LIVE UPDATES
Bota

Dashuri, mashtrim dhe pasaportë e re: Martesat mes uzbekeve dhe turqve

Nargiza kujton se Adnani i kishte thënë asaj se nuk ishte i pasur dhe nuk mund t’i premtonte gjëra jorealiste.

21 Janar 2024, 11:39 Nga M.B
Dashuri, mashtrim dhe pasaportë e re: Martesat mes uzbekeve dhe turqve
Një uzbekeje iu premtua një jetë e mirë në Turqi, por ajo përfundoi duke jetuar në një fshat të largët të burrit të saj të ri.

TURQIA- Nargiza Unal u takua me bashkëshortin e saj, Adnanin, 13 vjet më parë kur ajo punonte në Turqi me një vizë të përkohshme dhe me shpresën se do të fitonte para dhe do të kthehej në vendlindjen e saj, Uzbekistan. Planet e Nargizas ndryshuan dhe ajo qëndroi në Stamboll pasi Adnani i propozoi për martesë pak kohë pasi ata u njohën. Nargiza kujton se Adnani i kishte thënë asaj se nuk ishte i pasur dhe nuk mund t’i premtonte gjëra jorealiste. Por, ai i kishte thënë se ishte i vendosur që të ndërtonin një familje stabile dhe se do të bëhej një burrë që do ta mbështeste.

“I kam besuar dhe e dija që ky burrë kurrë nuk do të më linte apo do të më tradhtonte”, tha Nargiza. “Por, familjarët e tij mendonin se unë po martohesha me të vetëm për shtetësinë turke. Ata i thoshin bashkëshortit tim se ‘je shumë më i madh se ajo, je i varfër, gruaja do të të lërë sapo të marrë pasaportën turke’”.

Trembëdhjetë vjet më vonë, martesa e çiftit është ende e fortë dhe situata e tyre financiare është përmirësuar, tha Nargiza. Që atëherë, ata kanë blerë një shtëpi në Stamboll, ku po rrisin tre fëmijët e tyre. Sipas të dhënave turke, martesat mes grave uzbeke dhe burrave turq janë definitivisht në rritje. Sipas statistikave të Qeverisë për vitin 2022, gratë uzbeke ishin të dytat për nga numri më i madh i nuseve të huaja në Turqi, pas sirianeve. Gratë uzbeke përbëjnë mbi 11 për qind nga 28.571 nuset e huaja që u martuan me turq më 2022. Barriera gjuhësore nuk është e pakalueshme, duke pasur parasysh që gjuha uzbeke dhe ajo turke i përkasin të njëjtës familje gjuhësore. Të dy grupet janë me shumicës myslimane shiite dhe ndajnë vlera të ngjashme familjare.

Shumë çifte uzbeke-turke deklarojnë se janë martuar me dashuri, ndërkaq disa gra uzbeke kanë pranuar se janë martuar me shpresën se do të rrinin në Turqi dhe të kishin mundësi më të mira ekonomike. Me pagat e ulëta dhe papunësinë e lartë në Uzbekistan, martesa me një turk, nga shumë gra shihet si biletë për të dalë nga varfëria. Por, jo të gjitha martesat kanë funksionuar aq mirë sa ajo mes Nargizas dhe Adnanit. Në dy vjetët e fundit, Shoqata për të Drejtat e Grave Uzbeke, me seli në Stamboll, ka ofruar ndihmë ligjore, psikologjike dhe financiare për mbi 3.500 uzbeke, të cilat janë përballur me probleme pas martesave në Turqi, tha udhëheqësja e shoqatës, Ozoda Islomova. Ka pasur shumë raste kur gratë uzbeke janë martuar “me shpejtësi” me burrat turq “pasi i kanë takuar online, apo janë njoftuar përmes miqve të përbashkët”, pa i njohur mirë ata, tha Islomova për Radion Evropa e Lirë.

“Do kohë, por disa persona duket se nuk kanë durim dhe thjesht nuk duan të presin”, tha Islomova. Një nga gratë që ka kërkuar ndihmë tek organizata, ishte një 20-vjeçare uzbeke që ishte martuar me një burrë, të cilin ia kishte prezantuar një fqinje e saj në Uzbekistan. Islomova tha se gruas i ishte premtuar “një jetë e bukur familjare në Turqi”.

“Por, në realitet burri i saj i ri e dërgoi në shtëpinë e tij në një fshat të largët, ku ajo u desh të kujdesej për bagëtinë dhe të punonte në fermë”, tha Islomova. “Ne mundëm ta ndihmonim atë përmes agjencive ligjzbatuese të Turqisë”.

Por, ajo nuk është uzbekja e vetme që ka rënë viktimë e premtimeve të rreme. Një kanal televiziv turk së fundi ka transmetuar një program lidhur me disa burra në Turqi që supozohet se kanë paguar mijëra dollarë mashtruesve të cilët u kanë premtuar nuse nga Uzbekistani. Burrat – që ishin nga provincat Afjonkarahisar, Burdur, Denizli dhe Isparta – i thanë televizionit STAR se ata kanë paguar nga 3.000 deri në 12.000 dollarë në një agjenci të martesave në këmbim të një nuseje. Dy gratë që udhëheqin agjencinë – që sipas televizionit turk janë identifikuar si Rabiya Gekce dhe Barno Celik – supozohet se u thanë burrave turq që nuset e tyre të ardhshme ishin “të virgjëra” nga Fergana, një provincë fetare konservatore në lindje të Uzbekistanit. Këta persona thanë për programin televiziv se “nuset” uzbeke u sollën nga Gekce dhe Celik, u zhdukën nga shtëpitë e tyre të reja pas disa javësh, duke marrë me vete bizhuteritë dhe dhuratat e tjera që ata u kishin dhënë.

Programi televiziv raportoi se qindra burra në Turqi njëjtë kishin pësuar nga ky lloj mashtrimi. Në program u shfaqën edhe dy mashtrues të dyshuar duke u arrestuar nga policia. REL-i nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim. Yulduz Uzunaslan udhëheq firmën ligjore Yildiz Permit në Stamboll, që ofron këshilla ligjore për uzbekët në Turqi. Në mesin e klientëve të saj janë edhe gratë uzbeke që planifikojnë të martohen me turq. Uzunaslan, një uzbeke që u martua me një turk 18 vjet më parë, tha se disa nga klientet e saj uzbeke në mënyrë të rreme besojnë se martesa me një turk “u mundëson atyre shtetësinë turke për tre vjet”.

“Kjo është e pasaktë. Pasi zyrtarisht të martohesh me një shtetas turk, si shtetas i huaj mund të marrësh leje qëndrimi për një vit, dhe më pas leja mund të zgjatet edhe për dy vjet”, shpjegoi ajo.

“Policia turke – pa i njoftuar çiftet – bën hetime për të përcaktuar se nëse është martesë e mirëfilltë... apo një bashkim i rremë për qëllime të imigrimit”, tha Uzunaslan. Sipas saj, “më herët ishte më lehtë” për uzbekët që të merrnin pasaporta turke përmes martesave të rreme, por “tani është bërë praktikisht e pamundur” për shkak të kontrolleve të rrepta policore./ REL

turqia uzbekistan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet