LIVE UPDATES
Bota

Eksperti i Evropës Juglindore: Serbia po e shfrytëzon krizën për të fituar kohë

Dhe në mes të kësaj ishin çështjet e vogla dhe simbolike ndaj të cilave Albin Kurti mbante qëndrim parimor.

17 Mars 2023, 09:40 Nga I.A
Eksperti i Evropës Juglindore: Serbia po e shfrytëzon krizën
Milan Nic

TIRANË- Tërheqja e serbëve nga institucionet në Veri të Kosovës ka krijuar një situatë shumë serioze prapakthyese, thotë eksperti i Evropës Juglindore, Milan Nic në intervistë për DW.

Milan Nic: Mendoj se shumë gjëra ishin në rrugë të mirë në drejtim të normalizimit ose së paku përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në muajt e fundit. Pra, ishte edhe Procesi i Berlinit që arriti marrëveshjet e para. Pra, punët po shkonin mirë për Kosovën. Dhe në sfond ishte nisma diplomatike e Berlinit dhe Parisit për të arritur një progres të madh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe në mes të kësaj ishin çështjet e vogla dhe simbolike ndaj të cilave Albin Kurti mbante qëndrim parimor.

Në gusht amerikanët e ndihmuan atë me letërnjoftimet. Është mjaft interesante që nga minikriza e asaj kohe rezultoi një marrëveshje e pashkruar që Serbia të njihte letërnjoftimet e Kosovës në fund të vitit. Njohja e letërnjoftimeve ishte më pas pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare të Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit, dhe pasi ajo të ratifikohet, do të bëhet e detyrueshme. Pra, gjërat po ecnin në drejtimin e duhur, për integrimin real të Kosovës në rajon, pa u bojkotuar nga Serbia.

Tani mendoj se Vuçiçi do ta shfrytëzojë çdo çështje që i mundëson atij të blejë kohë, për të evituar një marrëveshje të përgjithshme me Kosovën. Pra, tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, nuk ka të bëjë me këto ditë. Vuçiçi ka vendosur tani që çdo çështje të vogël ta kthejë në të madhe. Pra, kjo nuk është një krizë që do të kapërcehet brenda një dite. Mendoj se shtensionimi do të kërkojë kohë dhe kapacitete diplomatike, të cilat kanë qenë të rezervuara për të arritur një kompromis të madh.

Po. Por shikoni, Brukseli dhe Uashingtoni i kërkuan Kurtit ta shtynte zbatimin e vendimit për targat, sepse momenti ishte i papërshtatshëm. Dhe çfarë bëri Prishtina? I shtyu për në prill konfiskimet, por tani po shpërndan qortimet, e më vonë do të fillojë me gjobat. Pra, nga ana ligjore, procesi quhet i filluar, dhe kësisoj ai i ofroi Beogradit një shkak për t’u thënë serbëve të tërhiqen nga institucionet. Mendoj se Prishtina nuk e ka menduar mirë kur e bëri, sepse çdo krizë sado e vogël që të jetë, nuk është në interes të saj. Beogradi këtë po e shfrytëzon: Nuk them që kriza është artificiale, por ai po e shfrytëzon tani për të vënë gjithçka në pikëpyetje dhe për të thënë se serbët në Kosovë – do të kthehen në institucionet e saj, vetëm nëse marrin garanci për Asociacionin. Pra, për një gjë simbolike, situata ka ndryshuar brenda ditësh.

Rusia nuk qëndron pas kësaj lëvizjeje. Pas kësaj lëvizjeje është vetëm Beogradi. Kjo ka të bëjë me pozicionimin për çështje më të mëdha sesa thjesht targat e makinave. Nuk them se kriza është artificiale, sepse targat janë të rëndësishme, sepse kanë të bëjnë me jetën e përditshme. Kështu që thjesht nuk e kuptoj, pse Kurti mendonte se, nëse fillonte procesin, qoftë edhe shkallë – shkallë, serbët nuk do të bënin një hap të tillë, duke kaluar në krizën e plotë. Nuk është problemi te tensionet, por serbët tani me këtë hap po e shfuqizojnë vetë Marrëveshjen e Brukselit, të vitit 2013. Tani ata do të thonë, ne duam të diskutojmë për gjithçka. Pra, në vend që të diskutohet për të ecur përpara, tani diskutimi do të bëhet se si të kthehemi në pikën zero.

Kjo sepse Kurti dhe Vetëvendosja nuk dëshirojnë ta pranojë këtë pjesë të Marrëveshjeve të Brukselit që ka nënshkruar qeveria e Kosovës para tyre. Plani është që të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si autonomi. Negociimi i bërë asokohe në vitin 2013 ishte që në këmbim të njohjes së institucioneve dhe juridiksionit të shtetit të Kosovës në territorin e Kosovës, serbët e Kosovës të kenë autonominë. Tani Kurti nuk dëshiron ta bëjë këtë.

Ky është interpretim predominues në Kosovë. Asociacioni u përkufizua në mënyrë shumë të mjegullt. Problemi më i madh i dialogut ka qenë se si të përkufizohet Asociacioni, që ishte thelbi i marrëveshjes së Serbisë. Por Kurti as nuk dëshiron të flasë për atë. Dhe kjo ishte pika e tij e dobët në krahasim me Serbinë. Serbia kishte shumë më tepër pika të dobëta dhe ishte vënë me shpatulla pas muri nga BE.

Por e thënë shkurt: tërheqja e serbëve të Kosovës në veri nga të gjitha institucionet e Kosovës është një situatë e re. Dhe është shumë serioze, sepse unë nuk i shoh ata të kthehen javën e ardhshme apo se është e thjeshtë të bësh thirrje që ata të kthehen. Kështu që tani kemi një krizë të rëndë politike brenda Kosovës, si pasojë e së cilës kemi humbur disa javë apo muaj. Dhe kjo do të prishë plotësisht iniciativën franko-gjermane për një marrëveshje të plotë normalizimi.

Unë vetëm një gjë mund të them: Më kujtohet, para tre vjetësh kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, kur bëhej fjala për taksat. Dhe Perëndimi e kishte shumë të vështirë të ndryshonte qëndrimin e tyre. Ishte edhe samiti i organizuar në vitin 2019 në Berlin, ku Macron dhe Merkel thanë, se nëse ne i ftojmë të gjithë këta liderë, harxhojmë kohën dhe kapacitetet tona për të lëvizur përpara, dhe ata sërish nuk janë konstruktivë, atëherë ne do të heqim dorë. Tani është hapur një dritare për të gjithë rajonin, por veçanërisht për Kosovën, për t’u bërë pjesë e tij në nivel të barabartë me Serbinë përmes Procesit të Berlinit, përmes BE-së. Ata do ta lënë të mbyllur këtë dritare.

Jo i fundit. Por mendoj se nuk është situatë e mirë për Kosovën. Kosova ka nevojë për çdo marrëveshje diplomatike, që avancon, shkon përpara. Ndërsa Serbia dëshiron të fitojë kohë dhe sipas kësaj formule, Kurti po i ofron asaj krizën e re në “një tabaka të argjendtë”. 

Marrë nga DW

milan nic

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës