"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Presidenti i Maltës vizitë zyrtare në Kosovë, pritet nga presidentja Vjosa Osmani
Pas takimit, Vella dhe Osmani do të mbajnë një konferencë për shtyp ku dhe do të adresojnë temat e diskutimit mes dy palëve dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
23 Tetor 2022, 10:21Nga d.a.
Vella dhe Osmani
KOSOVË- Presidenti i Maltës, George Vella, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në në Kosovë ku është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas takimit, Vella dhe Osmani do të mbajnë një konferencë për shtyp ku dhe do të adresojnë temat e diskutimit mes dy palëve dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Pas takimit me presidenten Vella sot do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ndërkohë që pasdite do të zhvillojë një takim dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Njoftimi:
Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca, për sot, 23 tetor 2022
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Maltës, George Vella.