LIVE UPDATES
Bota

Procesi i Berlinit, Sarrazin: Synon gjëra pozitive! Shqiptarët s’duhet të largohen nga vendi i tyre

Duke vlerësuar pozitën gjeografike, Sarrazin shprehet se Ballkani Perëndimor, mund të bëhet qendra e të gjitha linjave ndërkombëtare të transportit, jo vetëm për t'u ndërlidhur me rajonet e tjera, por edhe për t’i sjellë produktet në tregun evropian.

30 Shtator 2022, 15:59 Nga k.m.
Procesi i Berlinit, Sarrazin: Synon gjëra pozitive! Shqiptarët
Manuel Sarrazin

I dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për "Deutsche Welle" ka folur rreth sfidave të rajonit gjatë rugëtimit për integrimin në Bashkimin Evropian. Duke vlerësuar pozitën gjeografike, Sarrazin shprehet se Ballkani Perëndimor, mund të bëhet qendra e të gjitha linjave ndërkombëtare të transportit, jo vetëm për t'u ndërlidhur me rajonet e tjera, por edhe për t’i sjellë produktet në tregun evropian.

Lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqiprinë, ai tha se vendi është drejt rrugës së përmbushjes së reformave të rëndësishme teksa tha se ky është një proces jo i lehtë, pasi do të duhet transoformimi i vendit dhe i legjislacionit.

Sarrazin u shpreh gjithashtu për Procesin e Berlinit, se synon të arrijë gjëra pozitive për qytetarët e rajonit dhe se nuk është kundër asnjë projekti tjetër në Ballkan.

Deutsche Welle: Z. Sarrazin, ju morët pjesë në Tiranë në Forumin e Ndërlidhshmërisë. Sa e rëndësishme është të flasësh në këto kohë për ndërlidhshmërinë në Ballkanin Perëndimor?  

Manuel Sarrazin: Unë jam nga Hamburgu, i cili është porti i tretë më i madh i Evropës dhe çdokush në Hamburg i trembet faktit që rajoni juaj (Ballkani Perëndimor) mund të bëhet qendra e të gjitha linjave ndërkombëtare të transportit, sepse ju jeni në Mesdhe.  Itinerari është shumë i shkurtër. Mund t’ju them se rajoni ka një potencial shumë të madh ndërlidhshmërie, jo vetëm sa i përket transportit nga rajonet e tjera, por edhe për t’i sjellë produktet në tregun evropian. Kjo është një nga temat kyçe të ndërlidhshmërisë në rajon.

Gjatë vizitës suaj në Shqipëri u takuat me kryeministrin e vendit, ministren e Jashtme, aktorë të shoqërisë civile etj. Çfarë përshtypjesh krijuat nga këto takime?  

Ju e dini se tashmë Shqipëria ka hyrë në rrugëtimin e negociatave me BE-në. Më në fund ia dolëm të hapim negociatat dhe së pari jemi të gëzuar e të lumtur, por tani sigurisht duam ta shohim Shqipërinë që të përparojë. Duam të hapim kapituj, të mbyllim kapituj, duam të jemi të qartë rreth standardeve. Prandaj duhet ndjekur rruga e reformave. Jemi me fat që qeveria do ta ndjekë këtë rrugë, por gjithashtu kemi filluar t’i shtyjmë përpara, t’i nxisim këto çështje.  

DW: Pra, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera kanë një rrugë të vështirë përpara?

Sigurisht, nuk është një rrugë e lehtë. Ju duhet të transformoni jo vetëm legjislacionin, por të gjithë vendin. Duhet të shtroni pyetjet: si do të zhvillohen procedurat, si do të bëhet transparenca, sa duhet të përfshihet shoqëria civile në këtë proces dhe çfarë cilësie do të ketë ky proces. Shqipëria është në fazat e para por fatmirësisht puna po nis dhe kjo është edhe përshtypja ime kryesore: duhet të jeni kritikë për detajet, sepse detajet kanë rëndësi. Më në fund po nisim negociatat e mirëfillta, pasi Shqipëria kishte ngelur në vendnumëro për një kohë të gjatë, për arsye për të ardhur keq.  

Kur flitet për Ballkanin Perëndimor është më e rëndësishme të flitet për Procesin e Blerilinit apo për nismën tjetër të disa liderëve të rajonit, "Open Ballkans"?

Në datën 3 nëntor do të mbahet samiti i Berlinit dhe këto javë unë po udhëtoj në Ballkan për të rritur pritshmëritë ndaj Procesit të Berlinit. Kemi besimin se do të ecim përpara përsa i përket Tregut të Përbashkët Rajonal, solidaritetit në energji dhe Agjendës së Gjelbër, si dhe bashkëpunimit mes të rinjve në rajon. Pra, duam të rrisim pritshmëritë e Procesit të Berlinit dhe kjo është diçka e mirë. Ky Proces synon të arrijë gjëra pozitive për qytetarët e këtij rajoni. Nuk është kundër këtij apo atij projekti. Procesi i Berlinit ka të bëjë me çuarjen përpara të gjërave dhe ne po përpiqemi të ndihmojmë në këtë zhvillim.  

Z. Sarrazin, përmendet rininë dhe rëndësinë e saj, e cila është dhe një ndër temat e Forumit të Ndërlidhshmërisë. Por në të njëjtën kohë, të rinjtë po ikin nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera të rajonit…  

Ne duam t’i japim një këndvështrim europian kësaj çështjeje. Shumica e njerëzve nuk largohen për veten e tyre, por sepse duan t’u japin fëmijëve të tyre kushte më të mira jetese. Rruga drejt Europës është përgjigjja ndaj këtij fenomeni. Ne duam ta bëjmë rrugën europiane më të besueshme dhe më të qartë, në mënyrë që të rikthehet besimi. Dhe mund t’ua rikthejmë besimin këtyre njerëzve. Integrimi rajonal, Tregu i Përbashkët Rajonal është njëri nga hapat. Sigurisht, unë e kuptoj kur një individ vendos të kërkojë fatin e tij në një vend që mendon se është më i mirë. Por mendoj se nuk duhet të fajësojmë individët, por duhet të përmirësojmë kushtet që më shumë njerëz të mund të qëndrojnë në këto vende të mrekullueshme dhe ta kërkojnë fatin këtu. Ata s’duhet të largohen nga vendet e tyre.  

Manuel Sarrazin, ka qenë dikur deputet i Bundestagut për të Gjelbrit, por në zgjedhjet e fundit të Bundestagut e humbi mandatin. Prej fillimvitit 2022 ai është i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtyre javëve ai ndodhet në rajon për të përgatitur samitin e Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet më 3 nëntor në Berlin. Në Tiranë ai mori pjesë në Forumin Rajonal të Ndërlidhshmërisë, një nga projektet e Procesit të Berlinit./DW

manuel sarrazin

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim