LIVE UPDATES
Bota

Policët të pakënaqur nga Kurti: Më shumë na i ulën se sa na i rritën pagat, nuk siguron mirëqenie

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe.

3 Shkurt 2023, 15:10 Nga I.A
Policët të pakënaqur nga Kurti: Më shumë na i ulën
Policia e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës nuk është e kënaqur me pagat e reja. Edhe pse Qeveria e Kosovës tha se, përmes Ligjit të ri për pagat në sektorin publik, rriti pagat e zyrtarëve policorë, nga Policia e Kosovës thonë se, me ligjin e ri, për disa pjesëtarë madje parashihet edhe ulja e pagave. Më 1 shkurt, ekzekutivi njoftoi se vlera e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro.

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe. Rreth 83 mijë punonjës të sektorit publik marrin pagë nga buxheti i shtetit. Me koeficientët e rinj, Qeveria ka thënë se synon të krijojë barazi në mesin e shërbyesve publikë. Policia e Kosovës numëron një staf prej afër 10 mijë personash. Koeficientin më të lartë e ka drejtori i Përgjithshëm (14.5), kurse më të ulëtin (2) e kanë kadetët policorë. Besohet se pjesa më e madhe e pjesëtarëve në Policinë e Kosovës kanë pozitën polic i lartë, koeficienti i së cilës është 5.9, që përkthehet në pagë bazë prej 619 eurosh.

Drejtuesi i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se me koeficientët e rinj, Qeveria ka bërë rritje minimale të pagës bazë, prej 20 deri në 60 euro, për disa kategori brenda Policisë. Por, në anën tjetër, thotë se janë ulur shumë paga.

“Paga bazë e një polici të lartë që, për shembull, punon në NJSI [Njësia Speciale Intervenuese], është 702 euro [392 pagë bazë, plus 310 euro shtesa]. E tash, më shumë është 702 apo 619 euro? Pse po e them këtë? Gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë euro është në bazë të koeficientit të ri, pjesën tjetër shtesë, te Policia e Kosovës, me Ligjin e ri të pagave e kanë zvogëluar, për të mos thënë e kanë hequr krejt, e kanë lënë vetëm 1 për qind të buxhetit [të Policisë së Kosovës], që nuk mbulon asgjë, e që policin e lë pa shtesa edhe për rrezikshmëri”, thotë Zeqiri.

Ai thekson se te disa kategori të zyrtarëve policorë ka ulje të pagës.

“Te shumica e kategorive, qoftë te hetimet, qoftë te njësitë e specializuara apo kategoritë tjera, te një numër i konsiderueshëm, ka zbritje, nuk ka ngritje të pagës. Tek ata që ka ngritje, ngritja më e madhe mund të jetë deri në 50-60 euro”, thotë ai.

Deri më tani, pagat bazë në shumicën e kategorive kanë qenë më të ulëta, krahasuar më këto që i ka prezantuar Qeveria e Kosovës me Ligjin e ri për paga.

Megjithatë, zyrtarët policorë kanë marrë më shumë pagë, pasi kanë pasur edhe shtesa të tjera, si ajo e përvojës së punës, për rrezikshmëri, për punë jashtë orarit dhe për punë në ndërrimin e natës.

Ligji i ri, i prezantuar nga Qeveria, rrit pagën bazë, por pritet të zvogëlojë vlerën e shtesave, pasi aty thuhet se për këto shtesa mund të shfrytëzohet vetëm 1 për qind e buxhetit të Policisë së Kosovës.

Buxheti vjetor i Policisë së Kosovës për 2023 është mbi 115 milionë euro, ndërsa 1 për qind e këtij buxheti është 1.1 milion euro.

Ky buxhet për shtesa, sipas Zeqirit, nuk mjafton as për një muaj.

Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për deklaratë lidhur me ndryshimin e pagave.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, Policia e Kosovës nuk ka ofruar as të dhëna për numrin e zyrtarëve, të cilët preken si nga ulja, ashtu edhe nga rritja e pagës.

Përkundër kësaj, sipas Sindikatës së Policisë, dhe sipas ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili tani është deputet i partisë opozitare, Partisë Demokratike e Kosovës, numri më i madh i zyrtarëve policorë i takojnë kategorisë “polic i lartë”, e cila përbëhet nga policë që kanë pesë e më shumë vjet përvojë në këtë institucion.

Qalaj thotë për REL-in se aktualisht ka konfuzion, dhe se nuk dihet se si do të vendoset për çështjen e shtesave për policët.

Heqjen apo uljen eventuale të tyre, Qalaj e konsideron të papranueshme.

Deputetja e partisë opozitare, Lidhja Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë një seance plenare, të mbajtur më 2 shkurt, tha se Qeveria u tregua e pasinqertë me zyrtarët policorë, pasi që, sipas saj, atyre do t’u hiqen shtesat.

“Dje, koeficienti i pagave u caktua 105 euro, dhe Qeveria doli me statistikat e saj, si gjithherë, të pasinqerta. Qeveria, dje, nuk i tregoi policit të lartë që po i rritet paga për 180 euro, por atij me pagën e shkurtit nuk i paguhet më shtesa prej 180 eurosh”, tha ajo.

Në një reagim, pas publikimit të koeficientëve të rinj të pagave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky hap, mes tjerash, është mbështetje solide për Policinë dhe për kategoritë e tjera.

“Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve”, shkroi Kurti në rrjetin social Facebook.

Në Sindikatën e Policisë së Kosovës thonë se Qeveria nuk u ka dhënë sqarim të qartë sa i takon çështjes së shtesave për Policinë e Kosovës.

Pas publikimit pagave të reja për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, një zyrtar i këtij institucioni, i cili nuk ka dashur të identifikohet, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se paga e tij bazë është 392 euro, ndërsa me ligjin e ri, paga e tij bazë pritet të jetë 619 euro bruto.

Por, sipas kalkulatorit të pagës, që gjendet në ueb-faqen e Administratës Tatimore të Kosovës, pasi që kjo pagë të tatohet dhe të ndalen kontributet, në llogarinë bankare të këtij polici do të dalin vetëm 551 euro.

Zyrtari i Policisë së Kosovës thotë se, duke marrë parasysh rrezikun dhe mungesën e sigurimeve shëndetësore, me këtë pagë nuk ia vlen as të punohet.

“Nuk është rritje kjo. Me këtë rrogë nuk ia dal as qiranë ta paguaj. Dy fëmijë i kam, gruaja nuk punon, ata kanë thënë 619 euro, por, në fund, nuk dalin as aq”, thotë ai.

Sipas këtij zyrtari, policët janë përbuzur vazhdimisht sa i takon çështjes së pagave, dhe janë përdorur për mburrje nga politikanët.

“Është bërë zor, me këto çmime, të jetosh e të mbash familje. Se di pse duhet të ndodhë kjo, kur ne, sa herë ju duhemi për aksione, krejt qeveritë lëvdohen me neve. Por, kur vjen puna te rritja e rrogave, bëjnë humor, siç kanë bërë tash me pagat”, thekson ai.

Që nga viti 2001, në kryeje të detyrës kanë vdekur 23 zyrtarë policorë, ndërsa rreth 500 të tjerë kanë pësuar lëndime, disa prej të cilëve kanë mbetur të paaftë për të ushtruar sërish detyrën e policit.

Për shkak të kushteve të dobëta të punës, mungesës së sigurimit shëndetësor, dhe pagës së ulët, Eris Jashari, pas pesë vjetësh punë si pjesëtar i Policisë së Kosovës, më 2017 dha dorëheqje nga ky institucion.

Ai tha se paga e tij sillej nga 430 deri në 460 euro.

Jashari pohoi se, sikur ai, edhe shumë policë të tjerë janë tërhequr nga Policia, pasi nuk kanë mundur të sigurojnë mirëqenie për veten dhe për familjen.

“Policët e Kosovës i kanë dy zgjedhje sot. Një, të punojnë në këto kushte dhe të heshtin, sepse s’kanë të drejtë të flasin, nuk kanë të drejtë të protestojnë, nuk kanë të drejtë të bëjnë greva, nuk kanë të drejtë ta bojkotojnë punën, dhe e dyta, të dalin dhe të shikojnë alternativa tjera jashtë vendit”, tha Jashari.

Jashari ka punuar në stacionin numër 3, në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë. Ky stacion i improvizuar ishte mbyllur, pas inspektimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë [AUVK], për shkak se policët aty punonin në kushte minimale higjienike, dhe në kontejnerë mbi 20 vjet të vjetër. Këtë stacion e kishte vizituar edhe Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili kishte nxitur reagim institucional, për shkak të dyshimeve se kontejnerët e vjetër mund të ishin kancerogjenë.

Marrë nga REL

policia e kosoves

Sondazh

Poll
Bota 3 Shkurt 2023, 11:52 A.B

BE-ja: Kosova ta formojë Asociacionin

Peter Stano Bashkimi Evropian ka përsëritur kërkesën e tij që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe...

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!