LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ Kremlini kërkon t’i japë fund izolimit ndërkombëtar! Pse po ndërhyn Rusia në fushatën elektorale në Itali?

Takimet e fundit me ambasadorin rus në Itali, Sergej Razov për të hyrë në një negociatë paqësore së bashku me avokatin Antonio Kapuano, nuk mund të konfirmojnë vetëm predispozitën “dashamirëse” të sekretarit të Legës së Veriut ndaj kërkesave ruse.

28 Gusht 2022, 23:10 Nga DOSJA

Analiza/ Kremlini kërkon t’i japë fund izolimit

ITALI- Një mendim i shkëlqyer. Për Kremlinin krijimi në Itali i një qeverie më pak të ashpër ndaj Rusisë, është më shumë sesa thjesht një dëshirë. Ajo përfaqëson një objektiv strategjik për t’i dhënë fund izolimit të saj ndërkombëtar të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës.

Siç ka ndodhur prej muajsh, ish-presidenti dhe ish-kryeministri rus Dimitri Medvedev po u bën jehonë projekteve të skifterëve të politikës italiane. Mario Dragi rezultoi të ishte një surprizë e hidhur për Moskën, e cila i dha Italisë një shtysë të fortë atlantiste dhe u pozicionua në krahun e linjës së ashpër evropiane ndaj Moskë dhe në mbështetje të Kievit.

Ekzistenca në Romë e një qeverie shumë më pak armiqësore, mund t’i ofrojë Rusisë mundësinë për të krijuar një të çarë vdekjeprurëse tek kompaktësia aktuale e BE-së. Dhe nga këndvështrimi i Kremlinit, koalicioni i qendrës së djathtë ofron kredencialet perfekte.

Silvio Berluskoni mbetet i vetmi njeri në Itali që e cilëson Vladimir Putin një mik personal, një parakusht ky themelor për çdo marrëdhënie politike. Po ashtu, “Il Cavaliere” krenohet me marrëdhëniet e mira që ruan me SHBA-në, dhe në veçanti me figurat e vjetra republikane të epokës së Bush.

Por marrëdhënia me Carin e ri të Rusisë ka qenë gjithmonë e thellë, dhe përfshin festat private në vilat e tij luksoze dhe disa biznese mbi të cilat nuk ka shumë informacion. Pasi udhëheqësi i Forza Italia të rikthehet në qeveri, ai mund të jetë bashkëbiseduesi ideal për ambicien më të rëndësishme të Moskës: organizimin e një konference ku të ripërcaktohet ekuilibri i sigurisë në Evropë, duke e njohur rolin e Rusisë si një fuqi e madhe.

Me gjithë përpjekjet e tij, Mateo Salvini nuk arriti asnjëherë të ndërtojë një dialog të drejtpërdrejtë me Putinin. Megjithatë, dihet përkushtimi i tij ndaj kësaj kauze, nga binjakëzimi i Legës me partinë Rusia e Bashkuar, tek udhëtimi në Krimenë e pushtuar me bluzën famëkeqe me fytyrën e Putinit, dhe deri tek negociatat e errëta të Xhanluka Savoinit për të diskutuar financimin për hotelin Metropol.

Takimet e fundit me ambasadorin rus në Itali, Sergej Razov për të hyrë në një negociatë paqësore së bashku me avokatin Antonio Kapuano, nuk mund të konfirmojnë vetëm predispozitën “dashamirëse” të sekretarit të Legës së Veriut ndaj kërkesave ruse.

Moska e ka më të vështirë të deshifrojë Xhorxhia Melonin, vokacioni atlantik i së cilës duket i vërtetë dhe i rrënjosur, dhe pa asnjë tundim të mëparshëm drejt Lindjes. Por në Kremlin mbajnë shumë shpresa tek zgjedhjet parlamentare të vjeshtës në Itali, kur efekti i krizës ekonomike do ta bëjë më të vështirë ruajtjen e besimit me sanksionet, dhe kur çmimi i gazit do të ketë një ndikim vendimtar në ecurinë e qeverive evropiane.

Cilido që do të jetë drejtues në Palazzo Chigi, do të duhet të përballet me perspektivën e ngjallur nga Medvedev mbi “shtëpitë e ftohta dhe frigoriferët bosh”. Joshja nga energjia e lira, mund të pritet me një qasje të ndryshme nga një ekzekutiv populist.

Ajo çfarë shpresojnë rusët është që Meloni mund të imitojë nesër aleatin e tij, liderin hungarez Viktor Orban, të cilit vazhdojnë t’i japin furnizime gazi shtesë, dhe që ka treguar kokëfortësi në mos-bashkimin e vendit të tij me sanksionet e vendosura nga Brukseli përkundrejt Moskës.

Vëmendja ndaj Italisë nuk është e izoluar, por është një prioritet. Situata në fushën e betejës në Ukrainë e ka bindur Moskën se fitorja nuk mund të arrihet pa ngadalësuar dërgesat e armëve perëndimore në Kiev. Në një luftë rrënuese, suksesi vjen vetëm me rënien e kundërshtarit.

Por ky mbetet një synim i pamundur në rast se vazhdon dërgimi i sistemeve luftarake perëndimore me cilësi dhe sasi të paparë. Prandaj Moska po i përqendron manovrat e saj në Evropë, me mjete të mira dhe të këqij, duke përdorur furnizimet me gaz për të shantazhuar Gjermaninë. Duke hedhur në erë magazinat e kompanive bullgare që eksportojnë armë në Kiev. Duke nxitur të reagojnë aleatët e saj serbë në Bosnje dhe Kosovë.

Dëbon trupat evropiane nga Mali; vendos trupa në Sudan; vë në pikëpyetje prodhimin e naftës dhe kontrollin e emigracionit të paligjshëm nga Libia. Edhe operacionet e flotës ruse të vendosur në Mesdhe, të cilat shkuan deri në bllokimin e Adriatikut, synojnë të transmetojnë kërcënimin nga një pasiguri që po gjallon në kufijtë e Bashkimit Evropian.

Mjafton të shohësh një hartë për të kuptuar se si Italia është pika kryesore e këtij komploti. Pasja e një bashkëbiseduesi në Romë, mund t’i ofrojë Putinit çelësin për të përmbysur situatën në Ukrainë. Dhe duhet besuar se Kremlini nuk do t’i kursejë burime për të arritur rezultatin e dëshiruar. Loja sapo ka filluar, me siguri: ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 25 shtatorit në Itali është jetik për interesat e Rusisë.

“La Repubblica” – Bota.al

itali rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet