6 Shkurt 2025, 10:07
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJA E MESME- Ministri i Mbrojtjes izraelit tha se ka udhëzuar ushtrinë që të përgatisë plane që një numër i madh i palestinezëve të largohen “në mënyrë vullnetare” nga Rripi i Gazës, në linjë me propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për territorin e shkatërruar nga lufta.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha më 6 shkurt se plani “do të përfshijë opsione për t’u larguar përmes pikakalimeve tokësore si dhe një marrëveshje të posaçme për largim nga deti dhe ajri”. Ai tha se mirëpret planin “e guximshëm të Trumpit, që mund të lejojë një pjesë të madhe të popullsisë së Gazës të largohet në pjesë të ndryshme të botës”.
Katz nuk tha se nëse palestinezët do të mund të ktheheshin një ditë në Gazë, që është bërë gjerësisht e pabanuar pas fushatës ushtarake 15-mujore të Izraelit kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Më herët gjatë javës, Trump propozoi që shumica e popullsisë së Gazës të vendosej “në mënyrë të përhershme” diku tjetër derisa SHBA-ja të rindërtonte territorin. Zyrtarët amerikanë më pas thanë se zhvendosja do të ishte vetëm e përkohshme, por palestinezët kanë shprehur frikën se Izraeli nuk do t’i lejojë që të kthehen më.
Detajet e planit të Trumpit, që u përmend për herë të parë muajin e kaluar, mbeten të paqarta. Ende nuk dihet se nën çfarë autoriteti mund ta merrte SHBA-ja nën kontroll Gazën ose si do të zhvendoseshin 2.3 milionë banorët e saj. Propozimi i presidentit amerikan ka shkaktuar shqetësim se mund të rrezikohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, grupit radikal palestinez që ka udhëhequr Gazën që nga viti 2007.
Armëpushimi me disa faza, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, ndaloi përkohësisht më shumë se një vit luftime në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë. Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë u vranë më shumë se 47.000 palestinezë.
Lufta detyroi popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të zhvendoseshin nga shtëpitë e tyre, shpesh më shumë se një herë, dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha në enklavë. Një vlerësim i dëmeve, i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar në janar, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet./ REL
lindja e mesme
Bota
6 Shkurt 2025, 09:55
E. D
Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf
SUEDI- Policia suedeze tha se ata ende po hetonin motivin e të shtënave masive më vdekjeprurëse ...
Bota
6 Shkurt 2025, 09:17
E. D
foto ilustruese
SHBA- Mijëra demonstrues u mblodhën në qytete anembanë SHBA-së për të protestuar ndaj veprimeve të ...
Bota
6 Shkurt 2025, 08:24
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Dhjetë emigrantë të paligjshëm “me rrezikshmëri të lartë” janë dërguar n&eu...
Bota
6 Shkurt 2025, 08:12
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara gjenden mes paqartësisë dhe panikut, pasi javën e kaluar admin...
Bota
6 Shkurt 2025, 08:06
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Donald Trump ende nuk e ka jetësuar kërcënimin për të vendosur tarifa të reja doganore ndaj...
Bota
6 Shkurt 2025, 07:56
E. D
Donald Trump
SHBA- Plani i Donald Trump që SHBA të marrë përsipër dhe të zotërojë Gazën, duke rivendosur popul...
Bota
6 Shkurt 2025, 07:49
E. D
pamje nga vendngjarja
IRAN- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Iran, ku një grua tërësisht e zhveshur, ka dalë n&eum...
Bota
6 Shkurt 2025, 07:48
B.Z
Foto ilustruese
GAZA - Presidenti palestinez ka thënë se ai kundërshton me forcë propozimin e Presidentit Donald Trump që SHBA t&e...
Bota
6 Shkurt 2025, 07:41
M.B
Friedrich Merz
GJERMANIA- Fjala në Bonn e kryetarit të CDU-së dhe me gjasa kancelarit të ardhshëm të&nbs...
Bota
6 Shkurt 2025, 07:33
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 4 shkurtit në Gjermani, kur një burrë gjeti bashk&eu...