Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, që tha se shfaq Radoiçiçin e armatosur duke qëndruar në manastirin në Banjskë me një grup personash të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake.
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petkoviç, hodhi poshtë pretendimet e bëra nga ministri për Punë të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në spitalin ushtarak në Beograd.
“Sveçla gënjeu se Millan Radoiçiç është shtrirë në spitalin ushtarak në Beograd”, tha Petkoviç përmes një deklarate më 27 shtator.
Një ditë më herët, ministri Sveçla gjatë një interviste për Euronews Albania deklaroi se Radoiçiç, që ai tha se ishte udhëheqës dhe pjesëmarrës në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, “ka shumë gjasa që është në spitalin në spitalit ushtarak në Beograd”. Radoiçiç është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, që tha se shfaq Radoiçiçin e armatosur duke qëndruar në manastirin në Banjskë me një grup personash të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake. Në Serbi, vetëm ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka komentuar për këto pretendime, duke thënë se ajo video “duket” se nuk ishte incizuar në ditën kur ndodhi sulmi në veri të Kosovës.
“Nuk kam asnjë informacion nëse [Radoiçiqi] është në atë video apo jo, vërtetë nuk e di”, tha Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë më 26 shtator. Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po tentonin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin Banjskë të Zveçanit – një prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.
Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë. Nga sulmet mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar. Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për sulmet në veri. Ndaj tre prej tyre, autoritetet e drejtësisë kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.
Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë./REL
Gazetar RUSI- Tre gazetarë rusë pro luftës janë kërcënuar me jetë, pasi në banesat e tyre janë dërguar k...
Thjis Reuten HOLANDË- Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-s&...
Dumbo SHBA- Shkencëtarët zbuluan një oktapod të rrallë "Dumbo" pranë ishujve Havai. Sipas një raporti it&eum...
manuel sarrazin KOSOVË- Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb mëngjesin e 24 shtatorit ku mbeti i vdekur një efek...
Bob Menendez SPANJË- Senatori i lartë i Shteteve të Bashkuara, Bob Menendez, është deklaruar i pafajshëm për ...
hashim thaçi KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka telefonuar nga Haga dhe i ka shprehur ngushëllime familjarë...
Avion luftarak ÇEKI- Qeveria çeke ka miratuar blerjen e 24 avionëve F-35 të prodhimit amerikan në një total p...
Foto ilustruese RUSI- Rusia ka futur në listën e zezë 23 persona të tjerë britanikë dhe zyrtarë të lart&...
donika gervalla KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sve...
Gjermani GJERMANI- Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser njoftoi të mërkurën kontrolle të përkohshme në kuf...