Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të gjitha këto institucione punojnë sipas sistemit serb. Udhëheqësi i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, shkroi në Facebook se në këtë parcelë ka edhe një sallë sportive.
KOSOVË- Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut kanë miratuar propozimin për ndarjen e një parcele prej 27.400 metrash katrorë për Policinë e Kosovës, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Sipas informacioneve të Radios Evropa e Lirë, në atë hapësirë janë të vendosura Ndërmarrja Publike "Standard", Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Autoriteti i Përkohshëm Komunal.
Të gjitha këto institucione punojnë sipas sistemit serb. Udhëheqësi i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, shkroi në Facebook se në këtë parcelë ka edhe një sallë sportive.
Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut aktualisht përbëhet kryesisht nga këshilltarë nga komuniteti shqiptar, për shkak se serbët bojkotuan zgjedhjet lokale në veri që u mbajtën në prill. Po ashtu, kjo komunë me shumicë serbe udhëhiqet nga kryetari Erden Atiq, i cili vjen nga partia, Lëvizja Vetëvendosje, që udhëheq me Qeverinë e Kosovës.
Arsenijeviq e ka krahasuar këtë vendim të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut me “okupim” dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë “të gjitha procedurat demokratike dhe ligjore për ta zhbërë këtë vendim të paligjshëm”.
Në fund të majit, në katër komunat në veri të Kosovës – të banuara me shumicë serbe – u rritën tensionet pasi kryetarët e rinj shqiptarë nisën punën. Një përshkallëzim i dhunës ndodhi në Zveçan, ku protestuesit u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Në protestën e 29 majit u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it.
Tensionet kulmuan më 24 shtator, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një polic. Gjatë përleshjeve që pasuan në Banjskë të Zveçanit, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Komuniteti ndërkombëtar e dënoi ashpër sulmin dhe kërkoi që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kosova për sulmin e fajëson shtetin e Serbisë, por Beogradi mohon përfshirjen./ REL
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka publikuar nj&eum...
foto ilustruese TURQI- Autoritetet turke kanë arrestuar 29 persona që dyshohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik. Ata besohe...
Rritja e tregut të sigurimeve u ngadalësua sërish në muajin nëntor. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financ...
Vladimir Egorov dhe Vladimir Putin RUSI- Vladimir Egorov, aleat i presidentit rus Vladimir Putin, u gjet i vdekur të mërkurën, sipas mediave...
foto e anijes kozmike SHBA- Raketa Falcon Heavy e SpaceX u nis drejt hapësirës të enjten për të transportuar dronin sekret X-37B t...
ilias kasidiaris ATHINË- Një skenë jo shumë e zakonshme është regjistruar në Greqi, ku anëtari i “Agimit...
Milorad Dodik BOSNJE HERCEGOVINË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë i ka reaguar kreut te etninetit s...
foto ilustruese KOSOVË- Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, iu &...
vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur kritikave për veshjen dhe memeve në rrjetet...
zjarr ANKARA Zjarret në pyje në vitin 2023 rezultuan me vdekje dhe lëndime të qindra njerëzve, duke shkaktuar dëme t&e...