LIVE UPDATES
Bota

“A është nisma e Shqipërisë për “pasaportat e arta” vetëm e pezulluar apo çështje e mbyllur?”, DW: Borell dhe Rama qëndrime ndryshe

Konferenca e përbashkët për shtyp u zhvillua në përfundim të këtij takimi. Në këtë konferencë, kryeministri i Shqipërisë, Rama, tha lidhur me “pasaportat e arta” që procesi vetëm është pezulluar.

17 Mars 2023, 08:31 Nga A.B
“A është nisma e Shqipërisë për “pasaportat
Rama

A është nisma e Shqipërisë për “pasaportat e arta” – vetëm e pezulluar apo çështje e mbyllur? Borrell dhe Rama me deklarata të ndryshme.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell, deklaroi në Tiranë, të enjten (16.03) në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Rama dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi se nisma e qeverisë Rama për dhënien e shtetësisë shqiptare investitorëve të huaj, në këmbim të një pagese apo të një projekti të paracaktuar, e njohur si nisma e “pasaportave të arta”, nuk do të ndiqet më tej.

“Ne patëm mundësinë të mirëpresim deklaratën e zotit kryeministër që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej,” tha Josep Borell, që mori pjesë bashkë me komisionerin Varhelyi në takimin XII të Këshillit të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së.

Rama: Procesi vetëm është pezulluar

Konferenca e përbashkët për shtyp u zhvillua në përfundim të këtij takimi. Në këtë konferencë, kryeministri i Shqipërisë, Rama, tha lidhur me “pasaportat e arta” që procesi vetëm është pezulluar.

“Përsa u përket pasaportave të arta kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel evropian qëndrimi. Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE-së që e kanë zbatuar me sukses. Ka një çështje në Gjykatën Evropiane, ne nuk do ta nxjerrim më këtë iniciativë në tavolinë pa parë si do të përfundojë çështja në Gjykatën Evropiane. Nëse Gjykata Evropiane vendos kundër pasaportave të arta, kjo është një çështje e mbyllur. Nëse Gjykata Evropiane vendos pro, atëherë çdo vend do të bëjë zgjedhjen e vet.” theksoi Rama.

Në një intervistë ekskluzive të DW me zëdhënësen e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez, lidhur me “pasaporta e arta” ajo theksoi që ” BE-ja respekton të drejtën e vendeve sovrane për të vendosur mbi mënyrën e dhënies së shtetësisë. Konteksti aktual i agresionit rus kundër Ukrainës, nxjerr më tej në pah, rreziqet që paraqesin skemat e shtetësisë për investitorët e huaj si infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta.”

Rama: Nuk heqim dorë nga amnistia fiskale

Këshilli i Stabilizim-Asocimit mes BE-së dhe Shqipërisë përbën nivelin më të të lartë të dialogut politik mes tyre. Për herë të parë që nga viti 2003, kur Shqipëria filloi bisedimet lidhur me Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE, ky takim, i dymbëdhjeti, u zhvillua në Tiranë.

“Jemi në Tiranë për t’i treguar popullit shqiptar se Shqipëria po afrohet gjithnjë e më tepër dhe BE-ja është gjithmonë e më tepër pranë jush. Duam të japim një sinjal të fuqishëm politik për angazhimin e BE-së ndaj rrugëtimit shqiptar drejt integrimit evropian” tha në konferencën e përbashkët për shtyp Josep Borell.

Ai nuk u ndal në kundërshtimin e Komisionit Evropian ndaj projektligjit për amnisti fiskalë të qeverisë Rama dhe ekspertizën ligjore që po jep për përmirësimin e projektligjit në fjalë.

Komisioni Evropian ka rezerva ndaj amnistisë fiskalepasi sipas tij ajo “do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave dhe mund ta kthejë Shqipërinë në një “parajsë fiskale” për pastrimin e parave”

Kryeministri Rama njoftoi se amnistia fiskale ka qënë një temë diskutimi në bisedimet e kësaj radhe në Tiranë.

“Qëndrimi ynë është i ditur. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e Komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Nuk heqim dorë thjesht, sepse kjo nuk është një gjë e mirë në parim, sepse ne kemi të gjitha arsyet tona për të menduar që kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por ama nga na tjetër ne duam që këtë gjë ta bëjmë së bashku,” tha kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.

Konvergjenca ekonomike me BE? Hendek marramendës

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell, rikonfirmoi mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe në tërësi ndaj Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt hyrjes në BE.

“Angazhim ynë është i patundur. Kemi përfshirë të gjithë partnerët dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në politikat tonë për zbutjen e ndikimit negativ të luftës ruse kundër Ukrainës. Kjo luftë ka shkaktuar goditje në të gjithë botën dhe ndikim në shumë vende, në gjithë botën, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Duhet të mobilizojmë mbështetje urgjente,” tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp.

Borell foli për mbështetje konkrete prej 80 milion eurosh të KE ndaj Shqipërisë në fushën e energjisë që ”do të vihen në dispozicion së shpejti”

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi e cilësoi Ballkanin “një përparësi gjeo-politike të BE, gjë që nënkupton dëshirën tonë që ky rajon të jetë pjesë e BE sa më shpejt të jetë e mundur. Për këtë reformat duhen përshpejtuar”, tha ai.

Por përtej kësaj dëshire, mbështetjeje dhe kërkesës për përshpejtim reformash, në kontekstin e një realiteti të ri gjeo-politik nga agresioni rus ndaj Ukrainës, kryeministri Rama e quajti të domosdoshme që “BE të bëjë një hap të konsiderueshëm përpara lidhur me afrimin e Ballkanit me BE në aspektin financiar”.

“Ballkani nuk mund t’u rezistojë gjithë këtyre goditjeve pa pasur një mbështetje, qe buron nga koha ku jetojmë. Hendeku mes Ballkanit dhe vendeve të tjera të BE që janë rrotull, si Greqia, Kroacia etj në përfitimin e mbështetjes evropiane është marramendës. Ballkani Perëndimor nuk e përballon dot këtë hendek që zgjerohet në kushtet kur jemi të sfiduar nga vendet e mëdha që marrin njerëz dhe i paguajnë më mirë,” theksoi kryeministri Rama duke sjellë në vëmendje fenomenin e emigrimit nga Shqipëria dhe rajoni të profesionistëve të kualifikuar që janë të pakënaqur me nivelin e pagave dhe largohen nga rajoni drejt vendeve të BE-së.

Borell: Shpresa në takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi, në Ohër

Josep Borell e konsideroi marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit si marrëveshje që ”sjell shumë shpresë për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit”.

Duke folur për pritshmërinë në takimin e nivelit të lartë që do të zhvillohet këtë të shtunë, më 18 mars, në Ohër ai tha: “Shpresoj të dyja palët të vijnë në këtë takim me një qasje konstruktive, me vullnetin për t’u angazhuar, për të rënë dakord, jo për vetë marrëveshjen sepse tashmë për atë është rënë dakord, por për modalitetet dhe afatet e zbatimit të saj. Nëse kjo ndodh, atëherë besoj se Ballkani Perëndimor do të festojë një hap të jashtëzakonshëm përpara drejt rrugëtimit europian për të gjitha vendet e tij”.

Borrell tha se Komisioni Europian po punon për zatimin e marrëveshjes. “Marrëveshja siguron vazhdimin e dialogut me synim normalizimin e marrëdhënieve, përtej menaxhimit të krizave, që duhet të mbarojnë. Ka pasur marrëveshje në të shkuarën të cilat nuk janë zbatuar ndonjëherë dhe kjo nuk mund të ndodhë përsëri në këtë rast. Po punojmë për zbatimin e marrëveshjes, që është përbërëse e saj, gjë që do të detyrojë të dyja palët të sigurojnë dhe të kenë të njëjtin kuptim lidhur me afatet dhe modalitetet,” theksoi në Tiranë, Josep Borell./DW/

pasaportat e arta edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet