LIVE UPDATES
Bota

Përlotet shefi i financave të Organizatës Trump: Kam tradhëtuar besimin e familjes

Ai pati fuqi të jashtëzakonshme ndërsa kompania, e mbështetur nga fama e Trumpit, u rrit nga një zhvillues modest i qytetit të Nju Jorkut në një perandori hotelesh dhe pasurive të paluajtshme.

17 Nëntor 2022, 23:28 Nga DOSJA
Përlotet shefi i financave të Organizatës Trump: Kam
Allen Weisselberg

SHBA- Shefi i financave për një kohë të gjatë i Donald Trump-it shpërtheu në lotë gjatë dëshmisë së tij të enjten, duke thënë se ai tradhtoi besimin e familjes Trump duke bërë makinacione që t'i shmangej taksave për 1.7 milionë dollarë përfitime të paguara nga kompania, duke përfshirë një apartament në Manhatan dhe makina luksoze. Allen Weisselberg, një këshilltar i lartë dhe ish-zyrtar financiar në Organizatën Trump të ish-presidentit, tha se ai komplotoi me një vartës për të fshehur më shumë se një dekadë të ardhurat e tij ekstra të tatueshme, por që as Trump idhe as familja e tij nuk ishin të përfshirë në skemë.

Organizata Trump tani është në gjyq, e akuzuar se ka ndihmuar zotin Weisselberg dhe drejtues të tjerë të shmangin pagimin e taksave mbi të ardhurat për kompensim përveç pagave të tyre. Prokurorët argumentojnë se kompania është përgjegjëse sepse zoti Weisselberg ishte një "drejtues i lartë menaxherial" të cilit i ishte besuar të vepronte në emër të saj.

"Ishte lakmia ime personale që çoi në këtë rast," tha zoti Weisselberg, i cili u deklarua fajtor për krime tatimore dhe pranoi të dëshmonte kundër kompanisë në këmbim të një dënimi me pesë muaj burg.

I pyetur nëse ishte i turpëruar nga ajo që bëri, me një pamje të zymtë ai tha: "Më shumë nga sa mund ta imagjinoni".

Dëshmia e tij emocionale erdhi në ditën e tij të dytë si dëshmitari kryesor i prokurorisë, pasi një avokat i kompanisë i kujtoi atij gjatë marrjes në pyetje, besimin që familja Trump i kishte dhënë për dekada me radhë. Zoti Weisselberg filloi të punonte për babanë e zotit Trump në vitin 1973 dhe iu bashkua Donald Trump-it si ekzekutiv në Organizatën e tij të atëhershme Trump në vitin 1986. Ai pati fuqi të jashtëzakonshme ndërsa kompania, e mbështetur nga fama e Trumpit, u rrit nga një zhvillues modest i qytetit të Nju Jorkut në një perandori hotelesh dhe pasurive të paluajtshme.

Zoti Weisselberg kujtoi gjithashtu ndihmën e Trumpit në kohët e errëta të kompanisë në fillim të viteve 1990 – duke përfshirë falimentimet e kazinove dhe dështimin e linjës së tij ajrore Trump Shuttle. Ai kujtoi se kishte pare nga afër rritjen e tre fëmijëve më të mëdhenj të Trump – Donald Jr., Ivanka dhe Eric, duke pranuar se ai ishte “ndër njerëzit më të besuar që ata njihnin”. Organizata Trump mohon të ketë bërë gabime. Kompania mund të gjobitet më shumë se 1 milion dollarë nëse dënohet, por një vendim fajësie mund të pengojë gjithashtu aftësinë e kompanisë për të marrë kredi dhe për të bërë marrëveshje dhe të çojë në përpjekje nga qeveritë, si qyteti i Nju Jorkut, për të anuluar kontratat me subjektet e Trumpit.

Organizata Trump vazhdon të punësojë zotin Weisselberg, duke paguar rrogën e tij të zakonshme 640,000 dollarë edhe pasi ai mori leje muajin e kaluar. Megjithatë, në gjykatë, avokatët e kompanisë e kanë portretizuar zotin Weisselberg si një punonjës besnik, i cili ishte mashtrues dhe sajoi vetë skemën e shmangies së taksave pa dijeninë e Trumpit ose familjes Trump.

Disa nga dëshmitë e zotit Weisselberg duket se e nënvizojnë këtë pikë. Por, ekzekutivi 75-vjeçar hodhi poshtë pretendimin e mbrojtjes se skema e tij nuk ndihmoi gjithashtu në fund të fundit kompaninë. Ai gjithashtu detajoi një marrëveshje tjetër financiare, që përfshin bonuset e pushimeve, që i kishte kursyer para kompanisë për vite me rradhë.

Zoti Weisselberg i tha jurisë se zoti Trump nënshkroi qiranë e banesës së tij dhe, derisa u bë president në 2017, pagoi personalisht shkollimin për dy nipërit e tij. Kompania, megjithatë, kishte një praktikë të gjatë për të shmangur taksat mbi bonuset fitimprurëse të Krishtlindjeve që Trumpi u shpërndante çdo vit drejtuesve të kompanisë së tij.

Zoti Weisselberg tha se kompania reduktoi taksat për dekada duke tërhequr disa çeqe bonus të nënshkruara nga Trump nga entitetet vartëse dhe duke paguar drejtuesit si kontraktorë të pavarur, gjë që lejonte kompaninë të shmangte taksat e pagave dhe filialet të zbresin bonuset si shpenzime. Zoti Weisselberg tha se praktika filloi përpara se ai të fillonte punë në Organizatën Trump dhe u braktis vetëm pasi një avokat tatimor auditoi praktikat e pagave të kompanisë pasi Trump u bë president në 2017.

Marrë nga VOA

donald trump allen weisselberg

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet