LIVE UPDATES
Bota

Protestë në Serbi/ Militantët në Dumën ruse, kundër pavarësisë së Kosovës

Ata në këtë mënyrë u kanë përcjellë mesazhin zyrtarëve rusë në Moskë, më 16 mars, se kundërshtojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

17 Mars 2023, 09:56 Nga I.A
Protestë në Serbi/ Militantët në Dumën ruse,
Protesta

SERBI- Dy deputetëve nga Serbia, janë paraqitur në Dumën ruse duke mbajtur në duart e tyre një flamur me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”. Ata në këtë mënyrë u kanë përcjellë mesazhin zyrtarëve rusë në Moskë, më 16 mars, se kundërshtojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Propozimi evropian do të jetë pika kryesore në agjendën e takimit të ardhshëm mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Ohër, gjatë të cilit zyrtarët perëndimorë presin përparim në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Propozimi, megjithatë, teston mundësitë e brendshme për Aleksandar Vuçiqin, i cili po përballet me protesta e djathtistëve.

Dy deputetët, të cilët përcollën qëndrimin e tyre tek zyrtarët rusë në Moskë, i përkasin lëvizjes së djathtë Dveri.

Dveri është pjesë e bllokut të opsioneve të djathta në Parlamentin e Serbisë - koalicioni i Nada (Shpresa) dhe Zavetnici (Të betuarit) - i cili paralajmëroi protestë në Beograd, për 17 mars.

Kërkesa kryesore në këtë protestë do të jetë refuzimi i propozimit evropian për Kosovën.

Ky propozim për zgjidhjen e kontestit të gjatë me Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia refuzon ta njohë, u pranua në fund të shkurtit nga Vuçiq dhe Kurti.

Protesta e forcave të djathta është paralajmëruar të mbahet një ditë para takimit të ri ndërmjet presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Më 16 mars, siç thuhet në faqen e internetit të Dveri, deputetët e kësaj lëvizjeje, Ivan Kostiq dhe Borko Pushkiq, në një bisedë me deputetët e Dumës ruse, shprehën mendimin se propozimi evropian është "shkatërrues për Serbinë".

Në deklaratën e lëvizjes Dveri thuhet gjithashtu se deputetët e tyre, në Moskë kanë vlerësuar se Rusia padyshim kujdeset më shumë për interesat e Serbisë sesa autoritetet serbe.

Rusia është në mesin e vendeve që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, si dhe bllokon anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.

Kjo është një nga arsyet pse autoritetet në Serbi nuk vendosën sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Ndaj pyetjes së REL-it se a kanë mbështetjen ruse për protestat që po organizojnë në Serbi, Dveri nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij teksti.

Dy deputetët e lëvizjes Dveri u takuan edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, më 14 mars, në kongresin themelues të Lëvizjes ndërkombëtare të rusofilëve.

Pjesëmarrësve të atij kongresi, u ka dërguar mesazh edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

“E vlerësojmë shumë vendosmërinë tuaj të fuqishme për të kundërshtuar fushatën rusofobike dhe për të zhvilluar dialog dhe bashkëpunim kulturor reciprokisht të dobishëm”, tha Putin.

Lëvizja ndërkombëtare e rusofilëve është paralajmëruar si një tubim i miqve të Rusisë dhe atyre që e duan historinë dhe kulturën e saj, kundër “fushatës së ashpër anti-ruse të Perëndimit”.

Lëvizja u formua në kohën kur Rusia gjendet nën izolimin ndërkombëtar për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës fqinje dhe po përballet me akuza për krime lufte në atë vend.

Dveri nuk është i vetmi opsion parlamentar i krahut të djathtë, i cili në Moskë sheh bashkëbisedues për politikën e saj ndaj Kosovës.

Në shkurt të vitit 2022, në Moskë, kryetarja e Zavetnici (Të betuarit), Millica Gjurgjeviq - Stamenkovski, deputetëve të Dumës ruse dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme u paraqiti propozimin që Rusia t’i bashkohet negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mediat raportuan se ajo ishte në Moskë pak para agresionit rus kundër Ukrainës, si kandidate në zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Në ato zgjedhje të mbajtura në prill të vitit 2022, Aleksandar Vuçiq fitoi mandatin e dytë presidencial.

Një delegacion i Zavetnici qëndroi në Moskë edhe në dhjetor të vitit 2022.

REL-i ka kontaktuar me Millica Gjurgjeviq - Stamenkovskin, kryetaren e partisë Zavetnici, me pyetjen se a kanë mbështetjen e Rusisë për protestat kundër propozimit evropian për Kosovën.

“Sigurisht, nëse Putini nuk arrin të vijë në tubim, ai do të delegojë Lavrovin të flasë në vend të tij”, u përgjigj ajo përmes një mesazhi telefonik.

Ajo nuk iu përgjigj kërkesës për të saktësuar nëse kjo do të thotë se ata kanë mbështetjen e Rusisë për protestat.

Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit joqeveritar për Çështje Evropiane në Beograd, i tha Radios Evropa e Lirë se Moska dëshiron të ekzistojë një faktor destabilizues në rajon.

“Moska është e bindur se nëse do të humbiste çështjen e Kosovës, e më pas edhe çështjen e Republikës Sërpska, [lideri i serbëve në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad] Dodikut dhe Bosnjë e Hercegovinës, do të humbiste plotësisht çdo ndikim në Ballkan”, tha Beshiri.


Ai shtoi se kjo do ta izolonte plotësisht Rusinë, pas agresionit kundër Ukrainës.

Millorad Dodik, kryetar i Republikës Sërpska, një nga entitetet e Bosnjë e Hercegovinës, u takua dy herë me presidentin rus, Vladimir Putin, që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës.

Naim Leo Beshiri nga Instituti për Çështje Evropiane, tha se Rusisë i konvenon status quo-ja në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Që ky konflikt i ngrirë të ruhet, sipas tyre, deri te disa momente të ardhshme gjeopolitike”, shtoi Beshiri.

Që nga pushtimi rus në Ukrainë, ndërmjetësuesit evropianë dhe amerikanë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë intensifikuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për mundësinë e ndikimit rus.

Më 15 mars, Lajçak deklaroi se pranimi i propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zvogëlonte hapësirën që Rusia të ndërhyjë në ngjarjet në rajon dhe të krijojë kaos.

“Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, stabilizimi i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm për BE-në se kurrë më parë”, tha Lajçak.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës online “Evropa dhe Rusia në frontin Ballkanik” të organizuar nga Instituti italian për Studime Politike Ndërkombëtare.

Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk nënkupton njohje reciproke, por obligon Serbinë që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke u mbështetur, lidhur me këtë çështje, në përkrahjen e Rusisë dhe Kinës në Kombet e Bashkuara.

Kjo është një nga arsyet pse autoritetet në Serbi nuk vendosën sanksione ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës.

Organizatorët e protestës bënë të ditur se përveç refuzimit të propozimit evropian për Kosovën, do të kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet.

Përfaqësuesit e këtij grupi të partive e konsiderojnë propozimin evropian si ultimatum për njohjen e Kosovës.

Këto grupime të djathta kanë 34 nga 250 ulëset e deputetëve në Parlamentin e Serbisë.

Serbia është shteti i rrallë, në të cilin tubimet organizohen nga partitë dhe grupimet me orientim pro-rus.

Protestat në mbështetje të Rusisë, që kur ky shtet pushtoi Ukrainën, janë organizuar nga grupi i ekstremit të djathtë “Patrulla e Popullit”, i cili flet publikisht për lidhjet e tij me paraushtarakët rusë nga formacioni Wagner.

Disa pjesëmarrës në ato protesta mbanin simbolet e Wagner-it dhe simbole mbështetëse për pushtimin rus.

Udhëheqësi i “Patrullës Popullore”, Damjan Knezheviq, ndodhet në paraburgim që nga 16 shkurti.

Prokuroria dyshon se ai, më 15 shkurt, në protestën kundër propozimit evropian për Kosovën, para Presidencës së Serbisë u ka bërë thirrje qytetarëve për rrëzimin dhe ndryshimin e pushtetit me dhunë. Serbia nuk e sheh si problem të djathtën ekstreme dhe ekstremizmi i djathtë nuk përmendet në strategjinë e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për periudhën 2019-2023.

Marrë nga REL

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet