Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, duke hequr dorë nga politika e mosangazhimit ushtarak pas sulmit rus në Ukrainë. Por deri tani Turqia dhe Hungaria nuk e kanë miratuar protokollin e anëtarësimit të Suedisë.
SHBA- Presidenti Joe Biden bëri një shfaqje publike të mërkurën të mbështetjes për anëtarësimin e Suedisë në NATO, gjatë bisedimeve që zhvilloi me Kryeministrin e këtij vendi, Ulf Kristersson, në Shtëpinë e Bardhë.
Të dielën Presidenti Biden niset për një udhëtim në tre vende evropiane, mes të cilave ndalesa më e rëndësishme ajo në kuadër të takimit të nivelit të lartë NATO-s, që mbahet në Vilnius, të Lituanisë. Gjatë takimit në Zyrën Ovale, me në krah Kristersson, Presidenti Biden tha se donte të përsëriste mbështetjen e Uashingtonit për pranimin e Suedisë në NATO dhe se po priste me padurim që një gjë e tillë të ndodhte.
Kristersson falënderoi Presidentin Biden për ftesën dhe tha se Suedia “e vlerëson shumë” mbështetjen e tij në këtë proces.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, duke hequr dorë nga politika e mosangazhimit ushtarak pas sulmit rus në Ukrainë. Që një vend të bëhet anëtar i NATO-s, vendimi duhet të jetë unanim nga të gjithë anëtarët e aleancës. Por deri tani Turqia dhe Hungaria nuk e kanë miratuar protokollin e anëtarësimit të Suedisë. Presidenti turk Tajip Erdogan akuzon Stokholmin se po strehon anëtarë të grupeve militante që Ankaraja i konsideron si terroristë.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë punuar për të kapërcyer pengesat që ka krijuar Turqia në këtë proces. Zoti Erdogan është ankuar se mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Suedi, një parti që Turqia e ka shpallur të paligjshme, kanë vazhduar të organizojnë demonstrata dhe të financojnë ato që ai i quan, grupe terroriste. Zoti Erdogan e konsideron këtë një gjë të papranueshme për Turqinë.
Si pjesë e një marrëveshjeje të arritur mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, Stokholmi ka miratuar një sërë reformash, përfshirë dhe një ligj të ri kundër terrorizmit, por megjithatë kjo duket se nuk e ka bindur ende Ankaranë.
Të enjten përfaqësues të Suedisë, Turqisë dhe NATO-s do të takohen në Bruksel në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje përpara takimit të nivelit të lartë të aleancës që mbahet javën e ardhshme. /VOA
Silvio Berlusconi ITALI- Testamenti i Silvio Berlusconit është hapur pasditen e të mërkurës dhe mesa duket jeta e njerëz...
foto ilustruese FRANCË- Franca duket se i është rikthyer qetësisë pas tronditjes që shkatuan protestat e dhunshme që...
policia gjermane GJERMANI- Rreth 7.800 njerëz në Berlin u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre sot, pasi një ...
Jorn Rohde KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar në një intervistë për mediat vend...
Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut MAQEDONI- Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut vendosi pezullim të përkohsh&...
brenda nendeteses Titan SHBA- Një operator i Titan humbi kontrollin e nëndetëses përpara se të fillonte të rrotullohej 360 gr...
Për Kosovën është “absurd”, për Serbinë është “mesazh politik që kërkon përgjigje nga...
Arbër Zaimi KOSOVË- Arbër Zaimi i cili është anëtar i kryesisë së VV-së, teksa ka qenë i ftuar në "...
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është treg...
Thomas Goffus dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim Ndihmës Sekretarin e Përgji...