Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qeveria e mëparshme polake, e udhëhequr prej partisë nacionaliste, Ligji dhe Drejtësia, është përfshirë në mosmarrëveshje me BE-në lidhur me reformat e Varshavës në sundimin e ligjit, duke rezultuar me bllokim të fondeve të bllokut evropian në vlerë të miliarda eurove.
POLONIA- Presidenti polak, Andrzej Duda e ka kritikuar Komisionin Evropian për bllokim të fondeve të Bashkimit Evropian për vendin e tij, duke e konsideruar këtë si “tentim për ta detyruar Poloninë të ndryshojë” qeverisjen e saj. Ai ka thënë se është i hapur për t’i negociuar ndryshimet në sistemin e drejtësisë. Qeveria e mëparshme polake, e udhëhequr prej partisë nacionaliste, Ligji dhe Drejtësia, është përfshirë në mosmarrëveshje me BE-në lidhur me reformat e Varshavës në sundimin e ligjit, duke rezultuar me bllokim të fondeve të bllokut evropian në vlerë të miliarda eurove. Qeveria e re pro BE-së është zotuar për të rikthyer qasjen në këto fonde, duke e përmirësuar fushën e sundimit të ligjit, ndonëse është duke hasur në rezistencë prej mbështetësve dhe aleatëve të pushtetit të kaluar, përfshirë Dudan dhe disa gjyqtarë të lartë.
“Nuk kam dyshim se cila ka qenë arsyeja e bllokimit të parave nga Komisioni Evropian. Ka qenë veprim i pastër politik kundër autoriteteve të kaluara polake”, ka thënë Duda në një konferencë për media në Vilnius.
“Tentim për ta detyruar Poloninë që t’i ndryshojë autoritetet, kështu e kuptoj unë, dhe kështu duhet kuptuar, dhe lëvizjet e fundit vetëm sa e konfirmojnë këtë”, ka shtuar ai.
Megjithatë, Duda ka thënë se është i hapur për negociata dhe propozime për ndryshime eventuale në sistemin polak të drejtësisë, mirëpo ai nuk do të lejojë verifikim të ri të gjyqtarëve që janë emëruar gjatë mandatit të tij. Zgjedhjet e 15 tetorit të vitit të kaluar, i kanë dhënë fund qeverisjes tetëvjeçare të partisë Ligji dhe Drejtësia, dhe më pas është formuar qeveria e re, në krye me ish-presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk./ REL
Një uzbekeje iu premtua një jetë e mirë në Turqi, por ajo përfundoi duke jetuar në një fshat të largët t&eum...
Kurti në familjen e Ibrahim Rugovës KOSOVA- Teksa sot shënohet 18-vjetori i vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrah...
Flamuri rus. RUSIA- Zyrtarët e Perëndimit kanë thënë se janë të hapur ndaj idesë së konfiskimi...
Terminal i Rusisë për naftën e saj në një port në Detin e Zi. RUSIA- Rusia e ka tejkaluar Arabinë Saudite vitin e kaluar...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë marrë pjesë sot në homazhe...
Vjosa Osmani KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në homazhet e bëra në nder të ish-presidenti...
foto ilustruese IRAK- Një pjesë e personelit të ushtrisë amerikane është plagosur në një sulm me raketa në nj&...
ibrahim rugova KOSOVË- Sot janë shënuar 18 vite që nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërru...
foto ilustruese GREQI- Një anije me 42 emigrantë ilegalë u shpëtuan të shtunën pasi anija me të cilën po udhët...
antonio guterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e quajti kundërshtimin ndaj një zgjidhjeje me dy shtete...