LIVE UPDATES
Bota

Pezullimi i marrëveshjes së grurit nga Rusia, rriten shqetësimet për furnizimin ushqimor global

Marrëveshja për grurin që u nënshkrua në korrik ka bërë të mundur eksportin e sigurt nga portet ukrainase të më shumë se 9 milionë tonëve grurë me 397 anije.

30 Tetor 2022, 17:36 Nga k.m.
Pezullimi i marrëveshjes së grurit nga Rusia, rriten shqetësimet
Foto ilustruese

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se uria globale mund të rritet për shkak të pezullimit nga Rusia të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar kalimin e sigurt për anijet që transportojnë grurë ukrainas. Zoti Biden foli disa orë pasi Rusia njoftoi se do të ndalonte menjëherë pjesëmarrjen në marrëveshje, duke pretenduar se Ukraina ndërmori një sulm me dron të shtunën kundër anijeve të flotës ruse të Detit të Zi në brigjet e Krimesë së pushtuar. Ukraina e ka mohuar sulmin, duke thënë se Rusia ka goditur gabimisht me armët e veta.

Marrëveshja për grurin që u nënshkrua në korrik ka bërë të mundur eksportin e sigurt nga portet ukrainase të më shumë se 9 milionë tonëve grurë me 397 anije.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është “thellësisht i shqetësuar” për pezullimin e marrëveshjes dhe shtyu udhëtimin e tij në Algjer për Takimin e Nivelit të Lartë të Lidhjes Arabe me një ditë për t’u marrë me këtë çështje, tha të dielën një zëdhënës i OKB-së.

“Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të angazhohet në kontakte intensive që rikthimin e Rusisë tek marrëveshja” tha në një deklaratë zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric.

Zoti Guterres u kishte kërkuar të premten Rusisë dhe Ukrainës të rigjallëronin marrëveshjen. Zoti Guterres u kërkoi gjithashtu vendeve të tjera, kryesisht në Perëndim, të përshpejtojnë heqjen e pengesave që bllokojnë eksportet ruse të grurit dhe plehrave kimike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nënvizoi urgjencën e rinovimit të marrëveshjes që skadon më 19 nëntor, “për të kontribuar në sigurinë ushqimore në mbarë botën dhe për të zbutur vuajtjet që kjo krizë e kostos globale të jetesës po shkakton tek miliarda njerëz”, tha zëdhënësi Dujarric.

Marrëveshja e grurit ka arritur të ulë 15 për qind çmimet globale të ushqimeve, nga kulmi i tyre në mars, sipas Kombeve të Bashkuara.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti vendimin rus të parashikueshëm dhe tha se Moska e ka përkeqësuar qëllimisht krizën ushqimore që nga shtatori. Aktualisht, rreth 176 anije të ngarkuara me grurë nuk po lejohen të lundrojnë nga portet e Ukrainës, tha ai.

“Është ushqim për më shumë se 7 milionë konsumatorë. Pse një grusht njerëzish diku në Kremlin mund të vendosin nëse do të ketë ushqim në tryezat e qytetarëve në Egjipt apo Bangladesh?” tha ai të shtunën në fjalimin drejtuar vendit.

Një anije me 40,000 ton drithëra e nisur për në Etiopi në kuadër të programit të ndihmës së Kombeve të Bashkuara nuk mund të largohej nga Ukraina të dielën si rezultat i pezullimit të marrëveshjes nga Rusia, tha Oleksandr Kubrakov, ministri i infrastrukturës i Ukrainës. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i kërkoi Rusisë të anulojë vendimin e saj në një postim në Twitter të dielën.

Edhe Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar është në bisedime me homologët e tij në Moskë dhe Kiev në përpjekje për të rigjallëruar marrëveshjen, tha ministria të dielën. Ai u ka kërkuar palëve që të shmangin çdo “provokim” që mund të ndikojë në vazhdimin e marrëveshjes, thuhet në një deklaratë.

“Inspektimi i anijeve të ngarkuara me grurë që presin pranë Bosforit do të vazhdojë sot dhe nesër,”- thuhet në deklaratë./REL

marreveshja per grurin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit