LIVE UPDATES
Bota

Përplasje me Vjosa Osmanin për Asociacionin dhe letrën e Gërvallës/ Kurti: Nuk kam asnjë problem

Kurti është shprehur në emisionin “Debat” në A2 CNN se nuk ka asnjë problem me Presidenten.

5 Qershor 2024, 22:09 Nga E. D
Përplasje me Vjosa Osmanin për Asociacionin dhe letrën e
foto ilustruese

KOSOVË- Kryeministri i Kosovë Albin Kurti ka folur në lidhje për krisjen e roportit me Presidenten Vjosa Osmani. Kurti është shprehur në emisionin “Debat” në A2 CNN se nuk ka asnjë problem me Presidenten. I vendosur përballë faktit se Osmani reagoi e acaruar pas konsultimit të munguar me qeverinë për letrën për Asocacionin e komunave me shumicë serbe që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dërgoi në limitet e kohës në KiE, Kurti tha se përplasje të tilla ka pasur gjatë 3 viteve të qeverisjes, por janë tejkaluar me bashkëbisedime.

Kurti tha gjithashtu se shefi i legjislativit në Prishtinë refuzoi të bëjë analistin e studiove televizive për të komentuar marrëdhënien e tij me Presidenten.

Pjesë nga intervista:

Në rastin e Këshillit të Europës dhe dështimit për të kaluar atë prag, duket se kishte edhe një moskoordinim ndërinstitucional dhe këtu kamë një stimul nga letra që Gërvalla e dërgoi dhe bëhej fjalë për një punë të nisur drejt GJK për në draft të Asociacionit që ndoshta do të ishte një iniciativë për zhbllokim në minutë të fundit.

A e patë të arsyeshme dhe a kishte koordinimin e plotë të institucioneve të Kosovës?

Nuk mendoj se është më aktuale kjo temë, pasi 17 maji ishte dita kur do të mund të ndryshonte diçka me një ofertë të fundit që ne të shkruajmë statutin siç e ka bërë zonja Gërvalla dhe kjo nuk u bë sepse ideja ishte që të ketë një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave që Kosova të anëtarësohej. Meqenëse kjo nuk u bë atëherë tashmë do të presim mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave.

A keni shpresë për një seancë të mundshme të jashtëzakonshme, meqenëse do të ndryshojnë edhe balancat për shkak të zgjedhjeve?

Gjithmonë kemi shpresa, gjithmonë jemi optimist dhe punojmë me krejt çka dimë dhe mundemi, mirëpo në të njëjtën kohë për anëtarësimet dhe integrimet ndërkombëtare e kemi si udhërrëfyes kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.

Kjo mungesë koordinimi pavarësisht tejkalimit të aktualiteti ka shqetësuar Presidenten tuaj të Republikës që ju akuzoi se nuk ishte një letër e konsultuar me të.

Ka shumë raste të këtilla edhe në të kaluarën kur nuk e kemi arriture që të përfshihet krejt çfarë kemi dashur dhe është nevojitur, por mua më duhet të shoh përpara tash.

Po flasim për konsultimin obligativ me Presidenten e Kosovës, e cila tha se këto janë justifikime qesharake dhe kishte një komunikim të pakoordinuar dhe jo në harmoni me kryeparlamentarin Konjufca.

Aty le të diskutohet ajo punë. Nuk është se nuk ka ndonjëherë dallime, por nuk ka dallime të cilat janë kundërthënie të pazgjidhshme, përkundrazi, përgjatë këtyre 3 viteve të gjitha dallimet, diferencat që kemi pasur, qofshin në aspektin e vlerësimeve apo operacioneve gjithmonë me bashkëbisedim i kemi tejkaluar. Ndonjëherë situata ka qenë më e vështirë, ndonjëherë më e lehtë por në bindjen time nuk është një situata alarmante dhe aktuale siç është përpjekur ta paraqesin.

Asnjë problem me Presidenten? Mos ndoshta këto përqasje të ndryshme e ka sjellur një lloj bekimi që ndërkombëtarët sa herë që kanë irritime ose pakënaqësi të vogla me ju duket se e gjejnë të kompensuar të Presidentja e Republikës?!

Nuk kam probleme. Nuk mund ta bëj unë analistin politik të studiove televizive në orët e mbrëmjes. Unë mund t’iu tregoj bindjen time njëherë dhe nuk kam diçka të re t’ju them në pyetje të vjetra.

albin kurti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj