LIVE UPDATES
Bota

Blinken në Lindjen e Mesme për një armëpushim në Gaza

20 Mars 2024, 08:06 Nga N.F
Blinken në Lindjen e Mesme për një armëpushim në Gaza
Antony Blinken

LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të qëndrojë në Lindjen e Mesme për të gjashtën herë që kur nisi lufta në Rripin e Gazës, në përpjekje për të siguruar një pauzë të përkohshme në luftime dhe lirimin e pengjeve. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi më 7 tetor, pas një sulmi të grupit radikal palestinez në jug të Izraelit, që la të vrarë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Gjatë kësaj vizite në rajon, Blinken do të takohet me udhëheqësit sauditë në Xhedah dhe me ata egjiptianë në Kajro për të diskutuar lidhur me bisedimet që po ndërmjetësohen nga Egjipti dhe Katari për arritjen e një marrëveshjeje, por edhe për dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Bisedimet për arritjen e një armëpushimi do të rinisin gjatë kësaj jave në Katar, por negociatat e vështira disa javore ende nuk kanë siguruar një ujdi mes Izraelit dhe Hamasit, që Uashingtoni shpreson se do të lehtësonte krizën humanitare që ka mbërthyer Gazën. Blinken tha se ai do të bisedojë për aranzhimet e qeverisjes, sigurisë dhe zhvillimit në Gazë pasi të ketë mbaruar lufta.

“Që nga janari ne jemi duke bërë shumë punë, veçmas me partnerët tanë arabë, dhe ne do të shtyjmë përpara këto biseda, por po ashtu do të diskutojmë se cila është arkitektura e duhur për paqe të qëndrueshme rajonale”, tha Blinken gjatë një konference për media në Manila, para se të nisej drejt Lindjes së Mesme.

Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë pothuajse 32.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën që udhëhiqet nga Hamasi. Blinken nuk ka planifikuar që të qëndrojë në Izrael gjatë kësaj vizite, shtet të cilin e ka vizituar disa herë që nga nisja e luftës në Gazë.

Tensionet janë rritur mes administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, dhe Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili të martën refuzoi thirrjen e Bidenit që Izraeli të mos vazhdojë përpara me sulmin e planifikuar tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë të zhvendosur janë duke u strehuar.

Marrë nga REL

antony blinken lindje e mesme armepushim gaza lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet