LIVE UPDATES
Bota

Policia iraniane do ta nisë një fazë të re të zbatimit të detyrueshëm të ligjit për hixhabin

Shefi i Policisë, Abbasali Mohammadian, njoftoi për fazën e re të zbatimit të detyrueshëm para një njoftimi të ngjashëm nga shefi i policisë në qytetin jugor, Bushehr.

12 Prill 2024, 13:01 Nga N.F
Policia iraniane do ta nisë një fazë të re të zbatimit
Foto ilustruese

IRAN- Policia në Teheran ka thënë të premten se do ta fillojë një fazë të re të zbatimit të detyrueshëm të ligjit për hixhabin nga 13 prilli, edhe pse projektligji i ri për hixhabin ende nuk është aprovuar nga Këshilli Kujdestar i vendit. Shefi i Policisë, Abbasali Mohammadian, njoftoi për fazën e re të zbatimit të detyrueshëm para një njoftimi të ngjashëm nga shefi i policisë në qytetin jugor, Bushehr.

Të dy shefat e policisë thanë se do të ketë “zbatim më të ashpër” të ligjit në të gjitha hapësira publike duke filluar nga 13 prilli. Megjithëse Këshilli Kujdestar ende nuk e ka miratuar projektligjin, i cili është hap i nevojshëm që ai të bëhet ligj zyrtarisht, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dha një urdhër gjatë faljes së Fitër Bajramit për masa të zbatimit të detyrueshëm kundër atyre që ai i quajti “shkelës së normave fetare” brenda shoqërisë iraniane.

Khamenei gjithashtu e përkufizoi ligjin për bartjen e detyrueshme të shamisë së kokës, hixhabit, si “dekret i qartë fetar”.

Projektligji për hixhabin, i cili kaloi në Parlamentin iranian vitin e kaluar pa diskutim publik, u nxor si përgjigje për një valë protestash dhe mospajtimesh nga gratë kundër detyrimit për ta bartur shaminë e kokës.

Megjithatë, procesi i aprovimit të tij është duke vazhduar ende, pas disa kundërshtimeve nga Këshilli Kujdestar, përfshirë pyetjeve se si do të zbatohet ky ligj. Mehdi Bagheri, një ligjvënës i përfshirë në shqyrtimin e projektligjit, tha se ka plane për ta dorëzuar përsëri një projektligj të ndryshuar në Këshillin Kujdestar javën e ardhshme.

Gholamhossein Mohseni Ejei, kryetar i Gjyqësorit të Iranit, tha se, duke i parë komentet e Khameneit, kornizat e tanishme ligjore mund të shfrytëzohen për ta zgjeruar përputhshmërinë pa pritur aprovimin formal të projektligjit.

Kthimi i përqendrimit në zbatimin e detyrueshëm të hixhabit po bëhet pasi një numër i raporteve sugjerojnë se ka rënë zbatimi i bartjes së shamisë së kokës nga gratë iraniane në Teheran dhe në qytete të tjera, pas protestave gjithëkombëtare që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit në paraburgim në vitin 2022, pasi ishte arrestuar për gjoja shkeljen e ligjit të hixhabit.

Bartja e hixhabit u bë e detyrueshme për gratë dhe vajzat mbi moshën 9-vjeçare në vitin 1981, dy vjet pas Revolucionit Islamik në Iran. Shumë gra e kanë shpërfillur ligjin ndër vite dhe i kanë thyer kufijtë e atyre që zyrtarët i cilësojnë si rroba të pranueshme.

Vdekja e Aminit nxiti zemërim të madh, duke e vënë regjimin islamik përballë sfidës më të madhe prej revolucionit. Irani është përballur me protesta të mëdha dhe me mosbindje shoqërore kundër hixhabit. Ka pasur edhe fushata kundër ligjit diskriminues, megjithëse shumë prej tyre kanë shtypur nga shteti.

Marrë nga REL

ligj hixhab iran zbatim i detyrueshem

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit