LIVE UPDATES
Bota

Po përballet me urdhër dëbimi pas 20 viteve në Kosovë, Institucionet të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit

Kjo qendër është vend i caktuar për shtetasit e huaj që, për një arsye ose tjetër, presin dëbimin ose kalojnë nëpër kontrolle të ndryshme nga institucionet e Kosovës. Në fillim të nëntorit, Atomamadova, sipas avokatit të saj, u arrestua pasi autoritetet e Kosovës refuzuan kërkesën e saj për shtetësi dhe i hoqën lejen e qëndrimit të përhershëm në Kosovë.

15 Nëntor 2024, 15:04 Nga N.F
Po përballet me urdhër dëbimi pas 20 viteve në Kosovë,
Foto ilustruese

KOSOVË- Një shtetase e Taxhikistanit, e cila ka jetuar në Kosovë për më shumë se 20 vjet, po përballet me një urdhër dëbimi nga Kosova për arsye që nuk janë bërë publike zyrtarisht. Megjithëse mediat lokale raportuan se ajo dyshohet për spiunazh për Rusinë, institucionet e Kosovës janë mbyllur për të dhënë informacion lidhur me këtë çështje, ndërsa ajo aktualisht po mbahet në një qendër të paraburgimit për të huajt.

Familjarët e saj në Taxhikistan kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë qenë në kontakt me të. Sitora Atomamadova, një grua nga Taxhikistani që ka jetuar prej vitesh në Kosovë, po mbahet në Qendrën e Paraburgimit për të Huajt në Vranidoll, pranë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, pasi ka marrë një urdhër dëbimi nga Kosova.

Kjo qendër është vend i caktuar për shtetasit e huaj që, për një arsye ose tjetër, presin dëbimin ose kalojnë nëpër kontrolle të ndryshme nga institucionet e Kosovës. Në fillim të nëntorit, Atomamadova, sipas avokatit të saj, u arrestua pasi autoritetet e Kosovës refuzuan kërkesën e saj për shtetësi dhe i hoqën lejen e qëndrimit të përhershëm në Kosovë.

Më 5 nëntor, mediat lokale raportuan se Atomamadova dyshohet të ketë lidhje me spiunazhin rus, megjithëse deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Kosovës lidhur me këtë. Radio Evropa e Lirë mësoi se shtetasja taxhikase u arrestua pas urdhrit të dëbimit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili, sipas avokatit të saj, Labinot Vata, është lëshuar pa shpjegime.

“Ligji e jep të drejtën që mos të japin arsyetim (në vendim) kur institucionet e sigurisë të Kosovës japin mendim që ajo është me rrezik për sigurinë e Kosovës”, tha Vata.

Megjithatë, sipas tij, "nuk ka ndonjë dëshmi ose provë që (institucionet) kanë ose së paku që na kanë njoftuar neve që ajo është (përbën) rrezik për sigurinë e Kosovës”. Ai, gjithashtu, shtoi se Atomamadova nuk ka çështje të hapura me sistemin e drejtësisë në Kosovë. Prokuroria Themelore dhe ajo Speciale në Prishtinë, po ashtu, kanë konfirmuar për REL-in se nuk ka kanë rast të hapur ndaj saj.

Avokati i Atomamadovës, Vata, tha se ka apeluar kundër urdhrit të dëbimit për Atomamadovën dhe revokimit të lejes së qëndrimit të saj. Aktualisht, ai është në pritje të vendimit. Në të njëjtën kohë, Atomamadova ka aplikuar për azil dhe është duke kaluar nëpër procedura shqyrtimi nga institucionet e Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion shtesë për rastin, e as Policia e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë gjithashtu kontaktoi Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës, e cila sipas ligjit kryen kontrolle sigurie për të huajt, për të pyetur nëse kanë dhënë ndonjë opinion për këtë rast, por nuk mori përgjigje para publikimit të këtij artikulli.

Megjithëse aktualisht nuk është e disponueshme për një intervistë të drejtpërdrejtë, avokati i saj i tha REL-it se klientja e tij ka jetuar në Kosovë që nga viti 2001. Ai tha se, sipas informacionit nga klientja e tij, ajo kishte punuar ose ishte angazhuar si përkthyese në organizata të njohura lokale dhe ndërkombëtare dhe kishte kryer shkollim për infermieri.

Ndër organizatat e përmendura janë Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Misioni i Paqeruajtës i NATO-s (KFOR). REL-i kontaktoi këto institucione për të konfirmuar këto pretendime dhe është në pritje të përgjigjes së tyre. Për më tepër, sipas avokatit të saj, Atomamadova deklaroi se edhe Ministria e Punëve të Brendshme e kishte punësuar atë disa herë si përkthyese për refugjatët afganë në Kosovë.

“Ka punuar si përkthyese, si njohëse e mirë e gjuhëve të ndryshme”, tha Vata, duke shtuar se klientja e tij është integruar në shoqërinë kosovare gjatë këtyre viteve.

Shërbimi taxhik i Radios Evropa e Lirë, i njohur lokalisht si Radio Ozodi, kontaktoi familjen e Atomamadovës, e cila konfirmoi se ajo ka jetuar në Kosovë për një kohë të gjatë. E lindur në vitin 1972 në qytetin Khorog të Taxhikistanit, Atomamadova e la vendin e saj në fillim të viteve 2000. Familja e saj pretendon se ajo nuk ka lidhje me Rusinë, megjithëse e vizitoi vendin dhjetë vjet më parë për të takuar nënën e saj, e cila ishte duke vizituar një anëtar tjetër të familjes.

Taxhikistani ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpalljen e pavarësisë më 1991. Megjithatë, vendi u përball me një luftë civile të ashpër nga viti 1992 deri më 1997 dhe që atëherë është udhëhequr nga presidenti Emomali Rahmon. Sipas familjes së saj, në Kosovë, ajo ka punuar si përkthyese dhe madje edhe si mësuese anglishteje në disa raste.

Në vitet e fundit, 6 shtetas të Taxhikistanit janë dëbuar ose ekstraduar nga vende të ndryshme evropiane. Kjo është shtuar veçanërisht pasi Rusia akuzoi shtetas të Taxhikistanit për sulmin terrorist në Crocus City Hall në Moskë dhe ka pasur raportime për taxhikë që kanë marrë pjesë në sulme terroriste në Iran dhe Turqi dhe që përgatiteshin për sulme të tilla në Gjermani.

Të gjithë shtetasit e Taxhikistanit të dëbuar ose ekstraduar pa përjashtim u dënuan me dënime të gjata me burgim. Sipas avokatit, procesi i shqyrtimit për azilin e Atomamadovës mund të zgjasë me muaj. Gjatë periudhës 2018-2022 , janë ekzekutuar 550 largime me forcë nga territori i Republikës së Kosovës. Numri më i madh i personave të larguar ishin nga Shqipëria me 80 për qind, 9 për qind ishin qytetarë nga Serbia dhe 11 për qind nga vendet e tjera./REL

urdher debimi kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet