LIVE UPDATES
Bota

Planifikon të heqë makinat me karburant, ky është shteti i parë në botë që do ketë rregullore të rreptë

Shteti më i populluar në Amerikë synon të ketë rregulloren më të rreptë në botë për kalimin tek automjetet elektrike duke nxitur në të njëjtën kohë realizimin e objektivave për ndryshimet klimatike.

29 Gusht 2022, 07:36 Nga A.B
Planifikon të heqë makinat me karburant, ky është shteti i
California

Kalifornia planifikon të kërkojë që të gjitha makinat dhe kamionët e rinj që do të shiten në këtë shtet pas vitit 2035 të të funksionojnë me energji elektrike ose hidrogjen, duke u dhënë fund automjeteve me benzinë. Vendimi i Bordit të Burimeve Ajrore të Kalifornisë erdhi dy vjet pasi guvernatori Gavin Newsom udhëzoi për herë të parë rregullatorët të shqyrtonin një politikë të tillë. Nëse arrihet qëllimi, Kalifornia do të përgjysmojë emetimet nga makinat deri në vitin 2040.

Shteti më i populluar në Amerikë synon të ketë rregulloren më të rreptë në botë për kalimin tek automjetet elektrike duke nxitur në të njëjtën kohë realizimin e objektivave për ndryshimet klimatike.

Ne do të jemi juridiksioni i parë në botë që do të kërkojë që të gjitha makinat e reja që shiten të jenë makina pa karburant. Kjo është e rëndësishme, jo vetëm për sa i përket klimës por, është edhe një ndryshim që vetë prodhuesit e makinave po e përqafojnë, përfshirë Toyotën dhe jo vetëm kompoanitë si Ford, apo GM“, tha guvernatori Gavin Newsom.

Rregullorja e re i lejon kalifornezët të vazhdojnë të përdorin automjete me benzinë dhe të blejnë automjete të përdorura, me benzinë, edhe pas vitit 2035, por asnjë model i ri me benzinë nuk do të lejohet të shitet atje.

Një e pesta e shitjeve të automjeteve pas vitit 2035 mund të jenë hibride, të cilat funksionojnë me bateri dhe benzinë, por pjesa tjetër duhet të jenë vetëm me energji elektrike, ose hidrogjen.

Zyrtarët e klimës në Kaliforni thonë se politika e re e shtetit është më ambiciozja në botë, sepse ajo vendos standarde për rritjen e shitjes së automjeteve elektrike gjatë 13 viteve të ardhshme.

Pragu i parë i ndryshimeve vjen në vitin 2026, kur një e treta e të gjitha automjeteve të shitura në këtë shtet duhet të kenë emetimin zero. Prodhuesit e automjeteve mund të gjobiten me 20,000 dollarë për automjete të shitura jashtë këtij synimi.

Tre sfidat më të mëdha për ndryshimin janë, para së gjithash, përballueshmëria, disponueshmëria si dhe infrastruktura. Nga pikëpamja e përballueshmërisë makinat elektrike janë zakonisht më të shtrenjta dhe ne nuk duam t’i nxjerrim jashtë tregut blerësit me të ardhura të ulëta“, thotë Jessie Dosanjn, president i grupit California Retail Motoring.

Rreth 16% e makinave të shitura në Kaliforni në tre muajt e parë të këtij viti ishin elektrike. Bordi i kontrollit të ajrit po punon për rregulla të veçanta të emetimeve për motoçikletat dhe kamionët me naftë.

Kalimi nga makinat me karburant në makina elektrike do të pakësojë në mënyrë drastike emetimet dhe ndotësit e ajrit.

“Përballemi me ngrohjen globale dhe veçanërisht këtu në Kaliforni ka shumë zjarre. Është diçka me të cilën përballemi vit pas viti. Kështu që jam dakort me ndryshimet. Në se kjo regullore pakëson rrezikun nga zjarret dhe katastrofat natyrore, pse jo?“, thotë Eric Knotts, banor i kontesë Dublin.

Sigurimi i qasjes tek stacionet e karikimit është gjithashtu çelësi për rritjen e shitjeve të automjeteve elektrike.

Pra, infrastruktura e karikimit është gjithmonë e rëndësishme për një blerës të automjeteve elektrike. Këtu ka disa elementë. Njëri prej tyre është përhapja e karikuesve. Së dyti, besueshmëria e këtyre karikuesve në rrjetin e energjisë“, thotë Jessie Dosanjn.

Transporti është burimi i vetëm më i madh i emetimeve në këtë shtet, duke përbërë rreth 40% të emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin serrë. Por tranzicioni do të jetë i dhimbshëm për industrinë e naftës. Kalifornia mbetet shteti i shtatë më i madh i prodhimit të naftës në SHBA, megjithëse prodhimi i saj po bie ndërsa Kalifornia synon të realizojë objektivat e klimës./VOA

california

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet