LIVE UPDATES
Bota

Po kërkon dhe Sazanin/ Ndërtimi i hoteleve luksoze, Serbia miraton mes kundërshtimeve kontratën me Jared Kushner

Kushner po investon në projektin e hotelit prej 500 milionë dollarësh në partneritet me Richard Grenell. Z. Grenell, i cili ka qenë ndihmës i administratës Trump, kishte propozuar që kur ishte diplomat, si i dërguar i posaçëm në Ballkan, që investitorët amerikanë të përpiqen të rizhvillojnëvendin ku ishte Ministria e Mbrojtjes e ish-Jugosllavisë, që u bombardua vite më parë.

18 Maj 2024, 14:04 Nga M.B
Po kërkon dhe Sazanin/ Ndërtimi i hoteleve luksoze, Serbia miraton mes
Jared Kushner

SERBIA- Qeveria serbe ka miratuar një kontratë me Jared Kushner mbi planet për të ndërtuar një hotel luksoz në vendin e ish ministrisë së mbrojtjes në Beograd, shkruan The New YorkTimes. Sipas kësaj media, ky veprim po i jep mundësi Kushner të bëjë biznes me një shtet europian teksa vjehrri i tij, Donald J. Trump po përpiqet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Kushner po investon në projektin e hotelit prej 500 milionë dollarësh në partneritet me Richard Grenell. Z. Grenell, i cili ka qenë ndihmës i administratës Trump, kishte propozuar që kur ishte diplomat, si i dërguar i posaçëm në Ballkan, që investitorët amerikanë të përpiqen të rizhvillojnëvendin ku ishte Ministria e Mbrojtjes e ish-Jugosllavisë, që u bombardua vite më parë.

Marrëveshja, e cila provokoi protesta në Beograd në 16 maj, është pjesë e projekteve të  Affinity Partners të zotit Kushner, një fond tre-vjeçar i investimeve prej 3 miliardë dollarësh i mbështetur nga fondi sovran i Arabisë Saudite.

“Qeveria e Serbisë ka zgjedhur një kompani me reputacion amerikan si partner në këtë sipërmarrje, e cila do të investojë në rijetëzimin e kompleksit të ish-Sekretariatit Federal për Mbrojtjen Kombëtare”, deklaroi në 15 maj një zyrtar i qeverisë serbe

Kompleksi u bombardua në vitin 1999 nga forcat e NATO-s me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, gjatë luftës që Serbia po zhvillonte atëherë me Kosovën. Tani zona ai ka mbetur një vend i pazhvilluar në mes të një qyteti shumë të ndryshuar. Vetë zoti Trump në vitin 2013 kishte menduar që në të njëjtin vend të ndërtonte një hotel.
Për zotin Kushner, i cili po planifikon gjithashtu dy projekte hotelesh luksoze në Shqipërinë fqinje, këto marrëveshje në Ballkan janë ndër më të mëdhatë që ai ka bërë që nga fillimi i firmës së tij të investimeve.
“Progresi ekonomik në Serbi gjatë dekadës së fundit ka qenë mbresëlënës,” tha zoti Kushner në një deklaratë që konfirmoi miratimin e marrëveshjes. “Ky zhvillim do të jetë një hap mëtej për Beogradin si një destinacionin kryesor ndërkombëtar”.

Kushner dhe partnerët e tij planifikojnë të ndërtojnë një hotel, hapësira biznesi dhe më shumë se 1500 njësi banimi. Plani i miratuar përfshin një propozim për të ndërtuar një muze dhe kompleks përkujtimor për të plagosurit ose vrarëtgjatë bombardimeve të NATO-s. Memoriali do të zotërohet dhe menaxhohet nga qeveria dhe do të projektohet “në bashkëpunim me arkitektët serbë”, deklaroi kompania e zotit Kushner. Kushner është duke punuar me një manjat të pasurive të paluajtshme në  projektin e Serbisë, Asher Abehsera, i cili do të mbikëqyrë zhvillimin aktual.

“Rindërtimi nuk do të thotë vetëm ndërtimi i ndërtesave, por edhe ndërtimi i urave midis kulturave, respektimi i së kaluarës dhe krijimi i themeleve për një të ardhme të begatë”, tha zoti Abehsera në një deklaratë.
Qeveria serbe, në deklaratën e saj, tha se do të ruante pronësinë e vendit dhe se grupi i investitorëve, AffinityGlobal Development, ka një afat të caktuar kohor për të përfunduar projektin, përndryshe toka do të kthehet në kontrollin e qeverisë.

Por miratimi i kontratës e cila përfshin një qira 99-vjeçare dhe një marrëveshje për të ndarë fitimet nga zhvillimi i zonës me tre blloqe me qeverinë serbe ka sjellë reagime të shumta nga opozita në parlament. Protestuesit bllokuan trafikun përpara ish-selisë së ministrisë së mbrojtjes të enjten dhe vendosën tabela që kundërshtonin marrëveshjen. Ata kërkuan ndalimin e dhënies së shtabit të ushtrisë si dhuratë kompanive amerikane offshore. Një pjesë tjetër e popullsisë në Serbi e kundërshtojnë planin për shkak të rolit të Shteteve të Bashkuara në bombardimet e 25 viteve më parë.

“Dikush po përpiqet të “pastrojë” atë çka ata bënë dhe nuk kanë asnjë të drejtë të ndërdyjnë në këtë vend,” tha DraganJonic, një deputet, i cili mori pjesë në protestën të enjten.

Projekti gjithashtu ka tërhequr vëmendjen nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët u kërkuan republikanëve në Komitetin e Mbikëqyrjes dhe Përgjegjshmërisë së Dhomës tëhetojnë marrëveshjet e propozuara, megjithëse deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje nga republikanët.

“Jared Kushner po krijon marrëveshje të reja biznesi jashtë vendit në Ballkan, ndërkohë që Donald Trump bëhet kandidati i supozuar republikan për presidencë,” shkruan përfaqësuesi Jamie Raskin, demokrat i Maryland dhe përfaqësuesi Robert Garcia, demokrat i Kalifornisë, në mars, pasi The New YorkTimes zbuloi detajet e para të  projekteve të planifikuara. Kushner, në një intervistë, ka deklaruar se si një qytetar normal ka të drejtë të krijojë marrëveshje ndërkombëtare për pasuri të paluajtshme, edhe nëse ato përfshijnë qeveri të huaja.

“Një nga arsyet që mendoj se firmat na pëlqejnë ne si investitorë është se ata e dinë që Afiniteti vjen me një produkt të certifikuar dhe një markë të sigurt. Sepse, ne jemi një firmë shumë e sigurt. Ne operojmë shumë profesionalisht”, tha Kushner në një intervistë në mars.

Planet për Sazanin

Më herët Bloomberg e më pas media të tjera amerikanë bënëtë ditur planet e “Affinity Partners”, për tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan. Dy prej tyre janë në Shqipëri, në Sazan dhe Zvërnec dhe një në Serbi. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman, tha më herët Kushner në një intervistë me Bloomberg News.

Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecittë Shqipërisë, një rajon bregdetar me më shumë se tre milje plazhe me rërë të bardhë të thellë. Firma planifikon të ndërtojë disa resorte në zonë, me afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli.

Kryeministria Edi Rama tha në atë kohë se “Do ta diskutojmë dhe nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe me domosdoshmërinë e krijimit të ekuilibrit mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, duke e kthyer natyrën në asetin kryesorë të atij zhvillimi, atëherë do ecim përpara.”/ Monitor

jared kushner

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet