LIVE UPDATES
Bota

Plasin debatet në Gjermani/ Analiza: A do të dërgohen ushtarë në Ukrainë?

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D Vance e bëri të qartë në Fox News se Europa duhet të mbajnë "barrën më të madhe të garancive të sigurisë". SHBA-ja do të ndihmojë nëse është e nevojshme për t'i dhënë fund luftës dhe vrasjeve, por Presidenti i SHBA-së pret që Evropa të luajë rolin kryesor në këtë.

22 Gusht 2025, 07:14 Nga E. D
Plasin debatet në Gjermani/ Analiza: A do të dërgohen
foto ilustruese

UKRAINË- Debat i pabazë apo realiteti i ardhshëm? Pas samitit të Europianëve me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ku u fol edhe për garanci të sigurisë për Ukrainën në rast të marrëveshjes së paqes, ka shpërthyer debati për dërgimin apo jo të ushtarëve gjermanë në Ukrainë.

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D Vance e bëri të qartë në Fox News se Europa duhet të mbajnë "barrën më të madhe të garancive të sigurisë". SHBA-ja do të ndihmojë nëse është e nevojshme për t'i dhënë fund luftës dhe vrasjeve, por Presidenti i SHBA-së pret që Evropa të luajë rolin kryesor në këtë.

Për kancelarin gjerman, Friedrich Merz këto garanci kërkojnë një "diskutim të gjatë dhe intensiv". Por ai nuk e mohon, ashtu si theksoi pas samitit në Uashington në konferencë shtypi, se "për mua është e qartë", se "ne si Republikë Federale e Gjermanisë kemi një interes të madh dhe përgjegjësi të madhe për të marrë pjesë".

Pro dhe kundër

Ky debat i ndan gjermanët. Për kryeministrin e landit të Saksonisë, Michael Kretschmer, "nuk duhet të jetë temë që të ketë ushtarë gjermanë në Ukrainë", duke shtuar, se Gjermania nuk mund të garantojë sigurinë e Ukrainës. "Për këtë Bundeswehrit i mungojnë kushtet".

Sipas Kretschmer, përvoja na mëson, se "duhet të paraqitesh aq i fortë sa je vërtet". Kretschmer thekson, se dërgimin e trupave nuk e lidh me frikën tek popullsia. Për Kretschmer Europa duhet të investojë në arkitekturën e sigurisë së saj që të mos bëhet realitet një sulm ndaj BE apo Ukrainës në të ardhmen.

Drejtuesi i Unionit të të Rinjve në CDU, Johannes Winkel e si të detyrueshme në rastin më të nevojshëm pjesëmarrjen gjermane tek garancitë e sigurisë. "Nuk mund të themi nga njëra anë, se varësia jonë nga ushtria amerikane duhet të zvogëlohet dhe Evropa duhet më në fund të fuqizohet, dhe nga ana tjetër, të refuzojmë të marrim përgjegjësi kur gjërat bëhen konkrete”, tha Winkel për portalin "Rrjeti Redaksional Gjerman".

Ndërsa ish-diplomati i njohur, Wolfgang Ischinger e quan debatin për dërgimin e trupave europiane në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje si "debat fantazmagorik të panevojshëm". Ish-drejtuesi i Konferencës së Sigurisë në Mynih tha më shumë rëndësi ka "pajisja ushtarake dhe e shërbimeve sekrete" në Ukrainë si garancia më e mirë e sigurisë. Për Ischinger "nga qëndrimi rus prezenca e një brigade apo divizioni britanik, francez, gjerman praktikisht do të ishte e barabartë me anëtarësimin në NATO". E këtë Rusia e përjashton në mënyrë kategorike. "Prandaj, mund të supozojmë me siguri se gjëja e fundit që Putini do të pranonte në negociatat e paqes, në një marrëveshje që do të negociohej, do të ishte prania e trupave gjermane, britanike ose franceze në Ukrainë."/DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj