Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Negociatat vazhdojnë për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, për të mundësuar lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë nga grupi militant, në këmbim të lirimit nga Izraeli të qindra të burgosurve palestinezë.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se shpreson që një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, që do të ndalte luftimet dhe do të mundësonte lirimin e personave që ende mbahen peng, mund të hyjë në fuqi në fillim të javës së ardhshme. I pyetur se kur shpreson se mund të finalizohet një marrëveshje e tillë, Presidenti Biden tha: “Shpresoj në fillim të fundjavës. Në fund të fundjavës. Këshilltari im i sigurisë kombëtare më thotë se i janë afruar. Janë pranë. Nuk kanë përfunduar ende. Shpresa ime është që deri të hënën që vjen do të kemi një armëpushim”.
Presidenti Biden i bëri komentet nga Nju Jorku pas pjesëmarrjes në një emision të kanalit NBC. Negociatat vazhdojnë për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, për të mundësuar lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë nga grupi militant, në këmbim të lirimit nga Izraeli të qindra të burgosurve palestinezë. Propozimi për një pauzë gjashtëjavore në luftime do të mundësonte gjithashtu dërgimin e qindra kamionëve çdo ditë me ndihmat e domosdoshme për popullsinë e Gazës.
Negociatorët përballen me një afat jozyrtar – me fillimin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit rreth datës 10 mars, një periudhë që shpesh shoqërohet me tensione të rritura mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ndërkaq, Izraeli nuk ka arritur të zbatojë një urdhër të gjykatës më të lartë të OKB-së për të ofruar ndihma urgjente për popullsinë e dëshpëruar në Rripin e Gazës, tha të hënën organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, një muaj pas vendimit historik në Hagë që urdhëroi Izraelin të ulë intensitetin e operacioneve ushtarake.
Me një masë paraprake në përgjigje të kërkesës së Afrikës së Jugut ku akuzohet Izraeli për gjenocid, gjykata më e lartë e OKB-së e urdhëroi Izraelin të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjet, shkatërrimin dhe aktet e gjenocidit në enklavën e vogël palestineze. Gjykata nuk urdhëroi ndalimin e ofensivës ushtarake që ka shkaktuar një katastrofë humanitare.
Izraeli i mohon akuzat dhe thotë se po lufton për t’u vetëmbrojtur. Me gati pesë muaj luftime, Izraeli tashmë po përgatit zgjerimin e operacionit tokësor në Rafah, qytetin më jugor të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin, ku janë strehuar rreth 1.4 milionë palestinezë. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se ushtria i ka paraqitur kabinetit planin operacional për qytetin Rafah, si dhe planet për të evakuar civilët nga zonat e luftimeve. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme. Situata në Rafah ka krijuar shqetësim global. Aleatët e Izraelit kanë paralajmëruar se Izraeli duhet të mbrojë civilët në betejën kundër grupit militant Hamas.
Marrë nga VOA
View this post on Instagram
Foto ilustruese UKRAINË-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Donald Trumpin se përkrah udhëheqësin rus Vladimir Putin, ...
Foto ilustruese RUSIA-Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime të mundshme në Gjenevë për nj&...
Foto Ilustrim GUINEA- Dy të rinj u qëlluan për vdekje në një periferi të kryeqytetit të Guinea , ...
Foto Ilustrim SPANJË- Partia Socialiste në pushtet e Spanjës i ka dhënë 24 orë kohë ish-ministrit të transportit t&...
Foto Ilustrim KOSOVË- Ruajtja e paqes, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve ekskluzivisht...
Foto Ilustrim SHBA- Prokurorët e Manhattanit po i kërkojnë gjykatësit që mbikëqyr çështjen penale të...
Foto Ilustrim UZBEKISTAN- Një gjykatë në Uzbekistan i ka dënuar me burgim 23 persona, për shkak të vdekjes së 68 fë...
Foto Ilustrim SHBA- Një ish-profesoreshë e Kolegjit të Mjekësisë Albert Einstein ka dhuruar 1 miliard dollarë për i...
Foto Ilustrim TURQI- Erdogan tha se takimi i tij me Putin nuk do të vonojë. Pas telefonatës me Putin Erdogan tha se ai i shprehu "me kë...
Josep Borell BRUKSEL- Kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, përsëriti ditën e sotme se Izraeli ka "inkurajuar rritjen" ...