3 Nëntor 2022, 19:17
Nga e.k
Glauk Konjufca
KOSOVË- Krytari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konfujca është shprehur se Serbia po kërcënon stabilitetit e Kosovës dhe rajonit. Deklaratat i bëri në takimin e nëntë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë.
Duke komentuar grumbullimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën ai tha se këto nuk janë mesazhe që vijnë nga një vend që kërkon të ruajë raporte të mira me fqinjët. Kryeparlamentari i bëri thirrje Bashkimit Europian që ti dënojë këto veprime të Serbisë.
“Republika e Kosovës në politikat e saj strategjike të orientimit rreshtohet fuqishëm me ato të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për paqe dhe stabilitet… Ne duam paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, por jemi plotësisht të vetëdijshëm se paqen dhe stabilitetin po e kërcënon dhe minon Serbia. Ta zëmë, koncentrimi i këtyre ditëve të fundit i forcave ushtarake të Serbisë dhe grumbullimi i tyre përgjatë kufirit me Kosovën nuk është mesazh dhe porosi i një shteti që dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën. Prandaj si veprim i tillë duhet të dënohet prej të gjithëve, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian”, tha ai.
Deklaratat e Konjufcës vijnë pas tensioneve të rritura në Veri të Kosovës që erdhën pas futjes në fuqi të reciprocitetit të targave. Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri duket se i ka shtuar këto tensione ku ka pasur reagime të shumta nga të dyja palët.
Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Veri të Kosovës Nenad Gjuriç vjen pas refuzimit të këtij të fundit për të vendosur letra qortuese ndaj shoferëve që nuk zbatojnë vendimin e qeverisë për targat. Ditën e djeshme ai u paralajmërua me shkarkim nga Policia e Kosovës ndërkohë ditën e sotme u mor dhe vendimi për shkakrimin e tij. Marrëveshja për reciprocitetin e targave është shoqëruar me tensione të shumta në Veri duke bërë që Policia e Kosovës të jetë në gatishmëri dhe të marra masa shtesë për rendin dhe sigurinë. Gjithashtu dhe trupat e KFOR kanë bërë me dije se po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të vepruar në rast se rrezikohet stabilitetit. Mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur akuzat e ndërsjellta ndërkohë që ushtria serbe është vënë në "alarm të kuq" për çdo rast.
tensionet në veri të kosovës glauk konjufca
Bota
3 Nëntor 2022, 19:08
Ana Bërnabiç
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, shprehu pakënaqësi që Bashkimi Evropian, siç ...
Bota
3 Nëntor 2022, 19:00
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një 17-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në rrugën “Loutsas” në&nb...
Bota
3 Nëntor 2022, 18:52
I.A
Albin Kurti
BERLIN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në Berlin ku bashkë me liderët e tjerë të vendev...
Bota
3 Nëntor 2022, 18:46
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Autoritetet policore kanë bërë sot një tjetër arrestim për rastin e përdhunimit të 12-vje&cc...
Bota
3 Nëntor 2022, 18:40
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Të enjten ka nisur takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. ...
Bota
3 Nëntor 2022, 18:30
I.A
Ushtaret
UKRAINË- Një tjetër shkëmbim i të burgosurve u bë midis Ukrainës dhe Rusisë dhe 107 anëtarë t&eu...
Bota
3 Nëntor 2022, 18:16
I.A
Yair Lapid dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Yair Lapid telefonoi Benjamin Netanyahun për ta uruar për fitoren në zgjedhj...
Bota
3 Nëntor 2022, 17:59
I.A
Giorgos Solaris
GREQI- Për “kuriozitet gazetaresk” ai pohon se gazetari që është në listën e 212 që kishin f...
Bota
3 Nëntor 2022, 18:03
e.k
Ushtarët e liruar
UKRAINË- Gjithsej 214 ushtarë janë liruar nga Ukraina dhe Rusia në shkëmbimin e fundit të të burg...
Bota
3 Nëntor 2022, 17:53
e.k
Goran Rakiç
KOSOVË- Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç ka reaguar ashpër pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të ...