LIVE UPDATES
Bota

The Guardian: Mos i bëni shqiptarët kokë turku

Zbulimi i inteligjencës ushtarake që sugjeron se Britania e Madhe është në shënjestër të grupeve shqiptare të krimit të organizuar, të cilat tashmë mendohet se kanë kontroll në disa pjesë të tregut anglez të drogës.

28 Gusht 2022, 21:45 Nga F.M
The Guardian: Mos i bëni shqiptarët kokë turku
Një grup migrantësh ecin në breg në Dungeness, Kent, pasi kaluan Kanalin

ANGLI- Debati rreth azilkërkuesve që mbërrijnë me varka të vogla është disi më pak i ethshëm se në gushtin e kaluar, kjo për shkak se nuk është tema kryesore e garës së lidershipit konservator. Ashpërsia e krizës së kostos së jetesës, lufta në Ukrainë dhe një thatësirë ​​alarmante bëjnë që mendjet të përqendrohen diku tjetër. Fatmirësisht, kohët e fundit nuk ka pasur mbytje pas fundosjes tragjike në të cilën vdiqën më shumë se 30 persona në nëntor.

Por politika që rrethon këtë çështje mbetet po aq dëshpëruese si kurrë më parë. Protesta rreth marrëveshjes së qeverisë me Ruandën për dërgimin e azilkërkuesve atje, një propozim që do të dukej i paimagjinueshëm disa vite më pare, rezultoi e pamjaftueshme për të penguar ministrat që të vazhdonin. Të enjten u raportua se një përpjekje e re për një fluturim dëbimi është duke u zhvilluar, pasi e para u anulua në qershor pas veprimeve ligjore. 

Deri më tani, asnjë nga pretendentët e udhëheqjes konservatore nuk kanë sugjeruar asgjë tjetër, por vijojnë këtë operacion çnjerëzor dhe jopraktik. Me një numër të madh kërkesash për azil, i cili ishte në 125,000 në korrik, i gjithë sistemi mbetet në një gjendje rrëmuje.

Nëse Priti Patel do të kishte synuar vetë Doëning Street-in, pa dyshim që ashpërsia e saj ndaj emigracionit do të ishte pika qendrore e fushatës së saj. Por Liz Truss po provon një imitim të aftë të tonit luftarak të koleges së saj, duke dhënë kur u pyet në një takim javën e kaluar nëse presidenti francez është “miku apo armiku” i MB-së.

Zbulimi i inteligjencës ushtarake që sugjeron se Britania e Madhe është në shënjestër të grupeve shqiptare të krimit të organizuar, të cilat tashmë mendohet se kanë kontroll në disa pjesë të tregut anglez të drogës.

Krahasuar me shqiptarët që erdhën midis janarit dhe qershorit të vitit të kaluar, 2,165 që erdhën në të njëjtën periudhë të këtij viti është një ndryshim i rëndësishëm që meriton vëmendje. Por një qasje e njëanshme është e dënuar të dështojë. Bashkëpunimi me fqinjët tanë evropianë, përfshirë francezët, është thelbësor dhe është e papërgjegjshme të pretendosh ndryshe.

Rreziku i dukshëm është se ministrat dhe aleatët e tyre, duke përfshirë edhe shtypin, do të përdorin në vend të kësaj rritjen e numrit të të ardhurve shqiptarë për të turbulluar më tej ujërat mes kontrabandistëve të njerëzve, të cilët paguhen për të transportuar njerëz përtej kufijve dhe trafikantëve që punojnë për rrjetet kriminale të angazhuar në shitjen e drogës e armëve, ose në prostitucion. 

Ndërsa ka shembuj të kriminelëve shqiptarë që janë kthyer pasi janë dëbuar, dhe rritja e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare ka kuptim në kontekstin aktual, raste të tilla nuk duhet të citohen sikur janë tipike, ose të lejohen të sjellin ankth. Një numër i ngjashëm afganësh dhe iranianësh mbërritën në Britaninë e Madhe gjatë gjysmës së parë të këtij viti dhe azilkërkuesit e një kombësie nuk duhet të përdoren si koka turku. Secili paditës ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet sipas versionit të tij.

Duke pasur parasysh se përqindja që u është dhënë e drejta për të qëndruar është 76% , duhet të jetë e qartë për të gjithë se shumica e atyre që arrijnë në MB vijnë si refugjatë. Siç propozuan Laburistët muajin e kaluar, Agjencia Kombëtare e Krimit duhet të jetë e pajisur më mirë për të penguar bandat e trafikimit. Por ekzistenca e një aktiviteti të tillë në asnjë mënyrë nuk e justifikon qasjen e përgjithshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj detyrimeve të përcaktuara në konventën e OKB-së për refugjatët. Migrimi i parregullt është një sfidë globale. Një mentalitet i Anglisë së Vogël, i adoptuar për qëllime të ngushta politike, gjithmonë do të dështojë.

Marrë dhe përshtatur nga The Guardian

the guardian shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet