LIVE UPDATES
Bota

A do të tentojë Estonia ta detyrojë Moskën të paguajë për luftën e nisur në Ukrainë? Çfarë do të ndodhë me aluminin rus ?

Diçka e tillë ka nxitur kritika brenda Brukselit, sidomos prej disa vendeve të Bashkimit Evropian, me arsyetimin se blloku evropian duhet të jetë më ambicioz kur është fjala për sanksionim të Kremlinit në të ardhmen.

27 Shkurt 2024, 07:49 Nga h.k
A do të tentojë Estonia ta detyrojë Moskën të
Foto ilustruese

ESTONIA-Javën e kaluar, Bashkimi Evropian e ka miratuar paketën më të re të sanksioneve ndaj Rusisë, në kohën kur është shënuar përvjetori i dytë i nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë. Masat e marra janë të zbehta, kanë të bëjnë kryesisht me ngrirje të aseteve dhe bllokada në sigurim të vizave. Diçka e tillë ka nxitur kritika brenda Brukselit, sidomos prej disa vendeve të Bashkimit Evropian, me arsyetimin se blloku evropian duhet të jetë më ambicioz kur është fjala për sanksionim të Kremlinit në të ardhmen.

Duke folur para disa diplomatëve evropianë, që kanë folur në kushte anonimiteti, Komisioni Evropian ka premtuar se do të nisë punën në formim të paketës së re me sanksione, me efekt të menjëhershëm. Këtë herë, besohet se sanksionet do të kenë ndikim më të madh në ekonominë ruse. Njëri prej sektorëve pritet të jetë alumini. Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, kanë bërë thirrje që një kohë për ndalesa në importet dhe eksportet e këtij metali.

Zyrtarë prej katër shteteve kanë thënë përmes një letre, që e ka parë Radio Evropa e Lirë, se “importet e aluminit në Evropë, jo vetëm që e financojnë ekonominë e luftës së Rusisë, por edhe përfitojnë oligarkët e mbështetur prej Kremlinit, si dhe kompanitë shtetërore”. Vlerësohet se BE-ja ende importon metale prej Rusisë në vlerë të 2.3 miliardë dollarëve në vit. Blloku evropian eksporton shumë produkte alumini në Rusi, në vlerë të 190 milionë eurove. Sanksioni i vetëm që ka pasur efekt në këtë fushë, ka qenë një lloj specifik i aluminit në formë teli apo tubash të prodhuar në Rusi. Kjo nënkupton se 85 për qind e pjesës tjetër të biznesit me alumin mbetet e paprekur. Mirëpo ky realitet mund të ndryshojë, pasi industria e aluminit në Evropë, po bën thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Përfaqësuesit e industrisë evropiane të aluminit në Bruksel, kanë argumentuar se nuk mund të vazhdojë më tendenca e zhvillimit të biznesit me Rusinë, “sikurse të mos kishte ndodhur asgjë”. Ata kanë përmendur një mori të arsyeve ekonomike. Para se Rusia të niste luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, importet e aluminit rus kanë përbërë 30 për qind të të gjitha importeve të bllokut. Tani, alumini rus përbën vetëm 8 për qind të importeve totale të bllokut. Kjo do të thotë se duke u varur më pak prej Moskës, edhe sanksionet do të jenë më të dobëta në këtë drejtim. Alumini është goxha ndryshe prej materialeve tjera të papërpunuara, sikurse një lloj i rrallë i uraniumit që përdoret në industrinë bërthamore. Është më i lehtë për ta siguruar, prodhohet në gjithë botën dhe është i lehtë për ta transportuar. Duke marrë parasysh këtë fakt, BE-ja tani është duke prodhuar më shumë alumin dhe është duke e importuar atë prej partnerëve të rinj sikurse Islanda, Mozambiku dhe Norvegjia.

Mirëpo Komisioni Evropian e di që përballet me disa pengesa. Nëse vendos sanksione në industrinë e aluminit, disa vende anëtare do të kërkojnë përjashtim prej rregullit. Greqia do të jetë njëra prej tyre. Kështu ka ndodhur edhe kur BE-ja u ka vënë sanksione importeve të çelikut rus më 2023. Për më shumë, nëse në industrinë e çelikut ekzistojnë certifikata të origjinës, në industrinë e aluminit nuk ekziston diçka e tillë, duke ia lehtësuar Moskës ikjen prej sanksioneve. Një sistem i ngjashëm sikurse ai për çelikun do të mund të krijohej edhe për aluminin, mirëpo në atë rast nevojiten përpjekje globale për të qenë efektiv, dhe diçka e tillë mund të kërkojë shumë kohë.

A do të tentojë Estonia ta detyrojë Rusinë të paguajë për luftën e nisur në Ukrainë?
Së fundi, Bashkimi Evropian e ka marrë hapin e parë drejt shfrytëzimit të një sasie parash prej aseteve të ngrira ruse, për t’i ndihmuar financiarisht Ukrainës. Për fillim, BE-ja është duke shfrytëzuar fondet e bllokuara prej Bankës Qendrore të Rusisë dhe Fondit Kombëtar të Rusisë. Vendimi për të transferuar disa prej fitimeve në Ukrainë, është miratuar në Bruksel, ndonëse hapi i dytë – dërgimi më të vërtetë i parave në Ukrainë – nuk është finalizuar ende. Në disa shtete ekzistojnë dilema se çfarë ndikimi do të ketë ky transfer në valutën euro dhe çka sa u përket të drejtave të pronësisë private, që konsiderohen themelore në BE?

Estonia ka shkuar më larg pasi e ka miratuar një projektligj në lexim të parë në parlament që parasheh se asetet e ngrira që u takojnë shtetasve rusë do të mund të dërgohen në Ukrainë si kompensim për dëmet e luftës. Votimi në lexim të dytë pritet të organizohet në mars ose prill, dhe ligji pritet të miratohet në gjysmën e dytë të vitit. Estonia ka ngrirë asete truse në vlerë të 36 milionë eurove, përmes masave të veta shtetërore dhe zbatimit të sanksioneve të BE-së. Ndonëse vlera e aseteve të ngrira ruse në Estoni nuk është shumë e madhe, Brukseli dhe disa vendeve të BE-së janë duke e analizuar me vëmendje përvojën e këtij vendi.

Ky shtet baltik mund të krijojë precedent dhe të shkojë më larg, jo vetëm duke i konfiskuar të hyrat prej aseteve, por edhe vetë asetet. I vendosur në këtë drejtim ka qenë edhe ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, mbështetës i ligjit, në një takim të Këshillit të BE-së për Çështje të Jashtme, më 19 shkurt. “Nëse miratohet ligji, nuk do të ketë arsyetime që nuk mund të veprojmë ligjërisht. Kjo çështje më pas ka të bëjë me vullnet politik”.

Si duket propozimi estonez?

Nëse miratohet, masa konsiderohet vetëm opsion dhe jo obligim dhe e lë në dorë të Ministrisë së Jashtme të Estonisë që të vendosë për përdorim të fondeve, për regjistrim të aseteve apo çfarëdo mase tjetër për asetet që bien nën sanksionet ndërkombëtare. Ndonëse këtu shënjestra është e qartë – individët dhe kompanitë ruse – në fakt vendimi do të vlejë për të gjitha fondet që kanë personat apo kompanitë që janë nën sanksione.

A është në përputhje me ligjin ndërkombëtar?
Një rezolutë e miratuar në nëntor të vitit 2022 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka pranuar obligimin e Rusisë për të kompensuar dëmin e shkaktuar në Ukrainën. Kjo rezolutë nuk është detyruese, megjithatë, ofro shumë mundësi që secili shtet ta interpretojë ndryshe. Në shkresën sqaruese për projektligjin, Qeveria e Estonisë e ka bërë të qartë kur ka thënë se “në këtë pikë, duhet të merret parasysh që çdo shtet është konstrukt ligjor dhe ka përgjegjësi përmes njerëzve të vet”. Sipas saj, “konfiskimi i aseteve të njerëzve që kanë kontribuuar në këtë agresion që rrezikon sigurinë e Estonisë dhe gjithë Evropës, arsyetohet me situatën aktuale, pasi kemi luftë në zemër të Evropës, pas më shumë se 80 vjetëve”./REL

estonia dhe rusia lufte

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet