Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vitin e kaluar janë regjistruar 3.691 vepra penale kundër zyrtarëve publikë partiakë, dhe 80 prej tyre kanë qenë të dhunshme.
GJERMANIA- Gjermania është duke u përballur me përshkallëzim të rrezikshëm të agresionit politik, pasi vendi ka përjetuar rritje të mprehtë të sulmeve kundër personave që janë aktivë në skenën politike, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.
“Ne duhet t’i japim fund kësaj spiraleje”, ka thënë politikanja social-demokrate në një artikull të shkruar për edicionin e së shtunës të gazetës gjermane, Welt.
Vitin e kaluar janë regjistruar 3.691 vepra penale kundër zyrtarëve publikë partiakë, dhe 80 prej tyre kanë qenë të dhunshme. Kjo shifër përbën 85 për qind rritje në krahasim me vitin 2022, kur janë regjistruar 1.994 shkelje.
“Këta persona janë kërcënuar, zyrat e tyre janë sulmuar, shtëpitë e tyre janë rrethuar, pronat e tyre private janë dëmtuar ose shkatërruar”, ka shkruar Faeser.
Të martën e javës së ardhshme ajo planifikon t’i prezantojë statistikat për krimet e motivuara politikisht që janë regjistruar më 2023. Ajo e ka përmendur në veçanti sulmin ndaj deputetit gjerman Matthias Ecke, i cili është rrahur dhe është dërguar më pas në spital në qytetin e Dresdenit, në fillim të majit.
“Është kuminacion i dhimbshëm i një numri të madh të tentimeve për frikësim, i kërcënimeve dhe akteve të dhunës në javët e fundit. Ne duhet të tregojmë se shteti kushtetues nuk do të tolerojë këtë qasje”, ka thënë ajo.
Ministrja gjermane ka vënë re se shkalla e sulmeve është rritur së fundmi edhe ndaj vullnetarëve, zyrtarëve policorë dhe atyre të kërkim-shpëtimit./ REL
foto ilustruese SLLOVAKI- Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit sllovak, Robert Fico, ka arritur të shtunën në gjyk...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Disa pamje të frikshme shihen nga rrëshqitjet e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë. Bë...
IRAN- Posedimi i armëve bërthamore për një kohë të gjatë ka qenë temë tabu në Iran. Lideri suprem i Iranit i...
vjosa osmani dhe hillary clinton KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të ish-sekretares së Shtetit të S...
Kryetari i Parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin. RUSIA- Kryetari i Parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin, e ka kritikuar t&eum...
aeroporti GJERMANI- Aeroporti i Mynihut u mbyll për pak kohë herët këtë mëngjes pasi aktivistët e klimës depër...
foto ilustruese KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka pritur dje në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ...
foto ilustruese AFGANISTAN- Të paktën 50 persona kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe vërshimeve n&eu...
foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Frika nga mospranimi, presioni, madje edhe frika prej largimit nga puna bën që 73 për qind e personave t...
foto ilustruese MEKSIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku trupat e katër personave përfshirë dhe n...