LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden pret në Shtëpinë e Bardhë homologun izraelit Isaac Herzog: Miqësia jonë i tejkalojnë dallimet politike

Më herët në tetor, pas muajsh ndërmjetësimi, Presidenti Biden njoftoi një "përparim historik", në të cilin Izraeli dhe Libani ranë dakord t’i japin fund zyrtarisht një mosmarrëveshje për kufijtë detarë dhe të vendosnin një kufi të përhershëm detar. Palët pritet të nënshkruajnë marrëveshjen të enjten.

27 Tetor 2022, 07:30 Nga DOSJA
Presidenti Biden pret në Shtëpinë e Bardhë homologun
Presidenti Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë presidentin izraelit Isaac Herzog për të diskutuar mbi sfidat e sigurisë rajonale, përfshirë kërcënimin nga Irani, si dhe mënyrat për të thelluar integrimin rajonal të Izraelit dhe normalizimin me botën arabe. Presidenti Biden theksoi angazhimin "e hekurt" të Shteteve të Bashkuara ndaj Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara kanë një përkushtim të hekurt ndaj Izraelit bazuar në parimet tona, idetë dhe vlerat tona, i tha ai zotit Herzog në praninë e gazetarëve para takimit.

Takimi zhvillohet përpara ndryshimeve të mundshme politike në të dy vendet pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përballen me zgjedhje në javët e ardhshme.

“Miqësia dhe lidhja jonë e fortë i tejkalojnë të gjitha dallimet politike, opinionet dhe partitë”, tha Presidenti Herzog.

Vizita nuk pritet të sjellë ndonjë rezultat domethënës, por ka një rëndësi simbolike.

“Të dyja palët kanë interes të përpiqen të sigurohen që marrëdhëniet të shihet si diçka që nuk është partiake në politikën amerikane”, tha Jonathan Rynhold, kreu i departamentit të studimeve politike në Universitetin Bar-Ilan të Izraelit.

Profesori Rynhold i tha Zërit të Amerikës se takimi i Presidentit Biden me homologun Herzog, i qendrës së majtë, do të vlerësohej pozitivisht sepse, “kjo e bën Izraelin të mos jetë një çështje e diskutueshme për demokratët”.

Sondazhet sugjerojnë se në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit, demokratët mund të humbasin shumicën e vogël që kanë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në të njëjtin muaj, Izraeli do të zhvillojë zgjedhje, të pestat në katër vjet, një garë e ngushtë që do të vërë përballë ish-kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kundërshtarin Yair Lapid, i cili ka qenë kryeministër i përkohshëm që nga korriku, pas rënies së qeverisë së zotit Naftali Bennett.

Ndërsa parashikimet nuk flasin për një shumicë të qartë dhe duke patur parasyshë rolin e presidentit izraelit për të emëruar kryeministrin për formimin e qeverisë, Presidenti Biden do të dëshironte të dijë se çfarë po mendon Presidenti Herzog, tha për Zërin e Amerikës zoti Rynhold.

Ndërsa Izraeli zgjedh presidentin çdo shtatë vjet, zoti Herzog do të jetë në atë post pavarësisht se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm.

“Nëse do të ketë një qeveri të zotit Netanyahu dhe një qeveri të ekstremit të djathtë, atëherë është e mundur që Presidenti Herzog mund të shihet si një mënyrë më e lehtë komunikimi”, tha zoti Rynhold.

Më herët në tetor, pas muajsh ndërmjetësimi, Presidenti Biden njoftoi një "përparim historik", në të cilin Izraeli dhe Libani ranë dakord t’i japin fund zyrtarisht një mosmarrëveshje për kufijtë detarë dhe të vendosnin një kufi të përhershëm detar. Palët pritet të nënshkruajnë marrëveshjen të enjten.

“Patët shumë guxim dhe kurajo bazuar në parime dhe diplomaci këmbëngulëse për ta arritur marrëveshjen”, i tha Presidenti Biden homologut Herzog.

Në qershor, Izraeli njoftoi se po krijon një Aleancë të Mbrojtjes Ajrore të Lindjes së Mesme të sponsorizuar nga SHBA, një rrjet sistemesh të mbrojtjes ajrore me fqinjët e tij të Gjirit për të penguar sulmet iraniane. Një projekt-ligj që do të nxiste zhvillimin e një arkitekture të tillë të mbrojtjes, po shqyrtohet aktualisht në Kongresin amerikan. Këshilltari i komunikimieve strategjike të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, John Kirby, i tha Zërit të Amerikës gjatë një konference shtypi të mërkurën se nuk ka asnjë afat kohor për arkitekturën e mbrojtjes.

“Komanda Qendrore [SHBA] po punon me partnerët tanë në rajon”, tha ai.

Një sistem rajonal i mbrojtjes ajrore mund të lehtësojë njohjen më të gjerë diplomatike të Izraelit nga vendet e Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, pas Marrëveshjeve të Abrahamit të vitit 2020 – marrëveshjet e normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin të ndërmjetësuara nga administrata e Presidentit Trump. Presidenti Herzog tha se e mërkura shënon 40 ditë nga vdekja e Mahsa Aminit, një grua iraniane që vdiq në duart e policisë pasi u arrestua për mbajtjen e pahijshme të shamisë së kokës të mandatuar nga shteti.

Irani "po i shtyp qytetarët e vet, po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore dhe po furnizon armë vdekjeprurëse që po vrasin qytetarë të pafajshëm në Ukrainë", tha Presidenti Herzog, duke iu referuar Teheranit që furnizon Rusinë me dronët e përdorur në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Irani i mohon akuzat.

Mbështetja e Izraelit për Ukrainën

Izraeli ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për sisteme izraelite të mbrojtjes ajrore që mund të rrëzojnë dronët iranianë të komanduar nga Rusia, por ka ofruar të ndihmojë ukrainasit të zhvillojnë sisteme sinjalizimi për popullsinë civile në rast sulmesh ajrore. Izraeli e ka dënuar agresionin rus, por deri më tani ka ofruar vetëm ndihma humanitare për Ukrainën.

Marrë nga Zëri i Amerikës

joe biden isaac herzog

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik