LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Friedrich Merz: Pa ne asgjë nuk ecën përpara në Evropë

Friedrich Merz parashtroi të martën përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe botën. Ai tha se që nga Bismarcku, Evropa funksionon vetëm kur Gjermania është e fortë. Auron Dodi ndoqi aktivitetin.

6 Shkurt 2025, 07:41 Nga M.B
Zgjedhjet në Gjermani/ Friedrich Merz: Pa ne asgjë nuk ecën
 Friedrich Merz

GJERMANIA- Fjala në Bonn e kryetarit të CDU-së dhe me gjasa kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz u prit me interes, pas debatit të nxehtë në Bundestag javën e kaluar, për mocionet e CDU-së për migrimin. 

Merz i krahasoi zgjedhjet e vitit 2025 me zgjedhjet e vitit 1949 (pas luftës), të vitit 1953 (për ekonominë), të vitit 1972 (fitorja e socialdemokratit Willy Brandt), 1990 (ribashkimi i Gjermanisë). Zgjedhjet e 23 shkurtit i quajti vërtet "zgjedhje për fatin", përballë "zhvendosjes tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit në botë."

"Përpjekje të mundimshme vitet e ardhshme"

Elementi i parë ku u ndal Merz qe siguria, mbrojtja. CDU-ja kërkon në programin e saj që minimumi i shpenzimeve për mbrojtjen të jetë 2% të PBB. "Vendimtare është që ne të jemi në gjendje të mbrohemi dhe ta bëjmë këtë mundësisht me të tjerë, si p.sh. me fqinjët evropianë", tha ai.

"Kjo do të na kërkojë përpjekje të mundimshme vitet e ardhshme"e përgatiti Merz publikun. Rëndësi për të ka "që të kemi mjetet" financiare dhe që ato të përdoren "me efikasitet." "Evropa ka 17 tipe të ndryshme tankesh", SHBA ka vetëm 2, kujtoi Merz. "Ne duhet të thjeshtojmë, të standardizojmë dhe të rritim numrin e porosive". 

Importimet e tankeve gjermane nga shumica e vendeve evropiane flasin që Gjermania e ka vazhduar traditën historike në këtë fushë prodhimi. Edhe kështu mund të kuptohet ky shembull i liderit konservator.

"Gjermania të punojë për besimin e fqinjëve”

Merz la të kuptohet se një politikë ndryshe me të nuk do të thotë izolim nacional, ndonëse u shpreh për një "Gjermani të fortë". Ai quajti "një nga pikat qendrore të politikës" vitet e ardhshme që Gjermania të punojë për besimin e fqinjëve te ajo.

Këtë Merz e merr si mesazh nga koha e ribashkimit të Gjermanisë. Në vitet 1989-1994 ai kishte përjetuar si eurodeputet i Parlamentit Evropian reagimet e fqinjëve për ribashkimin e Gjermanisë. Britanikët, po edhe italianët nuk qenë entuziastë për ribashkimin gjerman. "Unë e dua Gjermaninë kaq shumë sa preferoj të kem dy të tilla", kujtoi Merz qëndrimin e kryeministrit italian Giulio Andreotti.

"Francezët na besuan, sepse i besuan Helmut Kohlit", tha Merz. Ai kërkoi që Gjermania të përcjellë "një sinjal të qartë" te partnerët, si në traditën e Republikës së Bonnit.

"Nuk shkon, që ne të kemi një distancë të tillë me fqinjin tonë në Perëndim...dhe në Lindje", u shpreh Merz."Ndryshe nga mbajtësi aktual i postit, unë do t'i kushtoj një pjesë të konsiderueshme të kohës sime rivendosjes së marrëdhënieve më të mira me fqinjët tanë evropianë, veçanërisht, por jo vetëm, me Francën dhe Poloninë", u zotua lideri i CDU-së.

"Që nga Bismarcku, Evropa funksionon kur Gjermania e fortë"

Njëkohësisht, Merz kujtoi se "ne e dimë, të paktën që nga Bismarcku, se kjo Evropë funksionon vetëm nëse Gjermania luan një rol të fortë". Kjo nuk është arrogancë gjermane, tha ai. "Ne jemi vendi më i populluar, ekonomikisht jemi ende vendi më i fuqishëm. Jemi aq shumë në qendër të Evropës, saqë pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë".

Fuqinë ekonomike të Gjermanisë, Merz e ilustroi kur shpjegoi synimin e CDU/CSU, për një rritje 2% të ekonomisë gjermane. "Kjo përfaqëson 90 miliardë euro rendiment ekonomik" më shumë se tani, kujtoi ai.

Ekonomia - më e rëndësishmja për CDU

CDU/CSU shihet në Gjermani tradicionalisht e lidhur me një politikë të fortë ekonomike. Firmat konsulente i kanë rekomanduar Merzit tani që të përqendrohet në këtë kompetencë, që nuk shihet se e kanë partitë e tjera. Me sa duket edhe për këtë arsye, temën e migrimit ai vetëm sa e preku në fund.

Përfytyrimi bazë i politikës ekonomike të CDU/CSU-së, sipas Merz, është krijimi i kushteve kuadër më të mira për të gjithë, jo subvencione të mëdha për pak (si p.sh. për teknologjitë e gjelbra).

Ndryshimi "brutal" i SHBA nga Trump, tha Merz, në këtë kuadër mund të tërheqë shkencëtarë në Evropë. "Të parët po vijnë në Gjermani", dhe thonë liritë dhe klima politike që keni janë ndoshta më të mira për ne.

"50 termocentrale të reja me gaz"

"Ky vend duhet të mbetet vend industrial", deklaroi Merz. 300.000 vende pune humbën në tri vitet e kaluara në industri, kujtoi ai. Në këtë kuadër lider konservator tha se ne duam që pas 10 vjetësh nga automjetet të mos dalë më dioksid karboni CO2. "Por se çfarë teknike motorike ka automjeti, këtë politika nuk mund ta thotë", precizoi ai. Me këtë Merz theksoi indirekt mbështetjen e partisë së tij edhe për motorin me djegie të brendshme.

Pasi kritikoi si absurde mbylljen e centraleve bërthamore në Gjermani, Merz u ndal te termocentralet me gaz. CDU/CSU mbështesin ndërtimin e shpejtë të 50 termocentraleve me gaz në Gjermani - duke i shpallur ato "me interes mbizotërues publik".

"Shfrytëzim i të dhënave", më shumë se "mbrojtje e të dhënave"

Produktivitetin në Gjermani, CDU/CSU do ta nxisë duke ulur tatimin për ndërmarrjet. Ai do të jetë 25%, "një normë tatimore konkurruese". Për të nxitur digjitalizimin, partia e tij do të ngrejë një ministri të posaçme.

Si një burim suksesi për Inteligjencën Artificiale (AI) në Gjermani, Merz sheh shfrytëzimin e bazës së të dhënave, që kanë sipërmarrjet. Dhe përqendrimin "te shfrytëzimi i të dhënave", më shumë se te "mbrojtja e të dhënave", këshillë që Merz e kishte marrë për Gjermaninë nga shefi i Microsoftit.

Më shumë punë përballë punës inteligjente

Merz kërkoi ndryshim të qëndrimit ndaj punës e që Gjermania "të përveshë krahët për punë". Puna nuk duhet parë si "ndërprerje e pakëndshme e kohës së lirë", tha ai. Me "ekuilibrin punë-jetë(work-life) dhe me javë pune katërditëshe" ai tha se nuk mund të ruhet mirëqënia e Gjermanisë.

Migrimi - temë dytësore në fjalim

Sondazhet e deritashme nuk i dëshmojnë CDU/CSU përfitim nga debati i javës së kaluar në Bundestag për migrimin. Sondazhe të reja të rëndësishme do të publikohen deri të premten.

Sidoqoftë, Merz tha në Bonn kalimthi se me temën e migrimit ishte marrë kundër dëshirës. Por i detyruar nga atentatet në Aschaffenburg, Magdeburg e Solingen; nga fakti që problemi i migrimit duhet zgjidhur; nga fakti se për tre vjet nën qeverinë "semafori" AfD-ja e kishte dyfishuar mbështetjen nga 10% në 20 %.

Arritjet e CDU-së në 80 vitet e fundit ruhen "vetëm në qendrën politike" u shpreh Merz. "Unë nuk do të zgjas kurrë dorën për të bashkëpunuar me AfD-në apo për të formuar një qeveri”, siguroi ai.

"Çdo votë për AfD, të nesërmen e zgjedhjeve pa vlerë" praktike

Kryetari i CDU-së dhe kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz kujtoi se çdo votë për AfD-në, që të nesërmen e zgjedhjeve, do të jetë pa vlerë. Kjo pasi asnjë parti gjermane, as CDU/CSU, nuk duan të kenë të bëjnë me AfD. Ndaj kërkoi votën për partinë e tij. Jashtë sallës së aktivitetit të CDU-së, në një të ftohtë të acartë rreth 1500 vetë protestonin. Kundër së djathtës, ekstremizmit të djathtë. Dhe kundër CDU-së që pranoi votat e AfD-së për planin pesë-pikësh në Bundestag./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë