LIVE UPDATES
Bota

Përmirësohet klima e integrimit të emigrantëve në Gjermani

Barometri i integrimit dëshmon se shoqëria gjermane është gjithnjë e më pozitive ndaj integrimit të imigrantëve. Por grupe të caktuara migrantësh ende përjetojnë diskriminime në punë dhe arsim.

15 Dhjetor 2022, 10:15 Nga d.a.
Përmirësohet klima e integrimit të emigrantëve në
Foto ilustruese

GJERMANI- As fluksi i ri i refugjatëve nga Ukraina, e as kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia nuk e ka dëmtuar klimën integruese të migrantëve në Gjermani. Përkundrazi: Barometri i integrimit, që u prezantua të mërkurën nga Këshilli i Ekspertëve të Integrimit (SVR) në Berlin, flet për një trend të qartë: "Klima e integrimit në Gjermani po rezulton jashtëzakonisht e qëndrueshme," tha kryetarja e SVR Prof. Petra Bendel gjatë prezantimit të Barometrit të Integrimit.

Barometri i Integrimit është një studim që Këshilli i Ekspertëve të Migracionit, kryesisht profesorë dhe shkencëtarë nga disiplina të ndryshme, bëjnë së bashku për të parë se sa dhe si e pranon Gjermania migracionin. Ata pyesin çdo dy vjet rreth 15 000 qytetarë mbi 15-vjeçarë që përfaqësojnë katër grupe: gjermanët pa sfond migracioni, qytetarë me sfond migracioni, gjermanë të riatdhesuar dhe qytetarë me prejardhje turke. Pyetjet e anketimit synojnë të kuptojnë se e perceptojnë këto grupe integrimin e imigrantëve në fusha të ndryshme: konkretisht, në jetën e përditshme, në profesion, arsim dhe politikë. Treguesi përmbledhës që jep një përshtypje të parë të përgjithshme është Indeksi i Klimës së Integrimit (IKI). Sa më i lartë ky, aq më e mirë është klima e integrimit të imigrantëve në Gjermani. Për periudhën e hulumtimit nga nëntori 2021 – korrik 2022, indeksi i përllogaritur nga ekspertët është 68.5, pra, më i lartë se indeksi i vitit 2020 (66.3).

Gratë, të rinjtë dhe të arsimuarit më pozitivë ndaj integrimit

Ekspertët thanë se klima e integrimit perceptohet ndryshe në varësi të disa tipareve sociale, si mosha, gjinia dhe niveli arsimor: “Të rinjtë, gratë dhe të diplomuarit në shkolla të larta e vlerësojnë më pozitivisht klimën e integrimit sesa të moshuarit, burrat dhe personat me arsim të ulët”, tha Profesor Marc Helbling, nga Qendra Shkencore për Hulumtime Sociologjike (WZB) në Berlin.

Dallime ka edhe mes landeve që dikur i përkisnin ish-Gjermanisë Lindore dhe pjesës tjetër të Gjermanisë. Tradicionalisht qytetarët e ish-Gjermanisë Lindore kanë qenë më skeptikë ndaj imigrantëve: Por barometri i sivjetshëm informon, se edhe këtu vihet re një hapje. Për shembull, të rinjtë në landet e Gjermanisë Lindore tani e vlerësojnë më pozitivisht klimën e integrimit, dhe madje janë gati në të njëjtin nivel akceptance me të rinjtë e perëndimit. Edhe te të moshuarit e lindjes ka filluar të shihet një përmirësim në shifrat e indeksit të klimës së integrimit.

Ende i lartë diskriminimi në vendin e punës dhe arsim

Problematik mbetet të jetë megjithatë indeksi i klimës për grupe të caktuara imigrantësh, kryesisht turqit, një e pesta e të cilëve thonë se kanë përjetuar diskriminim. Shumë njerëz në Gjermani, pavarësisht nga origjina e tyre, mendojnë se gjermanët dhe imigrantët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë në punë dhe në shkollë.

Më shumë se gjysma mendojnë gjermanët trajtohen më mirë në punë se imigrantët, por edhe në shkolla: një e treta e të anketuarve mendojnë se edhe në dhënien e notave në shkolla, luan rol prejardhja. Imigrantëve u jepen nota më të ulëta, sesa gjermanëve pa sfond migracioni, tha Helbling.

Migrantët më pak të përfaqësuar në jetën politike

Dallim ka edhe në pjesëmarrjen në jetën politike: Megjithëse të gjithë të anketuarit janë të vetëdijshëm për rëndësinë e votës së lirë dhe të ndershme, shtetasit gjermanë me prejardhje migracioni nuk e shfrytëzojnë të drejtën e votës aq sa gjermanët pa prejardhje migracioni. “Kjo bën që nevojat e tyre të mos përfaqësohen sa duhet në vendimet politike,” tha Helbling.

Sidoqoftë, për qeverinë gjermane, barometri është një tregues se politika aktuale e koalicionit të qendrës së majtë është në drejtimin e duhur. Sekretarja e Shtetit në Ministrinë Federale të Brendshme, Juliane Seifert, tha se “reformat aktuale të qeverisë gjermane për të drejtën e qëndrimit për persona të mirëintegruar, modernizimi i ligjit të shtetësisë dhe ligjit të imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar synojnë të përmirësojnë më tej kohezionin në shoqërinë tonë dhe integrimin më të mirë të migrantëve në tregun tonë të punës”./DW/

petra bendel emigracioni ne gjermani

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?