Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ushtria amerikane ka thënë se pjesa më e madhe e raketave të nisura të shtunën, janë parandaluar, mirëpo disa i janë shmangur mbrojtjes ajrore dhe e kanë sulmuar bazën.
IRAK- Një pjesë e personelit të ushtrisë amerikane është plagosur në një sulm me raketa në një bazë ajrore në perëndim të Irakut.
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, ka thënë se milici të mbështetura prej Iranit e kanë shënjestruar bazën ajrore Al Asad - ku strehohen trupat ushtarake amerikane - me raketa balistike, në mbrëmjen e së shtunës.
Nuk është specifikuar numri i personelit amerikan që janë duke u vlerësuar nëse kanë përjetuar lëndime traumatike në tru. Të paktën një pjesëtar i forcave irakiane është plagosur në sulm. Përgjegjësinë për sulmin në këtë bazë e ka marrë grupi që e quan vetëm Rezistenca Islamike në Irak.
Sipas Institutit të Uashingtonit për Politika në Lindje të Afërt, me bazë në Shtetet e Bashkuara, grupi është krijuar në fund të vitit 2023 dhe përbëhet prej shumë grupeve të armatosura, që janë të lidhura me Iranin, por veprojnë në Irak. Ky grup e ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme tjera kundër forcave amerikane në javët e fundit.
Ushtria amerikane ka thënë se pjesa më e madhe e raketave të nisura të shtunën, janë parandaluar, mirëpo disa i janë shmangur mbrojtjes ajrore dhe e kanë sulmuar bazën.
Ky është vetëm një prej sulmeve të fundit kundër pozicioneve amerikane në Irak dhe Siri nga mbështetësit e Iranit në rajon, prej kur ka shpërthyer lufta Izrael-Hamas, në tetor të vitit të kaluar. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Ushtria amerikane dhe aleatët kanë intervenuar edhe për t’i parandaluar sulmet me raketa të rebelëve Huthi në anijet komerciale ndërkombëtare në Detin e Kuq. Rebelët Huthi kanë thënë se sulmet e tyre janë solidarizim me palestinezët në Gaza që po përballen me ofensivën izraelite.
Pas sulmeve të Hamasit në Izrael – duke lënë mbi 1.200 njerëz të vrarë dhe duke marrë 240 pengje – ushtria izraelite ka nisur ofensivë tokësore dhe ajrore në Gaza, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë rreth 25.000 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./REL
ibrahim rugova KOSOVË- Sot janë shënuar 18 vite që nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërru...
foto ilustruese GREQI- Një anije me 42 emigrantë ilegalë u shpëtuan të shtunën pasi anija me të cilën po udhët...
antonio guterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e quajti kundërshtimin ndaj një zgjidhjeje me dy shtete...
Nabil Abu Rudeineh PALESTINË- Një zëdhënës i presidentit Mahmoud Abbas, udhëheqës i Autoritetit Palestinez, ka thën...
SHBA- Sulmet me raketa në Siri, Liban, Irak dhe Jemen të shtunën kthyen vëmendjen tek rreziku në rritje i përhapjes së konf...
foto ilustruese KOLUMBI- Rreth 2.6 ton kokainë janë sekuestruar nga autoritetet kolumbiane. Lënda narkotike dyshohet se kishte si desti...
foto nga shba SHBA- Të paktën 83 persona kanë humbur jetën për një javë për shkak të motit të ashpër...
foto ilustruese JEMEN- Burime rajonale dhe iraniane kanë folur për shtrirjen e përfshirjes së Iranit në sulmet Houthi ndaj anijeve...
foto ilustruese SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar të pa...
george soros SHBA- Miliarderi George Soros ka pësuar një goditje ne tru gjatë një konference për shtyp në WEF, sipas nj&...