LIVE UPDATES
Bota

Kërkesa e hapur e Polonisë ndaj Gjermanisë për kompensime, analiza e DW: A u prek kjo temë gjatë qëndrimit të Tusk në Berlin?

E kaluara e vështirë po i ngarkon edhe sot raportet mes polakëve dhe gjermanëve. 85 vjet pas sulmit gjerman ndaj Polonisë, i cili shkaktoi Luftën e Dytë Botërore, çështja e pagesave të reparacioneve gjermane ndaj vendit fqinj është kthyer prapë në rend dite.

20 Mars 2024, 08:19 Nga N.F
Kërkesa e hapur e Polonisë ndaj Gjermanisë për kompensime,
Tusk dhe Scholz

POLONI- Qeveria e re në Varshavë ka hequr dorë nga kërkesat për reparacione, por jo për kompensim. A u prek kjo temë gjatë qëndrimit të Tusk në Berlin? E kaluara e vështirë po i ngarkon edhe sot raportet mes polakëve dhe gjermanëve. 85 vjet pas sulmit gjerman ndaj Polonisë, i cili shkaktoi Luftën e Dytë Botërore, çështja e pagesave të reparacioneve gjermane ndaj vendit fqinj është kthyer prapë në rend dite. "Pagimi i faturës do të ishte historikisht i justifikuar," i tha kryeministri polak Donald Tusk kancelarit Olaf Scholz në Berlin më 2 shkurt 2024. Për çështjen e dëmshpërblimeve morale dhe materiale, "Gjermania ka ende diçka për të bërë", por jo në atë mënyrë që të rëndojë marrëdhëniet gjermano-polake, shtoi Tusk. Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski i kishte bërë thirrje më parë homologes së tij, Annalena Baerbock që "të trajtojë në mënyrë krijuese trashëgiminë e vështirë historike".

Grindjet për reparacionet

Kërkesat për dëmshpërblim nuk janë të reja. Për tetë vjet, qeveria polake e krahut të djathtë të PiS u përpoq të bënte kapital politik të brendshëm me retorikë antigjermane. Kreu i partisë PiS, Jaroslav Kaczynski, theksoi vazhdimisht se Gjermania nuk e kishte paguar ende faturën e saj historike. Sipas një raporti, Gjermania i detyrohet Polonisë ekuivalentin e më shumë se 1,3 trilion euro: për punën e detyruar të rreth 2,1 milionë polakëve, humbjen e territoreve lindore në favor të Bashkimit Sovjetik dhe humbjen e 196.000 fëmijëve të gjermanizuar me detyrim.

Në shtator 2022, Sejmi polak miratoi një rezolutë që i bëri thirrje Gjermanisë të merrte përgjegjësinë - gjithashtu me votat e opozitës së atëhershme të drejtuar nga Donald Tusk. Megjithatë, opozita këmbënguli që fjala "reparacione” të zëvendësohet me fjalën "përmirësim”. Kundërshtarët politikë po përpiqen të diskreditojnë Tuskun si "tradhtar shtetëror" dhe "agjent të Berlinit" për shkak të kësaj çështjeje. Në vitin 1953, Polonia hoqi dorë nga dëmshpërblimet, pra kërkesat nga shteti në shtet. Ky është mendimi mbizotërues i juristëve dhe historianëve nga të dy vendet. Kjo nuk ndikon në kërkesat individuale të dëmshpërblimit të viktimave naziste.

Në notën diplomatike të Polonisë në vitin 2022 drejtuar Gjermanisë, 50 vendeve të tjera, OKB-së, NATO-s dhe SHBA-së, të cilat qeveria e PiS nuk donte t'i bënte publike, nuk përmendeshin reparacionet - siç doli më vonë. Në atë kohë, komisioneri i reparacioneve të qeverisë polake, Arkadiusz Mularczyk, vizitoi Berlinin. Kërkesa e tij për një debat të Bundestagut për pagesat e dëmshpërblimeve ndaj Polonisë, si në rastin e Greqisë, mbeti e paplotësuar.

Që nga ndryshimi i qeverisë në Varshavë, është rikthyer debati për reparacionet. Në fund të muajit të kaluar, kur presidenti Andrzej Duda u dha medalje nderi autorëve të raportit mbi dëmet e luftës, presidenti Duda e përshkroi heqjen dorë nga kërkesat për dëmshpërblime nga Tuski si "një turp". Ai vuri në pikëpyetje heqjen dorë nga Polonia në 1953, të cilën Gjermania e konsideron si përfundimtare.

Markus Meckel shpjegon pse çështja e reparacioneve ishte tabu për Poloninë edhe pas rënies së komunizmit. Si ministri i parë demokratik i RDGJ-së, ai mori pjesë në negociatat 2+4 midis dy shteteve gjermane dhe aleatëve. "Ishte strategjikisht e zgjuar të heqësh dorë nga dëmshpërblimet," tha Meckel në një intervistë për DW. "Atëherë çështja e kufirit kishte prioritet absolut. Kushdo që e ngre sërish këtë çështje rrezikon sot që nacionalistët në të dy vendet ta hapin prapë çështjen e kufirit."

Ndryshimi i politikës

Çështja e reparacioneve është e mbyllur sipas ligjit ndërkombëtar, por moralisht është ende e hapur. Ky mendim mbizotëron sot si në Berlin ashtu edhe në Varshavë. Në kryeqytetin polak, zëvendësministri i Jashtëm, Wladyslaw Teofil Bartosiewicz, babai i të cilit ishte një nga të burgosurit e Aushvicit dhe ministër i Jashtëm, konfirmoi në stacionin radiofonik RMF FM më 22 janar 2024 se departamenti i tij po punonte për një koncept dëmshpërblimi. Përgjegjës për këtë është Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, diplomati me përvojë Marek Pravda, ish-ambasador i Polonisë në Gjermani dhe BE.

Berlini shpreh gjithashtu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar: "Ne jemi në një shkëmbim konstruktiv dhe bashkëpunues me palën polake për çështjet e kujtimit dhe të pajtimit me historinë tonë të përbashkët plot ngjarje," tha për DW zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme. "Ne duam ta formojmë këtë në një mënyrë të orientuar drejt së ardhmes dhe së bashku me Poloninë. Në të njëjtën kohë, ne besojmë se çështja e reparacioneve është zgjidhur." Rifillimi i bashkëpunimit dypalësh qeveritar që u ndërpre nga PiS është gjithashtu sërish në tryezë. Gjermania dhe Polonia së bashku me Francën po flasin sërish në mënyrë trepalëshe, në formatin e Trekëndëshit të Vajmarit.

Kërkesa konkrete dhe gjeste simbolike

Gjermania ka shumë mundësi për të korrigjuar, shpjegon Nyke Slawik (Partia ekologjiste Bündnis90), babai i të cilit vjen nga Polonia. "Të gjitha partitë demokratike në Bundestag bien dakord për thellimin e bashkëpunimit me Poloninë”, shpjegon deputeti i Bundestagut. Së pari dhe më kryesorja, Slavik përmend kompensimin për viktimat individuale. Konkretisht, po diskutohet një fond pensioni dhe marrja e kostove, për shembull për mjekim dhe trajtim të rreth 45.000 polakëve. Slavik do të donte gjithashtu të shihte më shumë shpejtësi në ndërtimin e Shtëpisë Gjermano-Polake në qendër të Berlinit.

Slavik e sheh Gjermaninë si detyrë që të mbrojë asetet e humbura kulturore të Polonisë. Një shembull kryesor është rindërtimi i Pallatit Sakson në Varshavë, të cilin pushtuesit gjermanë e hodhën në erë pas shtypjes së Kryengritjes së Varshavës në 1944.

Siguri e përbashkët në vend të dokumenteve

Markus Meckel, një nga arkitektët e pajtimit midis dy kombeve, dëshiron t'i japë Polonisë më shumë garanci sigurie. Pas sulmit rus në Ukrainë, Meckel e konsideron bashkëpunimin më të ngushtë të sigurisë midis Gjermanisë dhe Polonisë si thelbësor dhe angazhohet për më shumë prani gjermane në krahun lindor të NATO-s. Meckel shkon më larg se shumë politikanë gjermanë dhe kërkon që Gjermania të punojë së bashku me Poloninë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Çështja e reparacioneve mbetet në rendin e ditës në marrëdhëniet gjermano-polake, edhe nëse tani quhet si përmirësim. Gjatë tetë viteve të fundit, Berlini ka mbajtur distancën përballë kërkesave trilionë dollarëshe të qeverisë së mëparshme në Varshavë. Megjithatë, sot në kryeqytetin gjerman ka një gatishmëri të përtërirë për të folur edhe për temat më të vështira.

Marrë nga DW

polonia gjermania kerkese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet