Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Kryeministri i i Malit të Zi, Millojko Spajiç, tha se regjistrimi është përgatitur mirë dhe se “Kemi treguar që Mali i Zi ka institucione funksionale dhe njerëz të përgjegjshëm , të gatshëm të ndërtojnë ura për të ardhmen evropiane ”.
Pas disa shtyrjesh pozita dhe opozita në Malin e Zi arritën një marrëveshje për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave. Drejtoria e Statistikave e Malit të Zi – Monstat njoftoi se në 15 ditët e ardhshme do të jenë në terren nga ora 08:00 deri ne ora 20:00 rreth 3.000 regjistrues.
Kryeministri i i Malit të Zi, Millojko Spajiç, tha se regjistrimi është përgatitur mirë dhe se “Kemi treguar që Mali i Zi ka institucione funksionale dhe njerëz të përgjegjshëm , të gatshëm të ndërtojnë ura për të ardhmen evropiane ”.
Kurse nga radhët e partisë së kryeministrit “Lëvizja Evropa Tani” thuhet se regjistrimi “do të ketë legjitimitet të plotë pas hapit të madh që ndërmori qeveria dhe shumica parlamentare duke përmbushur të gjitha kërkesat e opozitës.
Kryeparlamentari, Andrija Mandiç, tha se “patëm sukses që të arritëm marrëveshje me opozitën dhe se pritja 3-vjeçare ia vleu.”
Qasje dhe kontroll më i madh nga opozita
Në këtë regjistrim opozita do të ketë qasje dhe kontroll më të madh, nga sa ka pasur në regjistrimin e viteve 2003 dhe 2011.
Danijel Zhivkoviç, nga partia më e madhe opozitare, ajo Demokratike e Socialisteve u bëri ftesë qytetarëve të Malit të zi që të deklarohen lirisht. Të njëjtën gjë e bënë edhe përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate dhe asaj Boshnjake.
Në Malin e Zi regjistrimi i popullsisë ishte për një kohë të gjatë tema numër një politike. Procesi u problematizua dhe shkaktoi përplasje të shumta politike ndërmjet grupimeve pro malazeze dhe pro serbe. Analistët e zhvillimeve politike thonë se nëse serbët do të dalin numerikisht më shumë atëhere mund të përmbyset struktura kombëtare e popullsisë në Mal të Zi.
Regjistrimi i fundit në Malin e Zi u bë në vitin 2011. Sipas rezultateve të asaj kohe 45% e qytetarëve u deklaruan si malazezë, 29% serbë, 9% boshnjakë, 5% perqind shqiptarë, 3% muslimanë dhe 1% kroatë e romë.
Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe janë përzier jo rrallë në procesin e regjistrimit. Beogradi është përpjekur të përdorë identitetin serb në radhët e popullasë së Malit të Zi për të forcuar praninë e tij dhe për të rritur ndikimin në rajon.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, publikisht ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së serbëve në regjistrimin e popullsise, duke shtuar se nuk do të ketë ndërhyrje të Serbisë, por se ka rëndësi që populli serb të mos zhduket.
Po ashtu subjektet politike pro-serbe në Mal të Zi vazhdimisht potencojnë kulturën, fenë dhe historinë e tyre te përbashkët me serbët, duke shfrytëzuar për këtë faktin që shumë malazez ngurrojnë të zhvishen nga identiteti serb.
Nga ana tjetër në momentin e fillimit të regjistrimit Kryetari i Partisë Evropiane malazeze, Novak Axhiç, tha se ne nuk heqim dorë nga kombi, gjuha dhe kisha malazeze dhe se kurrfarë presionesh nuk do te ndikojnë që të deklarohemi ndryshe./DW
Shperthimi INDONEZI- Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e njëmbëdhjetë alpinistëve pas shpërthimit të ...
Haitham Khuwajari IZRAEL-Forcat izraelite kanë vrarë një komandant të Hamasit të quajtur Haitham Khuwajari. Kështu tha ushtri...
Berthamoret BELGJIKË- Belgjika dhe grupi energjetik Engie kanë finalizuar marrëveshjen për të zgjatur funksionimin e dy reaktor&eu...
Janet Mayanja TANZANI- Më shumë se 47 persona kanë humbur jetën në Tanzani për shkak të rrëshqitjeve të dheut ...
Vanja Gjorçevska MAQEDONIA E VERIUT- Gjendet trupi i pajetë i Vanja Gjorçevska, vajza 14-vjeçare e cila është zhdukur q...
Karim Khan HOLANDË– Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) i bëri thirrje të dielën Izraelit të resp...
Takimi i sigurise ne France FRANCË- Armand Rajabpour-Miyandoab, autori i dyshuar i sulmit që vrau një person në Paris mbrëmë,...
Sheynnis Palacios NIKARAGUA- Kur Sheynnis Palacios u shpall Miss Universe, erdhi si një lajm i mirë në Nikaragua. Turma të gëzuara...
Foto ilustruese GUAJANË- Venezuelianët po votojnë në një referendum për të vendosur të ardhmen e një pjese t&e...
Takimi KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në Prishtinë përfaqësuesit e partive politike shqiptare të Luginë...