LIVE UPDATES
Bota

Pezullohet zbatimi i ligjit për emigrantët në Teksas

Urdhri i lëshuar mbrëmjen e së martës nga një panel i Gjykatës së Apelit në Qarkun e Pestë të Shteteve të Bashkuara sërish pezulloi ligjin. Më herët gjatë ditës, Gjykata Supreme lejoi zbatimin e ligjit të ashpër të emigrimit, duke inkurajuar shtetet e tjera që të ndërmarrin masa të ngjashme.

20 Mars 2024, 08:39 Nga N.F
Pezullohet zbatimi i ligjit për emigrantët në Teksas
Foto ilustruese

SHBA- Planet e Teksasit që të arrestojë migrantët që dyshohet se hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara u pezulluan sërish të mërkurën, përderisa u krijua paqartësi përgjatë kufirit dhe zemërim në Meksikë pasi për disa orë ky ligj hyri në fuqi.

Urdhri i lëshuar mbrëmjen e së martës nga një panel i Gjykatës së Apelit në Qarkun e Pestë të Shteteve të Bashkuara sërish pezulloi ligjin. Më herët gjatë ditës, Gjykata Supreme lejoi zbatimin e ligjit të ashpër të emigrimit, duke inkurajuar shtetet e tjera që të ndërmarrin masa të ngjashme.

Por, më vonë paneli i Apelit sërish vendosi një pauzë para se të paraqiten argumentet gjatë një seance të caktuar për të mërkurën. Ende është e paqartë se kur mund të merret vendimi i ri për zbatimin e këtij ligji.

Gjatë periudhës së shkurtër sa ligji ishte në fuqi të martën, autoritetet në Teksas nuk njoftuan se kishin kryer ndonjë arrestim dhe nuk treguan nëse ligji po zbatohej në mënyrë aktive. Megjithatë, kjo u pa si një fitore e republikanëve që kanë shtyrë përpara këtë ligj.

Në vendimin e Gjykatës Supreme u hodhën poshtë disa vendime të gjykatave më të ulëta të apelit që ishin sfiduar nga Departamenti i Drejtësisë, i cili ka argumentuar se Teksasi po tejkalon kompetencat e Qeverisë federale sa i përket imigracionit.

Në vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit nuk u tregua arsyeja e panelit për pezullimin e ligjit. Sipas ligjit në Teksas, kur të pandehurit dërgohen në mbajtje për shkak të hyrjes së paligjshme në shtet, ata mund të pajtohen që të largohen nga shteti ose të përballen me ndjekje penale në SHBA. Të martën, Sekretaria për Punë të Jashtme e Meksikës tha se do të refuzojë që të pranojë këdo që urdhërohet të kalojë kufirin.

“Meksika ka të drejtë legjitim që të mbrojë të drejtat e shtetasve të saj në SHBA dhe të vendosë vetë politikat e saj sa i përket hyrjes në territorin e saj”, tha Qeveria meksikane.

Ndikimi i ligjit shkon përtej kufirit në Meksikë. Ligjvënësit republikanë e hartuan ligjin në mënyrë që ai të aplikohej në 254 qarqet e Teksasit, edhe pse drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Teksas, Steve McCraw, tha se ai pret që ligji të zbatohet kryesisht afër kufirit.

Edhe shtetet e tjera që udhëhiqen nga republikanët po synojnë të ndjekin shembullin e Teksasit. Në Ajova, Dhoma miratoi një projektligj që do t’i mundësojë organeve ligjzbatuese të këtij shteti të arrestojnë njerëzit që janë ilegalisht në SHBA dhe që paraprakisht u është mohuar hyrja në shtet.

Nëse ky projektligj nënshkruhet nga guvernatorja republikane, Kim Reynolds, ai do të hynte në fuqi në korrik. Arrestimet për kalim të paligjshëm të kufirit ranë përgjysmë në janar nga numri rekord i shënuar në dhjetorin e vitit të kaluar, përkatësisht 250.000, përderisa në Teksas u shënua rënie e madhe e arrestimeve.

Marrë nga REL

shba emigrante ligj

Sondazh

Poll
Bota 20 Mars 2024, 08:29 h.k

Kush do të bëhet shef i ri i NATO-s?

Foto ilustruese BRUKSEL-Këtë vit, në Bruksel janë në garë katër poste të mëdha politike: presidencat e Komisi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet