LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Trump paralajmëron përsëri Hamasin, kërkon lirimin e të gjitha pengjeve

Administrata e zotit Trump dërgoi 4 miliardë dollarë armë në Izrael këtë javë, hera e dytë brenda një muaji që përdori autoritetin e urgjencës për të anashkaluar miratimin e Kongresit për shitjen.

7 Mars 2025, 18:17 Nga r.ll
Presidenti Trump paralajmëron përsëri Hamasin, kërkon
donald trump

SHBA- Presidenti Donald Trump përsëriti të enjten paralajmërimin e tij se Hamasi duhet të lirojë menjëherë pengjet e mbetura izraelite. Grupi, i cili konsiderohet terrorist nga Shtetet e Bashkuara, tha se do ta bëjë një gjë të tillë vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, Hamasi akuzoi SHBA-në dhe Izraelin se po përpiqen të tërhiqen nga negociatat.

Ndërsa palestinezët përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre mes armëpushimit të brishtë në Gazë, Presidenti Donald Trump i dha Hamasit, një grup i përcaktuar terrorist nga SHBA, një ultimatum: të lirojë menjëherë të gjithë pengjet izraelitë ose ta "paguajë shtrenjtë".

Të enjten, ai u pyet se çfarë donte të thoshte me këtë.

“Do ta shihni. Pata nderin të kaloj shumë kohë dje me disa nga pengjet e liruar dhe nuk mund ta besoj se sa keq janë trajtuar”, u përgjigj Presidenti Trump.

Ai e bëri paralajmërimin të mërkurën pas takimit me ta. Administrata e zotit Trump dërgoi 4 miliardë dollarë armë në Izrael këtë javë, hera e dytë brenda një muaji që përdori autoritetin e urgjencës për të anashkaluar miratimin e Kongresit për shitjen.

Një zëdhënës i Hamasit tha se rruga më e mirë për lirimin e pengjeve është përmes negociatave për armëpushim. Politika e Uashingtonit ka qenë që të mos negociojë me terroristët. Por zoti Trump konfirmoi se administrata e tij ka filluar bisedimet e drejtpërdrejta me Hamasin për lirimin e pengjeve.

“Ne po ndihmojmë Izraelin në këto diskutime, sepse po flasim për pengjet izraelitë. Dhe ne nuk po bëjmë asgjë në lidhje me Hamasin. Nuk japim para”, tha ai.

Duket se këto bisedime janë të shkëputura nga negociatat mes Hamasit dhe Izraelit për të siguruar fazën e dytë të armëpushimit të Gazës. Faza e parë përfundoi fundjavën e kaluar.

“Shumë njerëz parashikojnë që armëpushimi të dështojë, sepse presin që kryeministri [Benjamin] Netanyahu të fillojë sërish të godasë Gazën. Dhe sapo të ndodhë kjo, nuk do të ketë më lirim pengjesh”, thotë Mirette Mabrouk, bashkëpunëtore e lartë në Institutin e Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, vendet arabe miratuan të martën një kundërpropozim ndaj thirrjes së zotit Trump për të dëbuar palestinezët dhe për ta kthyer Gazën në një destinacion turistik. Sipas planit arab, palestinezët do të qëndrojnë atje dhe Hamasi do të përjashtohet nga qeverisja. Izraeli e ka hedhur poshtë planin.

Plani i vendeve arabe është një "hap i parë mirëbesimi", i tha Zërit të Amerikës i dërguari i Presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Ai nuk tha nëse palestinezët do të lihen në Gazë.

“Ne po vlerësojmë gjithçka atje. Kështu që është pak herët për të komentuar”.

Izraeli ka bllokuar gjithashtu të gjithë ndihmën në Gazë që nga e diela, duke përsëritur akuzat e kahershme se ato po i shkojnë Hamasit, gjë që agjencitë ndërkombëtare e mohojnë.

Aktualisht në territor ka një mungesë karburanti, gjë që rrezikon më tej shërbimet bazë si pastrimi i plehrave./VOA

donald trump hamasi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit