjentët e pasurive të paluajtshme janë dukshëm më të shtrenjtë në Gjermani. Voigtlender gjithashtu i konsideron kostot shoqëruese kur blini një pronë në Gjermani "një pengesë shumë të madhe". "Vetëm për këto kosto duhet të jepen rreth dhjetë deri në dymbëdhjetë për qind të çmimit të blerjes”, thotë eksperti.

Shumë prej tyre nuk kanë akses në tregun e pasurive të paluajtshme, sepse, sipas statistikave, vetëm rreth 15 për qind e të gjithë qiramarrësve kanë kursime prej rreth 60.000 euro. Shpenzimet shoqëruese nuk mbulohen nga banka me kredi, por klientët duhet ta sigurojnë këtë shumë.

Tregu i balancuar i pasurive të paluajtshme në Gjermani

Përqindja e pronësisë në fund të fundit varet nga rajoni në Gjermani. Është veçanërisht i ulët në qytetet më të mëdha gjermane: në Berlin, më pak se 14 për qind. Ngjashëm është në Frankfurt, Hamburg, Këln apo Mynih. Në zonat rurale, nga ana tjetër, dukshëm më shumë njerëz jetojnë në shtëpi të tyre, pak më shumë se gjysma. Përqindja më e lartë e pronësisë është në Baden-Württemberg dhe Saksonia e Ulët.

Nga këndvështrimi i ekonomistit Kolodilin, fakti që ka relativisht pak pronarë pronash në Gjermani nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Jashtë vendit, gjermanët e kanë zili tregun ende cilësor të pasurive të paluajtshme.

Në disa vende, mënyra e vetme për të jetuar në zonat urbane është blerja e pasurive të paluajtshme. Nëse nuk mund ta bleni, do t'ju duhet të shkurtoni shpenzimet e tjera ose të udhëtoni larg për në punë. Për më tepër, çmimet po rriten gjithnjë e më shumë, gjë që nuk i kontribuon me çdo kusht stabilitetit të tregut”, përfundon eksperti./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet