Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kështu njoftoi Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë.
POLONIA- Avionët luftarakë të Polonisë dhe të aleatëve u aktivizuan mëngjesin e 29 marsit, pasi Rusia kreu sulme me raketa në Ukrainë. Kështu njoftoi Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë.
“Avionët polakë dhe të aleatëve po operojnë në hapësirën polake, gjë që mund të rezultojë në rritjen e nivele të zhurmës, veçmas në pjesën jugperëndimore të shtetit”, tha Komanda përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.
Pjesa juglindore e Polonisë është në kufi me Ukrainën. Kievi, ndërkaq, të premten njoftoi se është përballur gjatë natës me sulmet ruse me raketa dhe dronë që kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike të shtetit. Aktivizimi i forcave ajrore polake vjen disa ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, tha se nuk do të sulmojë asnjë shtet të NATO-s, as Poloninë, shtetet e Baltikut apo Republikën Çeke. Megjithatë, udhëheqësi rus paralajmëroi se nëse avionët luftarakë F-16, të prodhimit amerikan, përdoren në Ukrainë, atëherë ato do të rrëzohen nga ushtria ruse.
“Sigurisht, nëse këta avionë do të përdoren nga bazat ajrore nga një shtet i tretë, për ne do të bëhen caqe legjitime”, tha Putin.
Ukraina, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia më 2022, po kërkon nga aleatët e saj perëndimorë që t’i dërgojnë avionët F-16, në mënyrë që të përballet me forcat pushtuese ruse. Belgjika, Danimarka, Norvegjia dhe Holanda janë në mesin e shteteve që janë zotuar se do t’i japin Kievit fluturake të tilla. Ndërkaq, një grup shtetesh kanë premtuar se do të ndihmojnë në trajnimin e pilotëve ukrainas./ REL
Foto ilustruese GREQI- Një ngjarje tronditëse është raportuar ditën e sotme në Greqi. Sipas raportimeve ...
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov RUSIA- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë të botuar të premte...
foto ilustruese MOLDAVI- Autoritetet në Moldavi thonë se tre shpërthime u dëgjuan pranë kufirit të saj me Ukr...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. BRUKSEL- Në kuadër të ...
Kryeministri i Malit të Zi MALI I ZI- Qeveria nën udhëheqjen e partisë “Evropa tani”, kryeministri Milojko Spajiç, p...
Një shpërthim në qytetin e Alepos. Fotografi ilustruese nga arkivi. SIRIA- Të paktën 36 anëtarë të forcave qeverita...
Ish-Ministria e Mbrojtjes në Beograd ndërtesa pas bombardimeve 29/30 prill 1999 SERBIA- Prishja e monumenteve të kulturës për...
Foto ilustruese GJERMANIA- Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura me vezë dhe lepuj prej ç...
Vladimir Putin ÇEKIA- Rrjeti u zbulua nga hetimet e shërbimi sekret çek. Kryeministri çek, Petr Fiala, se portali i lajmeve "Z&eu...
foto ilustruese GREQI- Dy tërmete me magnitudë 5.6 dhe 5.7 janë regjistruar paraditen e sotme në Greqi. Lëkundjet janë ndjer...